E shtune, 27.04.2024, 06:47 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Dhimitër Beshiri - Avokati i Nexhmije Hoxhës, një histori kriminale

E premte, 17.04.2009, 06:47 PM


Nga Gazeta 55
 
Hetuesi Dhimitër Beshiri asnjëherë nuk e tregoi vendin se ku ishte pushkatuar Xhelal Koprencka Prej ditësh një e përditshme mbush faqet e saj duke bërë propagandë në favor të personave që drejtpërdrejt kanë ushtruar diktaturën komuniste në Shqipëri. Ishte e kuptueshme që pas vitit 1991, këta që ishin bërë “avokatë” e “juristë” të bëheshin edhe avokatët e kriminelëve të diktaturës, duke vepruar sipas parimit që krimineli mbron kriminelin. Njëri prej tyre ishte edhe Dhimitër Beshiri, avokati që mbrojti Nexhmije Hoxhën dhe një personazh të ngjarje ve të 2 prillit 1991. S’do mend që aty ku ishte gjaku, ishte edhe Beshiri, i cili në përfundim të gjithë procesit, do të bëhej edhe publicist duke botuar librin “Gjyqi i kafeve”. Sigurisht që Nexhmije Hoxha nuk meritonte një gjyq kafesh, sepse ajo vjedhjen e kishte treguar për 45 vjet duke mos lënë para, flori e katandi nëpër shtëpi të shqiptarëve, por meritonte një gjyq për krimet që ajo dhe i shoqi i kishin shkaktuar këtij vendi. Ndoshta njerëz e mbajnë mend sesi ankohej për shkeljen e të drejtave të njeriut për klientin e tij gjatë vitit 1992, avokati i Nexhmije Hoxhës, Dhimitër Beshiri. Për atë që nuk e njeh ose ia ka harruar emrin po ja kujtojmë: është njëri nga hetuesit më gjakatarë të diktaturës komuniste që mbronte kryekriminelen më të famshme që prodhoi ai regjim. Po sjellim në vëmendje të publikut pushkatimet e fundit të diktaturës, sigurisht të përbindshme si ato të viteve të para kur u vendos në pushtet kjo farë e keqe. Një rast i tillë është ky i Xhelal Koprencës, njeriut që u tregua i papërkulur nga diktatura komuniste edhe kur ajo i mori jetën. I dënuar disa herë, më 1979 Xhelali pati dënimin e fundit. Këtë herë në grup së bashku me disa të tjerë. Xhelal Koprencka cilësohej se ishte në konkurrencë me organizatën tjetër “Revizioniste” kundërrevolucionare që vepronte në Spaç dhe që përbëhej nga Fadil Kokomani, Vangjel Lezho. Xhelali ishte arrestuar më 23 shkurt 1979. Xhelal Koprencka i akuzuar nga Dhimitër Beshiri Të akuzuar si pjesëmarrës në organizatën antisocialiste "Nacionaliste”, dhe për agjitacion e propaganda armiqësore, krime këto të parashikuara nga nenet 57 e 55/1 të Kodit Penal të RPSH-së e datën 20.2.1979 organet e hetimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme filluan çështjen penale për krijimin e or¬ganizatës kundërrevolucionare Nacionaliste" nga të dënuarit që vuajnë dënimin në repartin e riedukimit 303 Spaç. Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar i pandehuri Xhelal Komprencka i armik i tërbuar i shtetit të diktaturës së proletariatit dhe ndërtimit socialist të vendit, gjatë qëndrimit në repartin e riedukimit 303 Spaç ka bashkuar rreth vetes armiqtë e betuar të pushtetit popullor të pandehurit Irfan Vroni, Eduart Mara¬shi, Bardhosh Gjonzeneli, Napolon Koleci, Sarandi Lulo, Ernest Krajan, Florenc Rusin, Gaspër Gaspërin, Thoma Bejon, Pal Ndrecën dhe Nuredin Sulën, me të cilët formoi organizatën "Nacionaliste" , ne platformën politike të së cilës kishte përmbysjen e pushtetit popul1or dhe restaurimin e kapitalizmit ne Shqipëri. Materia1et e administruara ne dosjen hetimore, vërtetojnë se veprimtaria armiqësore e të pandehurve është kryer në këto rrethana: Në muajin shkurt të vitit 1977, i pandehuri Xhelal Koprencka ka shkuar për të vuajtur dënimin në repartin e rieduki¬mit Spaç, mbasi u dënua për të katërtën herë nga gjykata popullore edhe me 10 vjet heqje lirie për krimin e agjitacionit e propagandës armiqësore. Qysh në kontaktet e para me te dënuarit në këtë repart ai u përpoq që nëpërmjet bisedave mbi situatën ndërkombëtare dhe gjendjen e brendshme të vendit, të lidhura këto me lajmet që botohen në shtypin e përditshëm të grumbullonte rreth vetes elementë me predispozicion të theksuar armiqësor, të cilët ishin të gatshëm të hidheshin në forma lufte klasash më të ashpra, si mjet i vetëm që u mbetet atyre, që janë të destinuar të vdesin si armiq të revolucionit e të socializmit. Si rezultat i kësaj puna i pandehu¬ri Xhelal Koprencka krijoi shoqëri të ngushte me të pandehurit Irfan Vrioni, i dënuar 3 herë për agjitacion e propagande armiqësore e "tentative arratisje jashtë shtetit dhe me të pandehurin Eduart Marashi (Vata) i biri i Llesh Marashit i ekzekutuar me varje nga pushteti popullor si kriminel lufte dhe organizator i lëvizjes kundërrevolucionare të Koplikut me 1946, i dënuar 2 herë për ve¬primtari armiqësore. Në biseda me këta persona ky i pandehur e pre anto1ilte veten "si politikanët të aftë, që e njihte mirë situatën ndërkombëtare dhe gjendjen brenda vendit dhe mbi këtë bazë tërhiqte "konkluzione" se së shpejti pushteti popullor do të përmbysej si rezultat i revoltës se masave punonjëse, të udhëhequra nga opozita që sipas tij ndodhet brenda udhëheqjes se partisë e shtetit, ose nga ndërhyrja ushtarake e amerikanëve në Shqipëri nëpërmjet territorit jugosllav. Duke i përpunuar këto ide të lidhura ngushtë edhe me tradhtinë e revizionistëve kinezë, i pandehuri Xhelal Koprencka intensifikoi veprimtarinë e tij armiqësore me synimin që të krijonte organizatën "Nacionaliste", e cila sipas tij do të ishte shpëtimtare e kombit shqiptar me qellim që natarëve të organizatës t'u bëhej e qartë programi dhe detyrat që dilnin si për sot ashtu dhe për të ardhmen, i pandehuri përgatiti platformën politike të saj, në të cilën restaurimi i kapitalizmit në Shqipëri e parashiko¬nin se do të vinte në dy variante dhe konkretisht: Varianti i parë është përmbysja e pushtetit popu¬llor nga brenda si rezultat i ndryshimit të situatës. Sipas pikëpamjes se të arrestuarit Xhelal Kopren¬eka, mbas tradhtisë se revizionistëve kinezë gjendja ekonomike në vendin tonë do të keqësohej, populli do të çoroditet dhe për rrjedhim do të ngrihej kundër sistemit. Në udhëheqje, vazhdonte ai, ka kontradikta sepse të gjithë janë kundër katërshes kryesore, kështu që situata e krijuar do t'u japë atyre mundësinë për të drejtuar popullin e revoltuar dhe përfundimisht shteti i diktaturës së proletariatit do të rrëzohet. Organizata “Nacionaliste" sipas të pan¬dehurit Xhelal Koprencka, do t'i parashtronte drejtuesve të revol¬tës dhe gjithë popullit-nevojën e vendosjes se një regjimi të ri me emërtimin Nacionalizëm, duke kërkuar që anëtarët e saj të marrin pjesë në udhëheqje si njerëz të persekutuar prej shumë vitesh si kundërshtarë politikë të regjimit në fuqi dhe që kishin kontribuar me të gjitha mundësitë për përmbysjen e pushtetit popullor. Si gjate përpjekjes për të marrë pushtetin ashtu dhe kur ta merrnin atë. theksonte i pandehuri, do të mbështetemi te amerikanët, të cilët janë konsekuent kundër komunizmit. Varianti i dytë do të jete revolta politike e të dënuarve që vuajnë dënimin në repartin 303 Spaç I pandehuri Xhelal Koprencka udhëzonte se në rast se varianti i parë nuk realizohej për arsye të ndryshme, të cilat nuk varen nga ne, atëherë ne do të vëmë në zbatim variantin tjetër dhe konkretisht: Nëpërmjet një incidenti që do të provokojë një an¬ëtar i organizatës me një nga nënoficerët e shërbimit të repartit 303 Spaç do të shpallin revoltën politike, duke kërkuar që të vinte një anëtar i byrosë politike për të biseduar me ta. Në këtë rast me siguri qeveria do të dërgojë kundër nesh forca ushtarake dhe që ne do ta udhëhiqnim revoltën do të urdhërojmë përleshjen trup me trup nën parullën: “Pa gjak e sakrifica nuk ka liri". (Kjo aktakuzë e miratuar nga prokurori i përgjithshëm Rrapi Mino u përgatit nga hetuesi Dhimitër Beshiri) Dy ditë më vonë, më 22 shkurt 1979, hetuesi Dhimitër Beshiri cakton grupin e hetimit të çështje i përbërë nga: Dhimitër Beshiri, Irfan Shaqiri, Bashkim Asllani, Shkëlqim Lubonja dhe Llambi Gegeni. Toplista e personave të dënuar politikë të hetuar nga Dhimitër Beshiri -Rakip Arif Cenka -Zyfer Xhevair Zyfi -Manol Aleks Qirici -Abdyl Hakan Banushi -Genc Leka -Vilson Blloshmi -Bedri Blloshmi -Sulejman Sefer Osmani -Nikollë Gjok Perlesi -Nikolla Hane Gjoka -Mirdash Xhevahir Serjani -Xhevdet Nevruz Kreka -Zef Mark Gopci -Riza Elmaz Torra -Xhemal Din Bala -Neim Tasim Hoti -Mark Lala -Prel Pjetrush Peja -Drita Ali Ahmeti -Arqile Thoma Melo -Ilia Anastas Paparisto -Shefqet Belir Rexha -Zeqir Mahmut Roshica -Tomor Alush Kaloshi -Gjet Ndue Nolaj -Shefqet Kelmendi -Xhemal Ibrahim Bardhi -Murat Jaho Marta -Beb Xhelo Shameti -Vladimir Aleko Kosturi -Xhevat Halit Tarushi -Mehmet Liman Brami -Halit Mehmet Fiku -Arshim Myrzel Lanaku -Vildan Adem Ballhysa -Florenc Refik Rusi -Neshat Bektash Hyseni -Hysen Jonuz Panja



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora