E shtune, 27.04.2024, 10:35 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (IX)

E enjte, 16.04.2009, 07:26 PM


HASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (9)

Plani i likuidimit të Hasanit me shokë

Nga Ramadan ASLLANI

Sylë Mehemti u bind se Hasan Remniku e ka brenda spiunin, ndaj dhëmbit të të cilit më nuk do ta shpëtonte njeri mbi fytyrë të tokës. Prandaj, asnjë sakrificë e Sylë Mehmetit -“Musa”, as vetëvrasja e tij.  J. Bullajiqi, në vazhdim të fejtonit shkruan se tani “Musa” foli sinqerisht: “Qysh gjatë kohës së Jugosllavisë së Vjetër jam njohur me Hamzë Sylejmanin prej një katundi afër Gjilanit. Mbas çlirimit Hamza e fshehu në shtëpinë time djalin e vet, që gjatë luftës bashkëpunoi me okupatorin…!”. Përmbajtja e deponimeve të tjera, të Sylë Mehemti, para “Ismetit”, më 26 shtator 1951, mund të përmblidhet në këtë shkurtim:
“Nga fillimi i vitit 1945, kur filloi mobilizimi masiv i meshkujve shqiptarë nga 16-60 vjeç, Syla me djalin e Daut Kepës u futën në UNÇJ-në. Pas demobilizimit, UDB-ja nuk e kërkoi më djalin e Daut Kepës.  Kjo u bë shkak për ta trashur miqësinë dhe besimin e ndërsjellë midis Dautit dhe Sylës. Filluan vizitat e ndërsjella. Në fund të muajit korrik, të 1951, Sylë Mehemti ishte mysafir i Daut Kepës dhe aty mësoi për vrasjen e dy oficerëve të UDB-ës në Remnik, nga mësuesi Mustafë Koka. 

Mundësitë e arratisjes në Shqipëri

Kur Syla erdhi për herë të dytë te Dauti, aty rreth 22 shtatorit 1951, Daut Kepa gjithsesi duke zbatuar kërkesën e Hasan Remnikut me shokët, kërkoi nga Sylë Mehemti që të angazhohej për të gjetur ndonjë “kallauz”, i cili do të merrte mbi vete kalimin e sigurt të Hasan Remnikut me shokët në Shqipëri. Dhe për këtë punë “Erdha në Prizren për ta gjetur një mik timin!” – tha Sylë Mehemti dhe pranoi bashkëpunimin për kurthin që do të thurte UDB-a për Hasan Remnikun me shokët!. Në këtë kurth, Sylë Mehemetin realisht e hodhi tradhtia që lëshoi shtatin. Brenda grupit të Hasan Remnikut, në lidhje me rrethin që kontaktonte ky grup!.
Në pyetjen e operativistit të UDB-së se a do të pranonte që “Bandën e Hasan Remnikut” t’ia sillte në vendin “Stupicë”, Syla i tha se ka për t’ia sjellë mu aty ku “do t’i caktohet!”. Për garanci të kësaj pune e ofroi vëllain: “Qe, sille vëllain tim në burg. Në qoftë se i bëj të gjithë që kërkon, atëherë do ta lirosh. Në qoftë se jo – ban me ta çka të duash…!” Kjo është dëshmia se Sylë Mehemti ishte i mllefosur edhe në mikun e shtrenjtë, Daut Kepën, pse ai e kishte humbur pusullën!?.
Propozimi i Sylë Mehemtit u hap provë udbashëve se më në fund gjetën personin e përshtatshëm për ta hedhur në kurth Hasan Remnikun. “Kjo do të jetë arsye e madhe, që “Musa “ të punojë shpejt dhe në mënyrë të saktë!”- mendoi shefi grupit të udbashëve për likuidimin e Hasan Remnikut me shokët.

Inskenimet e burgosjes

Pa vonuar e futi Sylën në xhip dhe shkoi në Vraniq. Vëllai i Sylës, Idrizi, po punonte në ara dhe pa asnjë selam e futën në xhip e morën pa e hetuar fshati dhe e burgosën. Ai nuk kishte asnjë lidhje me grackën ku kishte rënë i vëllai.  Kështu., Sylë Mehemti “pranoi” të bashkëpunoi me ne dhe duke ju paraqitur grupit edhe më tutje si mik për ta sjellë atë në kurth” – përfundon J. Bulajiqi.
Sylë Mehemti i hyri punës me shpejtësi dhe me rrezik për jetën e tij. Pas dy dite, më 28 shtator 1951, Sylë Mehemti u kthye në Livoç të Epërme, te Daut Kepa. Ai e kishte shtëpinë veç katundit dhe pranë kishte vetëm tre fqinjë, por me ta nuk kalonte mirë dhe aty mund të hynte lehtë, pa u diktuar. E informoi mikun Dautin e sinqertë, patriot e besnik, po që tashti, pa dije po  e luante lojën e UDB-ës, se i ka “gjetur dy veta”, të cilët do t’i kapërcejnë Hasanin me shokët përtej, në kufirin e Shqipërisë. Kjo e gëzoi Daut Kepën pa masë. I dha darkë të mirë, ia shtroi vendin për gjumë dhe i tha: “Pusho, miku im, se tash unë e kam radhën…!” Natën, rrugë e pa rrugë, shkoi në Bresalc te “një mik”, të merrte lidhjen me grupin e Hasan Remnikut.

Takimi me spiunin Daut Kepa

Daut Kepa tri ditë nuk është kthyer në shtëpi. Nuk dihet shkaku i vonesës: nuk mund t’i gjente apo Hasan Remniku nuk bindej që ta lëshonte fatin e jetës së tij dhe të shokëve në duart e një miku të rastësishëm!? Daut Kepa do të kthehet në shtëpi në terrin e 1 tetorit 1951 dhe e informoi Sylë Mehmetin: “I gjeta. Do të takohemi me ta këtu në rrethinë në një vend të fshehtë!” Dy ditë më vonë, në terrin e parë të natës së 3-4 tetorit 1951, Daut Kepa i priu Sylës për në vendin e caktuar. Parullë për njohjen e thjeshtë, por me kuptim: Dauti “i ra gurit me kundakun e pushkës së vet…!”. Nga pusia, pa pritur doli Hasani, e pas tij Agushi dhe Mustafa.
Sipas J.Bullajiqit, Hasani, sikur t’i merrte në pyetje do t’i drejtohet herë njërit e herë tjetrit: “A je i sigurt se është ky njeri që nuk do të na tradhtojë!”- e pyeti Dautin. -Syla asht mik imi dhe unë garantoj për të! Tani ju drejtua Sylës: “Më thuaj, si mendon me
na qit në kufi?”. Syla, pasi tha se ai e merr përgjegjësinë vetëm nga Ferizaj, konstatoi: “Unë do t’ju çoj deri mbi Prizren, atëherë ju dorëzoj njerëzve të mi, që t’ju kalojnë përtej kufirit!” I tha se “kallauzët janë njëri prej Vërmicës, kurse tjetri prej Zhurit”. Në interesimin e Hasanit se sa “kërkon ti për shërbimin!”, Sylë Mehmeti u tregua dinak: “Unë punoj për hatër të Hamzës”- Daut Kepës, kurse për dy “prijësit duhen 20 mijë dinarë!” Vlera e këtyre të hollave u shpreh në “2,5 lira për një njeri”.

Takimi dhe vendi me prijësin 
 
Dita e nisjes u caktua e shtune, që do të thotë: 6 tetor 1951. Në këtë ditë Syla duhej të vinte te Dauti në Livoç, kurse koha dhe vendi, do të caktoheshin më vonë, pasi të arrinte Syla në Livoç. Sylë Mehemti, sipas J. Bullajiqit, me motivim se “duhej të vinte kontakt me prijësit!”, për t’i informuar për kohën e nisjes së Hasanit me shokë dhe për ta akorduar kohën e “takimit dhe vendin me prijësit!”, u përcoll për Prizren. Ai fare nuk shkoi në shtëpi, në Vraniq, shkoi në banesën e udbashit përgjegjës, “Ismetit” dhe informoi: “Puna u krye! Nisja të shtunden..!”. “Ismeti”, alias Aleksa Vuçiniqi me telefon e informoi shefin në Prishtinë, Dimitrije Kolkoviqin – Disha dhe ai pas pak orësh, i shoqëruar prej një oficeri të UDB-ës, dhe pikërisht prej Mazllum Nimanit, të kamufluar me emrin ”Shaban” arriti “në Prizren!”.
Na duket absurd që aksioni për likuidimin e grupit të Hasan Remnikut të jetë prej një qendre të UDB-së shumë larg vendit ku qarkullonte Hasan Remniku me shokë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora