E merkure, 18.09.2024, 03:18 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Shamia e bardhë që solli lajmin e zi

E premte, 10.04.2009, 10:05 PM


KUJTIME

SHAMIJA E BARDHË QË SOLLI LAJMIN E ZI

(data, 24 Mars 1999)

Fytyra ju bë ngjyrë dielli, gjoksin ia trazonte diçka si tërmet nga brenda. Merrte frymë shpesh dhe ashpër, grusht i bëri të dy duart, pastaj , njërën dorë e liroi dhe e ngriti tek floku kaçurrel, sikur deshi t'i herrë gjysmën e tyre. Kishte shume flokë. Ato ishin si një mali i dendur.

Gjithçka u bë e ditur, tekefundit edhe e prisnim të gjithë. Ai ashiqare, nuk ngjasonte në një luftëtar ilegal për kohen e tmerrshme që ishte.

Kurrë nuk kam për të harru atë moment. Asaj vetëm një lot i rrodhi, vetëm një dhe, vetëm një fjale e tha, vetëm një:

- A është e mundur që mos të shihemi unë dhe ai me kurrë.......dhe, i ra me grusht një qeshme tek i hidhte ujë ballit të vet...?

Sa shpejt u mbush oborri, u mbush shtëpia, sallonet , dhomat...vinin njerëz ashtu si vjen lumi, nga të gjitha anët... krejt çka unë dëgjoja ishte... “lavdi i qofte, hallall i qofte”, kishte edhe: “...ma mire të na kishin vra neve të gjithëve se ai që shkoi, ai ka pas forca me na i mbajte familjet tona, e neve... e neve... . Ah, pse ju ra në goje barbarëve, pse nuk u ruajt hiq. Ai se ka dite kurrë friken, e tjera e tjera...”.

Të nesërmen
(data, 25 MARS 1999, ORA 08 MENGJES)....

Dridheshin dritaret e shtëpisë nga bombardimet e NATO-s, armikut i dridhej dheu nder këmbe, toka ujitej me gjakun tone... thirrja e vetme që na mbeti ishte: O ZOT, NDIHMOJE UÇK-ne, ruaje popullin tonë..!

Një vaj që mbyste... dënesje ishte.. qante si fëmijë i frikësuar... . E ...nusja e dajës po e mbyste vajin e saj qe i kish ardhur të bërtiste deri në kupën e qiellit... . Hapi derën ku rrinte nëna ime ....në dorë mbante një shami të bardhe, sa me kujdes që e mbante e me lotë e lante... kujt po ja jep (thash me vete) ...off... ju drejtua nënës s'ime.. mere kunate, të ka hije, kjo ta shton hijeshinë dhe plasi vaji... .

Nëna përsëri çelik... e shikoi kunatën në sy dhe buzëqeshi.. ani... po e marr, po e vej, por, me ditë Ismeti vaj halli për mua, se edhe shaminë për vëllaun ma hodhi në zjarre... e kishte mëri shaminë... thoshte, nuk je turke... .

E mori shaminë. Nëna hodhi flokun nga balli lart dhe, veri shaminë, të gjithë qanë me lot e denesë, ndërsa nëna i qetësonte: me rri bukur shume, edhe malet i hijeshova....

Por, unë, unë.. kurrë nuk do ta harroj atë moment si edhe shumë e shumë momente tjera, por ...s'di kjo puna e shamisë, me ka ngele plagë në shpirte.....tani që jam me e rritur, mallkoj disa doke e zakone... .

Duart që dhanë, e duart që morën shaminë, kurrë s'do t'i harroj, çast i rendë shumë, tepër shumë i rendë, lotët e dajëve, lotët e zogjve, lotët e lisave, lotët e luleve të para...kurrë s'kam për t'i harru... . Ahh shamia e bardhë që solle lajmin e zi... !

Nëna e hoqi shaminë, e hodhi në zjarre, e dogji, dhe, teksa digjej shamia e saj, unë mundohesha të shpupurishe edhe më shumë prushin që të digjej sa me shpejt.....Babai nuk e ka dashur zinë... ah ...shamia... Ai e ka dashur ... shumë e ka dashur LIRINË!


***

PËR NËNAT E NUSET
E DËSHMORËVE

KAM FOLË ME TOKËN,
NË NATËN ME HANË,
KAM FOLË ME DHEUN,
ATDHUET, PO I KAM THANË.

SE GRATË E DESHMORËVE
JANË ËNDRRAT
QË I THURRIN LIRISË
KURORËN E BUKURISË!

PSE LIRISË DUHET TI BAJN HIJE
NUSET E KËSAJ SHQIPËRIE
QË I FALIN RRITË PRORE
ME NËNAT E DESHMORËVE.

E FËMITE E TRIMAVE
TË RËNË PËR LIRI, I MËSOJNË QË
ME LIRI NUK BEHET LOJË
POR ROJE E MBUROJË.

NUSET E VETMUARA
QË ERRESIRËS I BËJNË DRITË
E FËMIJNË QË I RRISIN
SHQIPËRISË.


(Pjese e shkëputur nga ditari i Shqipe Asllani
nga dita e rënies së babës –
Ismet Asllan Prapapshtica, dëshmor i kombit)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora