E shtune, 27.04.2024, 11:15 AM (GMT+1)

Faleminderit

Arsim Halili: Poeti optimist dhe sfidues

E merkure, 22.04.2009, 07:23 PM


Baki Krasniqi
Baki Krasniqi
Baki  Krasniqi- poet

POETI   OPTIMIST DHE SFIDUES

Nga Arsim Halili*

I lindur  dhe i rritur në  malësitë Bujanocit, respektivisht nga fshati Priboc, në vitin 1954. Si shumë shokë të tij, ai arriti të kryej rrugëtimin  për formim dhe edukim. Së pari ndaj vetës, duke u arsimuar së pari ndaj vetvetes, e pastaj edhe mandej ato njohuri t’i shpërndaj te sa e sa breza. Ai u shkolla së pari në vendlindje, mandej në Bujanoc dhe fare në fund në Universitetin e Prishtinës gjegjësisht në Fakultetin filologjik dega gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ai punën e tij edukativo- arsimore, e fillon në  gjimnazin “ Ismail Qemajli” në Dardanë, e që pas një kohë do të transferohet në fshatin, ku edhe aktualisht jeton pikërisht në Petrit. Si mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe, respektivisht në shkollën fillore “ Xhelal Sopi”. Edhe Bakiu, si shumë koleg të tij të profesionit, edhe këtë e zgjuan muzat për të shprehur atë  që e ndjen në shpirt, ta hedh në letër. Gjë që arriti para opinionit të gjerë të publikoj dy libra me përmbledhje poetike:  “Në krah të shqipes” dhe “Zogu i qyqes”. Por për të mos heshtur, ai edhe sot e kësaj dite shkruan, gjë që në një të ardhme të afërt, do të publikoj edhe shkrimet tjera të zhanreve të ndryshme.  Për opinion e gjerë lexues do të paraqesim mendimin e tij prej krijuesi. Ai me kënaqësi pranon të bisedoj.  Thotë se me poezinë ka filluar të merret që herët, mirëpo atë e ka filluar spontanisht dhe nuk ka publikuar në rinin e tij të hershme. Gjithçka fillon në vitet gjatë periudhës së studimeve, mirëpo publikimet e para, ai i bënë kur fillon bashkëpunimin me revistën humoristike “Thumbi”, për të cilën gjë ky bashkëpunim nuk zgjatë shumë. Por që punën më serioze në krijimtari fillon pas periudhës së studimeve. Fatkeqësisht periudha e luftës në Kosovë, bëri të vetën që edhe Bakiut t’i përpijë flaka e luftës, gjithçka që kishte arritur të krijoj atij ju shkatërrua, së bashku me shtëpinë edhe shkrimet e tij edhe librat e çdo gjë me vlerë nga krijimtaria shpirtërore e tij.  Ai nuk ju dorëzua këtij tmerri, por që përkundrazi i dha kurajë edhe vetës edhe familjes së tij, se jeta duhet të vazhdon pavarësisht rrethanave që kanë ndodhur. Po t’i lexojmë përmbledhjet e tij artistike, do  të shohim se ai trajton tema nga më të ndryshme në shoqëri, duke nisur nga motivi patriotik, social, gjë që ai përmes vargut megjithatë jep tone optimiste, pavarësisht se jeta i ka peripecitë e veta. Pavarësisht nga rrethanat që vijnë, njeriu megjithatë duhet të gjej forcë për të inkurajuar dhe për të qenë një humanist.  Vargu i tij, është varg që ngjall optimizëm edhe te ata që në një farë mënyre e kanë humbur, ose e kanë zbehur optimizmin për jetë.
Po përmendim një rasat konkret, ai me kujdes trajton braktisjen e fëmijëve edhe pse ata janë të pafajshëm, por që për fat të keq bëhen viktimë e fajeve, nga ata që i braktisin.  Përmes vargut, e shpreh këtë ndjenjë shqetësim, mirëpo  mesazhi i tij, porosit që të kemi kujdes nga kjo pjesë e viktimizuar e shoqërisë.
Në krijimtarinë e tij, ai trajton edhe temën refleksive, por që këtë gjë, nuk trajton në mënyrë aktive.
Inspirimi i Bakiut është nga jeta që e rrethon, ai e cilëson jetën, herë si të ëmbël; e herë si të ithët, por gjithsesi jetën e mban optimizmi.
Ai nuk harron të kaluarën, që e përjetuam si popull, madje ai trajton si pikë neuralgjike e krijimtarisë së tij. Me një fjalë jeta shtyn të shkruan, diçka më atraktive,diçka më humane.
Krijimtaria e Bakiut, nuk ndalet vetëm me zhanrin e poezisë, por ai provon herë pas here edhe ne dramaturgji, gjë që deri më tani ka të shkruara: pesë drama, tri prej të cilave i ka vënë në skenë në komunën e Dardanës.
Ai provon vetën edhe në prozë, për të cilën gjë  gjykon,se do t’ia dal edhe këtij zhanri.
Vlen të theksohet se gjatën periudhës së luftës në Kosovë, respektivisht në vitin 1998, kishte përgatitur me trupat e teatrit të Dardanës, dramën “Epoka para gjygjit” të Ekrem Kryeziut, për të cilën e kishin luajtur shatë aktor dhe mendimi z, Krasniqi është se kjo dramë dal mirë dhe  gjithsesi është i ndarë i kënaqur.
Ndërsa si mësimdhënës thotë, përveç punës edukativo- arsimore ai bënë të ditur edhe për aktivitetin letra. Zakonisht për  festa qoftë shtetërore, ose edhe shkollore, organizohen aktivitete, qoftë orë letrare, por edhe ndonjë dramë, për çka edhe shprehet i kënaqur me aktivitet e kësaj shkolle në këtë drejtim.
Kur flitet për krijuesit tjerë, ai krijues, i cili shkruan dhe nuk është viktimë e ndonjë interesi personal, do të jetë një sukses për atë krijues, dhe e kundërta nëse ndonjë krijues shkruan vetëm sa për të bërë emër ajo ka destinim dështimin herët a vonë.
Por ai nuk harron, se krijuesit janë liruar nga një barrierë e së kaluarës politike, ku krijuesi është liruar nga dogmatizmi,  me që është detyruar të shkruaj respektivisht, duke himnizuar partinë që ishte në pushtet, respektivisht partinë komuniste.
Ai nuk lë anash edhe veprimtarinë e klubit letrar “Nositi”,ky emër është rrjedhojë për poetin  tonë Lagush Poradeci.  Në kudër të këtij klubi letrar, botohet edhe revista letrare po me të njëjtin emër “Nositi”, në të cilën revistë shkruajnë krijues nga Dardana, por edhe jashtë saj.  Deri më tani janë të botuar pesë numra, ndërsa numri gjashtë është i gatshëm, por që për momentin nuk ka kushte për botim, e që shpreson z, Krasniqi, se do të ndihmohet nga komuna që edhe ky numër të botohet. Jo vetëm kaq klubi letrar organizon edhe aktivitet kulturore për nderë të përvjetorëve të ndryshme në këtë komunë, që disa nga këto organizime kanë edhe karakter garues. Gjë që edhe potencon edhe pjesëmarrjen e tij, z ,Krasniqi që ju ka shpërblyer mundi i tij artistik, duke ju dhënë çmime, nga ky organizim letrar me karakter garues. Sa i përket bashkëpunimit z, Krasniqi ka një bashkëpunim, qoftë me krijues nga Dardana, por edhe nga Gjilani siç janë: Nexhat Rexha, Sinan Sadiku, Shpresa Ajvazi, Daut Maliqi, Musa Ahmeti, Hysen Kqiku, Haxhi Vokshi, Memetali Rexhepi, etj. Konsideron se bashkëpunimi është i kënaqshëm dhe jep frytet e veta pozitive.
Me që është pjesë e Malësisë së Bujanocit, nuk lë pa përmendur edhe këtë gjë, respektivisht fshatrat e Malësisë, prej nga edhe vet është atë e shqetëson fakti për shpërngulje masive, të sa e sa banorëve dhe si rezultat i saj kanë mbetur fshatra të boshatisur, për këtë gjë ai shpreh shqetësim të thellë. Kurse për fshatin në të cilën aktualisht jeton thotë se është i rrethuar nga  enklavat serbe,  për të cilën gjë edhe gjatë luftës në Kosovë, këtë fshat jo vetëm që e dogjën por që edhe vra Xhelal Sopi i cila ra në fushën e nderit në Koshare dhe dy  martir babë e bir, Murtez dhe Fadil Sherifi, kjo vërtet ishte odisejadë tmerri, por që pas lufta, si shumë fshatra,  ka dhënë shumë çka pozitive. Fshati është ndërtuar, ashtu siç është më së miri.
Dhe fare në fund ai për opinion që të rinjtë të lexojnë dhe të hulumtojnë, vetëm e vetëm që të arrihet sa më shumë në fushën dijes dhe kulturës në përgjithësi, përfundojmë bisedën me poetin Baki Krasniqi. 

*Gazetar i “Perspektivës” dhe bashkëpunëtor i revistës Dituria në Boras të Suedisë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora