E enjte, 06.05.2021, 01:58 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Dënimi i 75 vjeçarit nga Bilbil Klosi

E shtune, 04.04.2009, 01:30 PM


Si i dha 30 vjet burg të rëndë gjykatësi komunist

Nga Gazeta 55

Këtë kohë ai përfaqësonte të ashtuquajturën Ushtria Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, e organin vartës të saj të quajturën Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korparmatës I. Me fjalët “Smrt fashismo – slloboda narodni” (në shqip Vdekje Fashizmit – Liri Popullit, në emërtesën VFLP) dhe duke folur “në emër të popullit”, Bilbili jepte vendime me dënime për të gjithë ata që nuk ishin politikisht komunistë, por edhe për ndonjë komunist që nuk ishte vërtet komunist siç e donte partia. Nuk pyeste për askënd (veç partisë) kur jepte dënime. Aleksandër Podolsky Rus i bardhë i ardhur qysh në fundin e 1924 në Shqipëri me trupat e Ahmet Zogut. Këtu kishte hak për të marrë Bilbili pasi i bëhej shërbimi njësoj si Rusisë sovjetike, ashtu edhe partisë së vet në lidhje me dënimin që u duhej dhënë. Për pasojë, inxhinieri Podoslky, i arrestuar më 22 dhjetor 1944, i mori më 12 maj 1945 nja 30 vjet të rëndë nga Bilbil Klosi.

Gjon Mark Gjini 45 vjeçari kishte qenë në shërbim të Patër Anton Harapit. Është interesante se në të gjitha aktet e procesit, ky shkruhet “Andon Harapi”. Për shkakun se ky person kishte shërbyer për 2 – 3 javë për Anton Harapin, përbënte faj për Bilbil Klosin për t’i dhënë nja 30 vjet burg më 6 qershor 1945.

Haki Tafaj Dënohet me akuzën e njohur se kishte qenë “ballist”. Kishte qenë 22 vjeç kur ishte mobilizuar kundër pushtuesit në radhët e Ballit Kombëtar. Përderisa ishte i tillë meritonte të dënohej politikisht. I pyetur rreth akuzës se ka penguar luftën e popullit, 22 vjeçari që kishte mbaruar shkollën amerikane të bujqësore të Golemit, ka kundërshtuar. Ai ka thenë se ka hyrë në Ballin Kombëtar 6 javë para prishjes së marrëveshjes së Mukjes. Më 23 qershor 1945 vendoset që këtij djaloshi Klosi t’i japë 20 vite burg. Gjykata e Lartë Ushtarake (jo Bilbil Klosi) e ul këtë vendin në 10 vjet burg.

Halo Imeraj (Kuçi) 45 vjeçari nga Kuçi i Kurveleshit, akuzohej se kishte “shtypur popullin”. Më 23 qershor 1945, Bilbil Klosi i jep 20 vjet burg pa thënë kurrkund se si e kishte “shtypur popullin”. Jo pa qëllim, kjo ishte drejtësia e Bilbilit, të jepje dënime pa u dukur asnjë provë, por duke pasur propagandë gjithandej.

Mehmet Hurshit. Ishte pushkatuar Javer Hurshiti me gjyqin special të 1945-s. kishte qenë Bilbili njëri ndër ta. Po pse do ta lindte ke kaq. Absolutisht, binte lufta e klasave, fuqizohej armiku, praj duhej çuar puna deri në fund. Arsyetimi i këtij dënimi është vërtetë për t’u admiruar. Akuzohej se Mehmeti kishte raportuar “mbi lëvizjet e trupave partizane”. Këto lëvizje ai nuk i dinte, e megjithatë i kishte raportuar. Sigurisht nuk dilte askush ta thoshte këtë dhe as kishte ndonjë copë letër ku të provohej kjo. Punë e madhe do thoshte Bilbili. I jep 15 vjet burg më 23 qershor 1945.

Ndoc Palok Gjoni. Nëpunësi i Bankës Kombëtare duke qenë civil akuzohej se kishte qenë ushtarak e si i tillë kishte bërë hatanë. 25 vjeçari nga Shkodra argumentonte se ishte nëpunës dhe kishte marrë ndonjëherë funksione ushtarake. Por ku pyeste Bilbil Klosi. Kalon në akuzën tjetër duke thënë se kishte qenë provokator e kishte “gjurmuar shokët në demonstrata”. Si përherë prova nuk kishte. Më 26 maj 1945, Bilbili i jep 5 vjet burg.

Ramazan Jarani. 49 vjeçari i arrestuar më 31 tetor 1944, babai i 6 fëmijëve ishte inspektor i arsimit. Por kishte bërë “mëkatin e madh”, ishte rrethuar me Ballin Kombëtar, kishte shkruar trakte të kësaj organizate dhe kishte marrë pjesë në kongresin e Ballit në Berat në janar 1944. Këto ishin “krime” të mëdha. Nuk mund të lihej njeri në shtëpi ky njeri të jetonte me fëmijët e tij por duhej burgosur se kisha ardhur koha e Bilbilit. I jep Bilbili plot 30 vjet burg e detyrimin për të punuar më 28 prill 1945. Por Gjykata e Lartë e ul vendimin në 20 vjet.

Rexh Meta. 40 vjeçari nga Vuthaj i Gucisë ishte arrestuar më 4 nëntor 1944, akuzohej në mënyrë qesharake se kishte qenë “nismëtar i formimit të Legalitetit, informator i Abaz Kupit” dhe ndërlidhës këtij të fundit me divizionin “Skandërbeg”. Dihet që midis këtij divizioni dhe Abaz Kupit nuk ka pasur kontakte edhe për shkak të largësisë gjeografike në të cilat kanë vepruar. E megjithatë për Bilbilin kjo nuk ka rëndësi. Prova s’ka. Argumente s’ka. Po atëherë? Ka qenë zogist e për rrjedhojë duhet të jetë kriminel lufte. Bile e bukura është se Rexhës i quhej akt i rëndë se kishte kërkuar zëvendësimin e parullës jugosllave “VFLP” me një parullë të pa spikatur si “Vdekje Bejlerëve – Liri Popullit”. Mirë do thoni ju lexues të dashur, por Bilbili vetëm për këtë ja faturoi 30 vjet burg të rëndë më 12 maj 1945, ndërsa gjykata eprore e uli këtë dënim në 20 vjet burg.

Sali Vata. Kishte shërbyer për disa vite në gardën e shtetit shqiptar. Tani kishte ardhur koha që jeta e tij të gjykohej nga Bilbil Klosi. 46 vjeçari nga Macukulli i Matit kishte qenë më 1944 roje i Mehme Frashërit. Kjo për Bilbilin përbënte faj të madhe pasi te personi i Mehdi Frashërit ishte gjithë strumbullari i Luftës së Dytë Botërore. Sali Vata nuk duhej ta ruante atë. Edhe pse Sali Vata ishte dorëzuar vetë në Shkodër pasi Mehdi Frashëri ishte larguar jashtë vendit, edhe pse e kishte dorëzuar edhe forcën që kishte me vete,edhe pse dalin dësh-mitarë pro tij, Bilbil Klosi i jep më 8 qershor 1945 një burg të mirë të përjetshëm.

Shaban Sheshori. I arrestuar më 1 dhjetor 1944 38 vjeçari kishte bërë krimin e madh që ishte anëtarësuar në organizatën e Legalitetit. Kjo nuk mund të durohej nga Bilbil Klosi. Shabani ishte një armik më shumë, pavarësisht se Shabani kishte qenë anëtar i Frontit në Prezë. Ai akuzohej se kishte penguar luftën (nuk dihej se si), kishte folur në popull e kishte simpatizuar Legalitetin. Më 23 qershor 1945, Bilbili i jep 15 vjet burg.

Osman Mema. Ishte 75 vjeç. Banori i fshatit Shëngjergj të Tiranës, akuzohej për të njëjtat gjëra si personi më sipër. Çfarë nuk ka thënë për këtë person Bilbil Klosi në vendimin që ka dhënë kundër tij, sikur ky të ishte qenë supermen. I jep 30 vjet burg. Organi epror i ul dënimin duke ia bërë 20 vjet, por ama Bilbili i kërkoi 30-të.

Dënimi i Osman Gazepit. Edhe ky nuk mund të ishte prapa dënimeve. “I akuzuar: Sipas aktakuzimit të prokurorit pranë kësaj Gjykate dhe ordinancës së Komisionit Hetimor për zbulimin e krimeve e të kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit për Qarkun e Tiranes, sepse: "Si oficer i naltë ne qeveritë kuislinge dhe si simpatizant i organizatës tradhtare mercenare të Legalitetit ka penguar e tradhtuar luftën e popullit shqiptar.Ka tradhtuar gjithashtu luftën për çlirimin e atdheut, duke marrë pjesë krah për krah me gjermanet kundra partizanëve në luftën për çlirimin e Tiranës dhe të Shkodrës.

Gjykata: Mbasi shqyrtoi procesverbalin e Komisionit Hetimor; Mbasi dëgjoi apologjinë e të pandehurit, mbasi dëgjoi dëshmitarët e akuzës dhe të mbrojtjes, mbasi dëgjoi pretencën e prokurorit, mbrojtjen e asistuesit av. A. Totozani si dhe fjalën e fundit të të pandehurit, mbasi shqyrtoi të gjitha aktet e dosierit, mori parasysh rrjedhjen e gjykimit e bisedoi çështjen në fakt e në të drejtë,

Observon: Siç u faktua ne zhvillimin e gjyqit në fazën hetimore dhe publikisht, me pohimin e vetë të pandehurit dhe me deponimet e dëshmitare të akuzës të pyetur me betim, Osman Gazepi, si oficer i naltë ka tradhtuar dhe penguar luftën e popullit shqiptar duke qëndruar gjithmonë dhe deri ne fund bashkëpunëtor me tradhtarët e vendit. Më datën 7 prill 1939 jo vetëm qe nuk ka luftuar kundër invadorëve, por edhe ka ndjekur në ikje mbretin tiran, duke u rikthye disa ditë me vone në Shqipëri nën fashizmin, për t’u dukur me uniformen e tij në rrugët e kryeqytetit. Prej formimit të organizatës tradhtare të Legalitetit, i pandehuri bën pjesë në të si besnik i Zogut, siç deklaroi dhe para gjyqit, duke pasur dhe korrespondencë me kriminelin Abaz Kupi. Kur forcat partizane nacionalçlirimtare kanë filluar sulmin kundra Tiranës, i pandehuri jo vetëm që ka rezistuar bashkë me gjermanët dhe ka ofenduar partizanët, por edhe është larguar bashkë me gjermanet dhe tradhtaret e tjerë për në Shkodër, ku ka bashkëpunuar me Gjon Marka Gjonin, Kol Bibën, Halil Alinë etj, tradhtarë e kriminelë. Me qenë se aktiviteti i tij e cilëson të pandehurin si armik të popullit, konform nenit 15 të ligjit mbi organizimin e funksionimin e gjykatave ushtarake, Prandaj Trupi gjykues bashkërisht, konform me  pretencën e prokurorit, në bazë të nenit 18 po të asaj ligje, Vendosi Ndëshkimin e Osman Gazepit me 3- vjet burgim, humbjen e të drejtave civile e politike për aq kohë dhe me konfiskimin e pasurisë. Vuajtja e ndëshkimit, fillon nga data e rreshtimit të tij. Tiranë 23 qershor 1945”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora