E diele, 28.04.2024, 09:48 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Nexhmije Hoxha, farkëtuese e “vëllazërimit” shqiptaro - serb

E marte, 14.04.2009, 05:51 PM


Nexhmije Hoxha në Beograd
Nga Gazeta 55
 
Gruaja e diktatorit, shërbëtore besnike e klaneve antishqiptare. Historia e tregon si nismëtare të futjes së serbishtes si “gjuhë e huaj” në shkollat shqiptare Ligësia dhe shpirti i keq nuk i kanë ndryshuar as në këto vite. Pavarësisht se sapo ka kapërcyer vitin e 88 të lindjes së sa, ajo ka mbretur po aq e zezë dhe antishqiptare sa ç’ka qenë në vitet kur drejtonte këtë vend në rrugën më të shtrembër që mund të mendohej ndonjëherë në historinë e tij. vazhdon të kafshojë si dukur. Por tani më shumë ka në dorë të lëshojë helm, atë helm të zi që synon të përligjë të gjithë të këqijat që kanë bërë dje e të furnizojë partiçkat e majta me ideologjizëm e armë të reja sot. Megjithatë, sot mendojmë t’i kujtojmë disa gjëra veprimtares së shoqërisë kulturore të miqësisë “Shqipëri – Jugosllavi”. Nuk është fjala vetëm për të kujtuar simpatinë e saj (të shprehura në librin e saj “Jeta ime me “Enverin”. Tiranë 2003, faqe 31) për biografin personal të Titos Vladimir Dedijer, i cili edhe ka botuar letrat që ajo i dërgonte shokëve jugosllavë gjatë luftës. Pi i kujtojmë disa gjëra të tjera. Më 24 mars 1946 në Beograd u formua Shoqata për Bashkëpunimin kulturor midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, ndërsa në sfond ishin vendosur foto të dy udhëheqësve komunistë Tito e Enver, si dhe në dy gjuhë, parulla paradoksale: “Rroftë miqësia e pazgjidhshme ndërmjet popujve të Jugosllavisë dhe popullit shqiptar!”. Si mbledhje pasuese, në ditën e gënjeshtrave, më 1 prill 1946, në Tiranë u mbajt mbledhja përkatëse nën variantin organizator jugosllav. Këshilli i ri i Shqipërisë për bashkëpunimin kulturor të Shqipërisë me Jugosllavinë federative, mbajti një mbledhje në kinema “Kosova”. Në sallën përkatëse ishin vendosur portrete të udhëheqësve komunistë të dy vendeve, si dhe parulla e madhe “Rroftë miqësia e madhe në mes të popullit shqiptar dhe popujve të Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë!”. President i shoqatës u zgjodh Ramadan Çitaku, ndërsa anëtarë kol.Kristo Themelko (n/president), Vasil Llazari (sekretar i përgjithshëm), dhe anëtarë gjen.-maj.Myslim Peza, kol.Haxhi Lleshi, Manol Konomi, Spiro Thoma Koleka, kap I Nuri Huta, n/kol.Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Shefqet Musaraj, etj. Këta luajtën një rol të posaçëm në futjen e serbishtes si “gjuhë të huaj” në shkollat shqiptare. Në artikullin “Rëndësia e studimit të gjuhës serbo-kroate”, botuar në revistën “Shqipëri - Jugosllavi” të vitit 1948”, ndër të tjera thuhej: “Në vendin tonë studimet e gjuhëve sllave, jo vetëm që nuk u ishte dhënë ndonjë rëndësi në të kaluarën por elementi që praktikonte një gjë të tillë persekutohesh. Shembuj të tillë kemi mjaft që tregojnë qëndrimin fanatik të regjimeve antipopullore. Mjaftonte që të dëgjoheshe nga agjentët e Zogut të flisje serbisht për tu ndjekur si armik i regjimit dhe për të përfunduar shpejt a vonë në internim ose burg. Metodat e përdorura në çdo formë prej agjentëve të imperializmit, shkonin paralelisht me edukimin që bënin ata edhe në fushën e kulturës për të na armiqësuar me popujt sllavë. Të rinjtë që ndiqnin shkollat helmatoseshin përmjet gjuhëve të huaja me ideologjinë e kalbur të regjimeve antipopullore”. Ndër synimet e shumta të organizimit, sikurse e thamë më lart, ishte edhe përsosja e teknologjisë së propagandës projugosllave në Shqipëri, duke përfshirë këtu, edhe bashkëpunimin me organizatën homologe jugosllave. Ky bashkëpunim është pasqyruar gjerësisht edhe tek gazetat e Beogradit, si dhe tek ato të Tiranës. Kongresi i II i Frontit Antifashist të Grave të Jugosllavisë, u mbajt më 25 - 27 janar 1948, është pasqyruar tek revista “Shqipëri – Jugosllavi”, nr.3, 1948. Kjo revistë e zhdukur nga qarkullimi me të shpejtë në vitin 1948, gjithsesi jotërësisht, përmban edhe fotot e Nexhmijes në mes të kongresit të grave jugosllave. Revista përshkruan vuajtjet e grave jugosllave, në lidhje me pjesëmarrjen e grave kundër nxitësve të luftës për një paqe të shëndoshë. Kur miqësisë së madhe po i vinte fundi, në Tiranë duket se nuk ndjehet asgjë. 8 marsi i vitit 1948, kishte po atë vijueshmëri festimesh dhe nuk dallonte fare nga herët e tjera. Kështu, delegacioni i grave jugosllave arriti në Tiranë për 8 marsin. Në krye, këtë herë ishte Mara Naçeva, n/presidente e e Frontit Antifashist të Gruas Jugosllave, Milica Pejkoviç, sekretare organizative e Kosovës dhe Metohisë dhe Naxhita Haxhi, kryeredaktore e revistës “Nova Zhena” (Gruaja e re) të Bosnjes. Ky delegacion u prit nga presidentja e BGSH-së Nexhmije Hoxha, dhe u largua pas pak ditësh (“Bashkimi”, 11 mars 1948 (“Bashkimi” 6 mars 1948). Zonja e parë e vendit i shprehu admirimin delegacionit jugosllav për “mikun e madh të popullit shqiptar, mareshallin Tito”. E si për të qenë të akord të plotë me gratë e vendit, në një artikull, Manush Myftiu shkruan kështu për 8 marsin: “Gruaja jonë e feston 8 marsin, së bashku me popullin shqiptar dhe e vëllazëruar si kurrë ndonjëherë, me motrat e vëllezërit e Jugosllavisë së mareshallit Tito, që është për ne, garancia e lirisë, indipendencës, sovranitetit dhe e së ardhmes sonë të lumtur” (“Bashkimi”, 7 mars 1948). Edhe ish-ambasadori shqiptar në Jugosllavi, Hysni Kapo, nuk mund të rrinte pa u shprehur, teksa thotë: “8 marsi, le të jetë për gruan shqiptare dita që do të forcojë sa më shumë bashkimin dhe vëllazërimin me gruan-motër të Jugosllavisë së mareshallit Tito, që qëndron shembulla e heroizmit dhe e vetëmohimit, si dje në luftë, edhe sot për ngritjen e jetës së re” (“Bashkimi”, 9 mars 1948). Vetë Nexhmije Hoxha, në të njejtën ceremoni për nder të grave jugosllave, do të shprehet: “Të dashura shoqe! Më lejoni që më parë të falenderoj nga zemra përfaqësuesen e grave heroike të BS-së, delegaten trime të Jugosllavisë së mareshallit Tito…Duke dëgjuar shoqe nga një anë zërin e grave të nderuara të vendit të socializmit e të demokracisë popullore të Jugosllavisë së Titos që, nën pushtetin popullor po ndërtojnë një jetë të lumtur për vetë e për fëmijët e tyre…..Lufta nacional – çlirimtare e popullit e në radhë të parë, e atyre që kishin në krye partitë komuniste, siç qe Partia e lavdishme Komuniste e Jugosllavisë, e udhëhequr nga biri i shquar e besnik Josip Broz Tito, përmbysi, bashkë me okupatorët dhe klikat reaksionare, tradhtarët, që ishin taman ata që kishin shtypur, shfrytëzuar e shitur shumë herë popullin e vendin e tyre. …Rroftë miku i shquar i shqiptarëve, mareshalli Tito! Rroftë bashkimi e vëllazërimi i popullit tonë me popujt e Jugosllavisë, që është edhe garancia e indipendencës e të ardhmes së vendit tonë!”. Siç edhe vërtetohet nga rrugë të tjera, kontributi i Nexhmije Hoxhës, nëpërmjet shoqatës shqiptaro – jugosllave, si dhe nëpërmjet drejtimit të organizatës së grave, mbetet një gjë e provuar që nuk shqitet kollaj nga jetëshkrimi politik i saj.

