E shtune, 27.04.2024, 10:43 AM (GMT+1)

Faleminderit

Bilall Maliqi: Portret, Qani Shabani - Nasalca, poet

E shtune, 02.05.2009, 03:26 PM


PORTRET, QANI SHABANI-NASALCA, POET

30 VJETORI I KRIJIMTARISË LETRARE TË POETIT PËR FËMIJË QANI SHABANI-NASALCA  DHE 43 VJETORI I BOTIMIT TË POEZISË SË PARË

POET ME VARGJE  NGROHTËSIE DHE DASHURIE PËR FËMIJËT

Nga Bilall MALIQI

Ishte viti 1964, kur në trojet e shkëputura shqiptare ishin të paktë ata krijues të cilët u thurën vargje tërheqëse fëmijëve, i pasuruan edhe bibliotekat me libra, të cilat ishin deficitare dhe mezi pritenin vargje poetike të ndonjë poeti nga Kosova apo Shqipëria, të cilët kënaqnin kërshërinë e lexuesve gjithandej shqiptarisë.
Unë, jo rastësisht mora këtë vit 1964, ku në moshën 31 vjeçare nga mësuesi i cili me shumë sukses edukoi gjenerata të tëra dhe me shpirt e deshi kulturën letrare, u shkrua poezia e parë dhe u botua atëbotë në gazetën “Rilindja”, është fjala për poezinë “Libri na lutet” që e shkroi atëbotë mësuesi Qani Shabani.
Prej asaj kohe e tutje Qaniu nuk e ndali shkrimin e vargjeve për fëmijë, dhe bashkëpunimin që kishte me shumë gazeta në Kosovë. Poezitë e tija botoheshin pa hezitim nga grupet redaktuese të këtyre gazetave dhe zënin vend të rëndësishëm si krijues nga kjo pjesë e shkëputur nga Kosova.Pra Qani Shabani është me prejardhje nga Nasalca djep i shumë intelektualve dhe krijuesve tjerë.Kështu Qaniu vazhdoi të bashkëpunojë pandërprerë me këto revista për trembëdhjetë vjet me radhë deri në botimin e librit të tij të parë.

Kriteret për botim të librave

Atëbotë gjatë viteve të 70-ta e më parë, punimet e krijuesve analizoheshin me kujdes të madh nga ekipet redaktuese të Shtëpive Botuese, në theks të veçantë, të botimeve të “Rilindjes”, sepse në këtë shtëpi botuese redaktorë ishin figura të ndritshme të kulturës dhe shkrimeve, andaj nuk lejoheshin poezi pa ndonjë vlerë artistike, të botoheshin në libër.Poezitë atëbotë në “Rilindje”, redaktoheshin me kujdesë nga poetët e mirënjohur të Plejadës së ndritshme të kombit, e që shumica e tyre më nuk janë në mesin tonë, si Rifat Kukaj, Vehbi Kikaj, Zejnulla Halili etj., të cilët me seriozitet mbrojtën kriteret e tyre dhe emri i tyre futej vetëmse në ato libra të cilat i plotësonin kriteret e librit të botueshëm.Është një dallim i madh mes diagonales së kritereve që kishte atëbotë Shtëpia Botuese “Rilindja”, me stafin redaktues, me kriteret e Shtëpive Botuese të kohëve të fundit, ku pakashumë ndër shtëpi botuese është futur edhe komercializmi dhe me shumë lehtësi lejohen libra të botohen me shumë pak vlera artistike, dhe disa bile- bile edhe fare pa redakturë e shtëpi botuese botojnë libra.

Qani Shabani-krijues

Pas trembëdhjetë vjet bashkëpunimi me këto gazeta të cilat i përmendëm më lartë, krijuesi ynë Qani Shabani fitoi mjaft kondicion krijues dhe e humbi atë tremëm apo frikën, sepse shumë shpesh i botoheshin poezi në këto revista, andaj mori guximin dhe në vitin 1977, para lexuesve të kësaj ane dhe më gjerë doli me poemën për fëmijë “Olimpiada e bishave” , botim ky i “Rilindjes” , ku redaktor kishte Rifat Kukajn dhe recensent Vehbi Kikajn.Ky ishte një sukses i madh për autorin, dhe gëzim për këto treva të banuara me shqiptarë, sepse atëbotë librat e krijuesve të këtyre anëve numëroheshin me gishta.
Pas botimit të librit të parë dhe suksesit të arritur, poeti ynë vazhdoi rrugëtimin e tij poetik edhe me librin e dytë për fëmijë të titulluar “Gjeli me pizhama” e botuar në vitin 1994, Prishtinë, ku gradualisht forcoi vargun  dhe mesazhin drejtuar të vegjëlve me vargje të dashura dhe të kapshme.Pas një viti Qaniu hyri thellë në imagjinatën e fëmijëve, studioi edhe dëshirën e tyre se me çfarë vargje t’i gostisë ata, kështuqë iu drejtua lexuesve të vegjël me librin tjetër të titulluar “Kuizi i bishave”, botuar më vitin 1995, poemë për fëmijë, Prishtinë.Pena e Qaniut nuk heshti edhe në kohë të krizave të shumta dhe padrejtësive, si dhe në luftën e UÇPMB-së, ushtroi ndikim të madh në popullatë dhe te forcat e armatosura të ushtrisë sonë, në njërën anë dhe nuk i la anash shkrimet, por punoi dhe i shërbeu kësaj pjese me kulturë letrare, duke e botuar librin tjetër të titulluar “Akordet e Sharrit”, poemë e dramatizuar për fëmijë 2001, Gjilan, ku në konkursin e Radio Prishtinës më 1989, për pjesë dramatike e skenike, kjo vepër u ble nga juria dhe u inskenua nga Atdhe Gashi, por për shkak të okupimit serb nuk u emetua.
Qani Shabani edhe më tutje kërkoi figura dhe motive inspiruese për t’i joshë lexuesit e vegjël me vargje të ngrohta, andaj në vitin 2004, doli me librin e tij të pestë “Dhelpra manekene”, poezi për fëmijë, e botuar nga Shtëpia Botuese “Perspektiva”, Bujanoc, ku vazhdoi me sukses të gjejë frymëzime të mëtutjeshme, andaj po në këtë vit botoi poemën për fëmijë “Daci me zile”,  botuar poashtu nga Sh B”Perspektiva”, Bujanoc, ku me padurim u prit nga adhuruesit e vegjël të Qani Shabanit, sepse me të vërtetë vargjet e tij u flejnë në shpirt lexuesve.
Përkundër moshës së shtyrë, poeti  vazhdoi edhe më tutje të jetë aktiv në shkrime, andaj në vitin 2006, botoi edhe librin e tij të shtatë për fëmijë me titull “Babadimri në shkollën tonë” , botuar poashtu nga “Perspektiva”, Bujanoc, ku shpalosi tërë atë energji krijuese me tema joshëse e poezi të lehta, me porosi didaktike dhe me figura të ndryshme letrare.

Temat dhe figurshmëria poetike

Puna e gjatë në procesin edukativo-arsimor me fëmijë, ka bërë të veten që Qaniu të mbushet me inspirime e frymëzime poetike, dhe ato frymëzime me anë të vargjeve t’ua dedikojë fëmijëve.Temat që trajton në poezitë e tij, janë të ndryshme, duke filluar me florë-faunën (Botën bimore e shtazore), ku me personazhe të tilla identifikon personazhe të jetës së përditshme dhe kohës së kaluar gjithnjë të mbushur edhe me personazhe si pozitive apo negative varësisht nga momenti i thurjes së vargjeve të poezisë dhe temës që trajton.Në fillim vargjet poetike të Qani Shabanit, për personazhe poetike nuk ishin bota shtazore, por poezi me motive tjera të afërta dhe të dashura për fëmijë, por në bashkëpunim me poetët e mëdhenj të kohës ndërroi stilin e shkrimit  gjithnjë me sygjerimin e tyre dhe tash e tutje shkruan më tepër për florë- faunën.

Pezia satiriko-humoristike

Vend të rëndësishëm në vargjet e poetit Qani Shabanit zë edhe poezia satiriko-humoristike, pas çdo monotonie gjatë leximit të poezive, pasojnë disa poezi satirike, të cilat relaksojnë lexuesin, e disponon dhe i shton edhe më tepër dëshirë të lexojë dhe të kënaqet edhe me humorin që baca Qani ia dedikon lexuesve.Vargjet e poetit qoftë edhe ajo satirike posedon rimën dhe muzikalitetin, gjë që ka prirje që me lehtësi ta bëjë, sidomos kur është fjala për poezi humoristike.Si personazhe që poeti i fut në vargje dhe i jetëson janë:bleta, merimanga, breshka, shkumësi etj., ku këto personazhe sigurisht  simbolizojnë diçka .

Optimizmi krijues

Qani Shabani edhe më tutje merret me shkrime, edhe pse jo me atë intenzitet që kishte më parë, por sidoqoftë na jep të shpresojmë se ka në dorëshkrim poezi tjera- vepra tjera me vargje ledhatuese për fëmijët, të cilët i deshi shumë dhe ngrohtësisht u fali vargje nga shpirti.
Është e sigurt se te krijuesi Qani Shabani nuk ka vend pesimizmi, por gjithnjë është optimist për një të ardhme të mirë si në krijimtari letrare ashtu edhe në aspekte tjera shoqërore.
Qani Shabani deri tash radhiti shtatë vepra kryesisht me poezi për fëmijë të shoqëruara me ilustrime të ndryshme, dhe në një të ardhme të afërt do të na gëzojë edhe me libra tjerë për fëmijë.Urojmë  të jetë ashtu, dhe i dëshirojmë suksese në krijimtari letrare.

“Epoka e Re” e shtunë, 5 janar 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora