E enjte, 01.05.2025, 07:23 AM (GMT+1)

Faleminderit

Nënë Tereza është një nga 6 figurat më të shquara në botë me pasaportë nderi të SHBA-së

E shtune, 18.04.2009, 06:14 PM


Cdonjeri prej bashkëatdhetarëve tanë duhet të jetë krenar me shënjtoren shqiptare me famë botërore, Nënë Tereza.

Ndoshta pak njerëz e dinë që ekziston edhe një pasaportë amerikane, që i tejkalon të drejtat e pasaportës së qytetarëve normalë amerikanë. Bëhet fjalë për pasaportën e Qytetarit të Nderit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dhënia e kësaj pasaporte nuk është një formalitet i thjeshtë. Qytetaria e Nderit e SHBA-së, u është dhënë vetëm 6 njerëzve në botë dhe një prej këtyre është shqiptare: Nënë Tereza (në vitin 1997). Pra kjo figurë e shquar shpirtërore shqiptare mbetet për ne një grua me shpirt të pastër, madhore që do ta kujtojnë me respekt dhe brezat e ardhëshëm.

Procedura e marrjes së qytetarisë së nderit amerikane, është e nivelit më të lartë të SHBA-s. Kandidati shpallet Qytetar Nderi i SHBA-së me një akt të Kongresit Amerikan ose me një deklaratë të posaçme të Presidentit Amerikan, të autorizuar gjithsesi nga Kongresi.

Ka lindur më 26 gusht 1920 në Shkup, nga familje shqiptare
Vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë
Kombësia : Shqiptare
Më 17 tetor 1979, Nënë Tereza merr çmimin Nobël të Paqes, të cilin ajo e pranoi « në emër të të varfërve ». Të hollat që mori nga ky çmim ajo ja kushtoi atyre.
U bë Shënjtore më 19 tetor 2003 në Romë, nga Gjon Pali II

Gjatë 40-të viteve, Nënë Tereza ja kushtoi jetën e saj, të varfërve, të sëmurëve dhe vepra e saj u përhap në shumë vende të botës. Si model mirësie ajo është kujtuar dhe kujtohet me respekt nga personalitetet më të larta të vendeve të botës dhe shtypi i tyre.
Puna e Misionareve të krijuara prej saj u përhap së tepërmi dhe kur vdiq Nënë Tereza ato përfaqësonin 610 misione në 123 vende të botës, duke përfshirë banesa për të pritur burra dhe gra të prekur nga lepra, Sida, tuberkulozi, « supat popullore », qendra të ndihmës familjare, të jetimëve dhe çelje shkollash.
Në vitet 80-të ajo krijon mesatarisht 15 misione në vit. Nga viti 1986 ajo zgjeron veprimtarinë e saj edhe në vendet me regjime komuniste, që deri atëhere u ishin ndaluar misionarëve : në Etiopi, në Jug të Jemenit, në ish Bashkimin Sovjetik, në Shqipëri, Kinë.
Ndër shembujt e shumtë të shpirtit të saj human mund të kujtojmë se në vitin 1982 në një lartësi të Beirutit, Nënë Tereza shpëton 37 fëmijë që kishin ngelur në spital në vijën e frontit midis ushtrisë izraelite dhe palestinezëve. Ajo arrin një armëpushim dhe e shoqëruar nga Kryqi i Kuq, kalon zonën e luftës deri në spital për të evakuar fëmijët. Në 1985, ajo hapi në Nju Jork, banesën e parë për të pritur të sëmurët me Sida.
Megjithëse e sëmurë ajo vazhdoi betejën e saj njerëzore për t’u ardhur në ndihmë me mijra e mijra njerëzve në botë.
Nënë Tereza është nderuar me shumë urdhëra dhe medalje nga shtete të ndryshme të botës.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx