E shtune, 27.04.2024, 09:21 AM (GMT+1)

Faleminderit

Flori Slatina: Te varri i babait të muzikës shqiptare

E premte, 24.04.2009, 06:34 PM


Çesk Zadeja
Çesk Zadeja
Te varri i babait të muzikës shqiptare

Nga Flori SLATINA

Ndër emrat e mëdhenj të muzikës shqiptare, pa dyshim që emri Çesk Zadesë renditet në krye të kësaj plejade të shquar artistësh që vunë themelet e Artit tonë muzikor profesionist. Që prej 12 vjetësh trupi i tij prehet në varrezat e Sharrës në n jë varrë të rregulluar bukur, me simbole të muzikës, tepër i veçantë dhe i thjeshtë ashtu siç ishte ai në jetë. Ai u nda nga jeta  në vitin 1997, pasi  u sëmur rëndë dhe më 15 gusht 1997 mbylli sytë përgjithmonë në spitalin „Gemelli“ të Romës.  Trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit me nderim e respekt të madh. Qindra vetë bënë homazhe pranë trupit të tij. Atë ditë arti shqiptar muzika shqiptare humbi një nga kolosët e saj, humbi gjeniun e papërsëritshëm, artistin që gjithë jetën e tij ia kushtoi kombit të tij.

***

Herë pas here qytetarë të Tiranës ndalen pranë varrit të tij, vendosin lule dhe nderojne personaltietin e madh të muzikës shqiptare. Mbi varrin prej mermeri të zi, në krye qëndron një memorial në formën e një flake, në të cilën janë shkruar emri, titulli dhe vitet e lindjes dhe vdekjes “ÇESK ZADEJA “Artist i popullit” 1927-1997”. Nota në pentagram dhe një harpë, simbol i muzikës zbukurojnë pishtarin e pashuar. Ky njeri i shquar i shekullit të XX jetoi 70 vite dhe ishte në klumin e krijimtairsë kur , kishte arritur të akumulonte dhe të krijonte deri në çastet e fundit, por në atë jetë ai la shumë gjëra dhe sot, në mungesë të një panteoni, ku duhet ta kishte vendin ky artist i madh, varrezat e Sharrës e kryuwejnë më së miri këtë funksion, pse jo edhe peligrinazhi, pasi shumë artistë të rinj vijnë e nderojnë profesorin dhe krenohen për të.

***

Çesk Zadeja u lind në 8.6.1927 në Shkodër, ku ka kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Në vitin 1941-43 studioi në konservatorin „Santa Çiçilia“ të Romës. Që në moshë të vogël ka qenë anëtar i korit, bandës, e më vonë i orkestrës simfonike të qytetit të Shkodrës. Mbas çlirimit ka punuar si përgjegjës i muzikës pranë Radio-shkodrës në vitet 1946-47. Në vitet 1949-1951 punoi si dirigjent pranë Ansamblit Artistik të Ushtrisë. Nga viti 1951-56 studioi për kompozim pranë konservatorit „P.I.Çajkovski“ të Moskës, ku u diplomua për kompozicion me vlerësimin „shkëlqyeshëm“. Mbasi u kthye në atdhe në 1957, me krijimin e Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore, u emërua udhëheqës artistik. Në janar të 1962 me hapjen e konservatorit shtetëror të Tiranës, emërohet pedagog në klasën e kompozimit dhe teorisë. Në vitet 1965-66 emërohet udhëheqës artistik në TOB dhe , me krijimin e ILA, në shtator të1966, emërohet kryetar i degës së muzikës, deri në 1972, vit në të cilin doli në profesion të lirë. Në vitin 1973 emërohet udhëheqës artistik pranë TOB deri në 1979. Që nga ky vit ka ushtruar profesionin e lirë deri sa doli në pension në 1990. në janar të 1993 rikthehet në punë si pedagog pranë Akademisë së Arteve ku jep mësim në specialitetin e kompozimit e muzikologjisë deri në 1994. Por vazhdoi edhe më vonë si pedagog i jashtëm. Në 1996 është anëtar i jashtëm i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Gjatë tërë aktiviteti të tij krijues për rreth 50 vjet  ai nuk  u nda asnjëherë nga procesi pedagogjik, ku prej tij kanë dalë kompozitorë të tillë që kanë dhënë e po japin një ndihmesë në zhvillimin e muzikës sonë kombëtare si: Tonin Harapi, Kozma Lara, Agim Krajka, Limoz Dizdari, Thoma Gaqi, etj, etj. Në vitin 1961 i jepet titulli „Artist i Merituar“. Në vitin 1975 titulli i lartë „Artist i Popullit“. në 1954 merr Urdhrin e Punës kl.I për muzikën e filmit „Skënderbeu“. 1970 Urdhëri „Naim Frashëri“ kl.I. Në 1979 Çmimin e Republikës së shkallës së parë për sonatën për violinë e piano. Në vitin 1970 iu dha grada shkencore „Docent“. Ka titullin „Profesor“. E shumë çmime të tjera. sot disa aktivitete kombëtare muzikore mbajnë emrin e tij.  Pothuajse e gjithë krijimtaria e tij është inçizuar dhe gjendet në arkivin e Radio-Televizionit.  Krijimtaria e tij është trajtuar gjërësisht në tekstin „Historia e muzikës shqiptare“,të AA si dhe në dy volumet  e shkollës së mesme artistike, si dhe një pjesë e konsiderueshme e veprave të tij përdoren si lëndë profesionale, si Harmoni, polifoni, orkestracion, analizë, et. Gjatë veprimtarisë së tij krijuese e pedagogjike është angazhuar edhe në fushën e studimeve të kritikës muzikore, ku dhe ka botuar shumë artikuj në shtypin e kohës. Publicistika e tij është e larmishme dhe me një mumër jashtëzakonisht të madh, pothuaj në të gjitha organet e shtypit si dhe jashtë shtetit.
Krijimtaria muzikore e Zadesë është e gjerë dhe e larmishme. Ajo ka filluar herët që në vitet 40 me këngët „Doli nëna në çardak“, „Këngë për heroin Vasil Shanto“, etj. Ai është autor i katër baleteve, i shumë këngëve dhe romancave, koncerte për piano dhe rapsodi, suitave, humoreska, tokata, prelude, valle për piano, përpunimeve të këngëve popullore, simfoni e muzika filmi, etj. Krijimet dhe përpunimet e muzikës popullore të Zadesë janë nga modelet më të mira të muzikës sonë që kanë vlera të mëdha siç janë këngët: „Ta dish“, „Kur më zbret nga Voskopoja“, etj. Muzika e këtij kompozitori të madh shqiptar, që ka përmasat e një gjeniu botëror, pasqyron përpjekjet e tij të suksesshme për ti dhënë gjallëri e epizëm motiveve të jetës shqiptare. Muzika e tij është ekzekutuar edhe jashtë shtetit ku mund të përmendim : „Simfonia“ në Moskë 1957, në Prishtinë 1978, në Zvicër me orkestrën simfonike të O.G.B 1993, Sonata për Violinë e Piano  në Londër 1991 në „Royal Festival“, si dhe vepra të tjera në Zagrep, Prishtinë , Moskë, etj. Shumë  vepra të tij janë botuar si dhe janë trasmetuar nga stacione radio-difuzive të vjenës, Milanos, Romës, Bukureshtit, etj.

Çesk Zadeja dhe Kosova

Pra,Zadeja, përndryshe jo vetëm miku im i madh, por miku i të gjithë krijuesve shqiptarë,me simpati të veçantë ndaj nesh, krijuesve kosovarë,  ka ditur me urtësinë e tij të na ofrojë,të bisedojë të na këshillojë dhe të na japë kurajo për krijimtarinë. Çdo njeri prej nesh e kultivonte krijimtarinë muzikore në mënyrën e vetë, e qe ne krahasim me ato qe krijojohej ne Shqipëri, ishin ne kuadrin e trendet të kohes. 
 Pra,ishte kompozimi që krijuesit shqiptar nuk guxonin jo të shkruanin kësi llojë muzie, por as të mendonin ,sepse nuk kishin dhe nuk guxonin  të kishin një qëndrim bashkëkohor në trajtimin e kësaj çështjeje... Pra,këtu nuk ishte fjala se Profesor Çesku nuk i ka ditur këto rryma të reja që kultivoheshin në tërë ruzullin tokësor,por nuk hezitonte dhe nuk guxonte t' i perdorte në krijimtarinë e tij.  (Prof. Akil Koci)

Vlerësime:

Vepra e Çesk Zadesë përbën disa faqe të ndrituaratë cilat do të mbeten pika referimi për shkollën shqiptare të kompozicionit. Ai zë një vend të merituar në muzikën shqiptare si një nga krijuesit e muzikës profesioniste shqiptare.
Zhani Ciko

Çesk Zadeja mbetet piramida e muzikës nacionale kombëtare 6të kombit tonë. Vdekja e papritur e gjeniut të muzikës shqiptare, kompozitorit dhe pedagogut gjenial Çesk Zadeja është një humbje tepër e madhe.
Ferdinant Deda

Çesk Zadeja është pranuar nga të gjithë muzikantët e çfardozhanri qofshin, si babai i muzikës shqiptare. Ai është një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të muzikës shqiptare, të kultivuar, të ngritur në artin profesionist.
Gazment Mullahi

Çesk Zadeja është një ndër figurat më të mëdhga të muzikës profesioniste të kultivuar shqiptare, një nga themeluesit që kanë hedhur bazat e artit të muzikës shqiptare.
Limoz Dizdari

Edhe pse fjalët e tij janë tepër elogjioze e fisnike, një gjë është e vërtetë, që në muzikën e Zadesë unë gjej një shprehje të kulluar të mendimit të tij intelektual dhe që çdo herë që i ekzekutoj veprat e tij, aq më shumë ide e ndjesí të reja e përshkojnë qenien time.
Eno Koço

Disa nga veprat e Çesk Zadesë:

1. Simfonia 1956,çmim të parë kombëtar
2. Atdheu 1959, për solist, kor e orkestër
3. Suitë vokale simfonike me temë kosovare në tri kohë për solist, kor e orkestër në 1979, çmim të parë
4. Suitë vokale me tema kosovare 1984, çmim të parë
5. Suitë me tema popullore arbëreshe në tri kohë, 1987, çmim të parë.
6. Suitë vokale me tema popullore nga jugu 1989
7. dy skica simfonike 1981, çmim të parë
8. Suitë vokale me temë nga lufta, 1979
9. Rapsodi për orkestër simfonike, 1984
10. Suitë për orkestër simfonike nr. 1 1974, çmim të parë
11. Koncert për piano e orkestër, 1968
12.Koncert për violinë e orkestër, 1987
13. Rapsodi për Violinë e Orkestër, 1985
14. Baladë për Violonçel e piano, 1976
15. Improvizim epik 1980,
16. Sonatë për Violinë e Piano, 1974
17. „Meditim“ 1994
18. Klavirkuartet në dy kohë për Violinë, violë, Violonçel e piano, 1990
19. Album për Piano në 24 pjesë (botuar)
20. Pjesë të ndryshme pianistike si prelude, tokata,
      variacione, humoreska, etj
21. Album me 6 pjesë koncertale për Piano, 1989
22. Hej ju male, romancë, 1952
23. Poema e tokës- poema për bariton e orkestër
24. Pranverë, romancë për soprano e ork, 1969
25. Delina, balet 1964
26. Shqiponja sy patrembur, balet për fëmijë, 1969
27. Para stuhisë, balet 1982
28. Vajzat e qytetit të gurtë, 1990
Mbi 100 këngë popullore ka përpunuar, ka shkruar shumë këngë të ndryshme, pjesë muzikore,koreografike, muzikë filmash:
„Skënderbeu“,
„Tana“,
„Krevati i perandorit“,
„Në kufi të dy legjendave“,
„Flaka e maleve“, etj. 



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora