Kulturë
Ekrem Ajruli: Cikël poezishë
E merkure, 03.06.2009, 06:36 PM
Ekrem Ajruli
LOLESTANI
Hej Lolestan
Kërthizë e globit
Vendtakim ideal
I matrapazit dhe robit
Rezervat hajdutësh
Ku kultivohen jovlera
Parajsë e loleve
Që në mes të janarit
U çelën pranvera
Kujt t’i besoj sot
As vet më nuk di
Në atdheun e loleve
Të gjithë derrat
Paskan një turri
DISA
Flasin
e shkumohen
për rregull
nene e ligje
gjithmonë duan
mjegull
për të hapur shteg
aty ku s’ka shtigje
me duar
të pastra
e kollare në fyt
këmishën bardhë
si bora
dhe shpirtin
e ndytë
REVOLTË
Ti me pushkë
USHTAR
Unë ushtar me penë
Të dy u dogjëm
QIRI
Me dekada
Për atdhenë
Ti shkrepje armë
Unë derdhja ngjyrë
Jetës t’i jepnim kuptim
Patëm të vetmen
Dëshirë
Me vite kërkuam
LIRINË
Andaj u dogjëm
PISHTAR
Sot trastën
Kemi në shpinë
Ushtar e poet
Në “paqe” Lypsar