Letra e Nexhmije Xhuglinit dërguar Dushan Mugoshës: 7 maj 1944

I dashur shoku Dushan Me keqardhje të madhe mora vesh largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht me erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t’ikje. Megjithë se kemi ndenjë pak kohë bashkë, e ndjej mungesën tënde në mes tonë, ashti si edhe shokët tonë më të afërt. Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm kohën që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy vjetëve e ma, por sigurisht do të marr malli dhe për malet dhe fushat e Shqipëris që i lave me djersë dhe që u pive dhallën apo jo? Jo vetëm ne, por i gjithë populli shqiptar, do të të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjëherë, në vendin tonë do të shohësh se me punë, do të shpërblejë atë që. Sigurojmë me bindje të plotë se do të shtojmë, gjithnjë hovin punës, që të formojmë e naltësojmë partinë tonë dhe t’i sigurojmë edhe popullit tonë pushtetin e tij. Vetëm kështu do të shpërbljemë dhe ndihmën tuaj të vlefshme. Dushan, thuaji shokëve të Jugosllavisë se shokët shqiptarë ndjekin me besim hapin e tyre dhe kërkojnë çmos që të ndjekin edhe shembullin e tyre heroik. Thuaj që gjithë populli shqiptar ndjen për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre, një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqnore. Mos na harro. Po të mundesh na kujto me ndonjë copë letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë. Të fala shoqnore Nexhmija (Vladimir Dedijer “Il sangue traditto”, 1949, faqe 208 – 209).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora