E merkure, 19.06.2024, 05:23 AM (GMT+1)

Mendime

Arben Llalla: Grekët që nga vitet 1976 kanë prishur në Selanik varrezat e shqiptarëve

E marte, 03.03.2009, 09:02 PM


PPSIMPOZIUMI/ Grekët që nga vitet 1976 kanë prishur në Selanik varrezat e shqiptarëve, të bullgarëve, rumunëve
 
Adedin Dino dhe çështja Çame
 
Nga Albert Zholi

 
Të shtunën në ambientet e Hotel “Tirana International” u zhvillua Simpoziumi mbarëkombëtar Adedin Dino dhe çështja Çame. Në këtë simpozium ishin të ftuar dhe shumë studiues Evropianë kryesisht ballkanas që e njohin mirë çështjen çame. Ky Simpozium u organizua nga Instituti i Studimeve të Çamërisë, PDI, Shoqata atdhetare Çamëria . Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Bordit të Institutit të Studimeve për Çamërinë z.Gazmend Haxhia. Në fjalën e tij, ai bëri një panoramë të shkurtër se si lindi problemi çam. Sipas tij, problemi çam sot është një ndër problemet kryesore etnike ballkanike që kërkon zgjidhje. Ndërsa në fjalën e përshëndetjes z. Adrian Tana, kryetar i Shoqatës “Çamëria”, theksoi domosdoshmërinë e mbajtur ndezur të kësaj çështjeje e cila është lënë në harresë nga politika shqiptare. Gjithashtu, në fjalën përshëndetëse Kryetari i PDI-së, parashtroi para të pranishmëve përpjekjet që po bën PDI në arenën ndërkombëtare për njohjen e këtij problemi dhe sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për të vërtetën historike dhe ndihmën për zgjidhjen e tij.
 
Debati shqiptaro-grek

Pjesa më kryesore e këtij Simpoziumi ishin referatet që mbajtën studiues, historianë, akademikë dhe intelektualë me tituj shkencorë. Akademiku Beqir Meta në referatin e tij u ndal në “Çështja çame në debatin shqiptaro-grek, për minoritetet gjatë viteve 1920-30”. Në këtë referat, ai foli mbi numrin real të minoritetit grek në Shqipëri si dhe në numrin real të çamëve të shpërngulur nga tokat e tyre në drejtim të Turqisë, por sidomos në Shqipëri. Ai theksoi se shumë historianë grek, por edhe të huaj e kanë shtrembëruar këtë numër në dobi të interesave të politikës greke. Sot faktet sipas tij flasin ndryshe pasi koha e vendos çdo gjë në vendin e saj.
 
Interes i veçantë, referatet
 
Me shumë interes u ndoqën referatet e “Abedin Dino Ministër i Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane” mbajtur nga Prof. Dr. Gazmend Shpuza. “Lamtumirë Rumeli ! Rënia e Janinës (1913), një histori e dhimbshme Osmane” nga Dr. Dritan Egro. “Familja Dino gjatë Luftës së Dytë botërore” nga Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu. “Çështja çame në faqet e gazetës “Kosova”, (1922-33)” nga Prof. Dr. Fatmira Rama. “Problemi çam dhe zgjidhja e tij” nga Av. Arben Rakipi. “Epiri në kohën e Ali Pashës sipas Pukvil” nga Prof Dr. Serge Metias. “Çështja çame –problem ndërkombëtar” nga znj. Miranda Vickers. “Bashkimi Evropian mbi të drejtat e minoriteteve dhe problemi i zbatimit në modelin etnik shqiptar në Greqi” nga Prof. Dr. Denis Ekinci, etj…
 
Sensibilizimi i çështjes “Çame” në Maqedoni

 
Ky ishte referat kryesor i historianit dhe deputetit të pavarur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë z. Daut Rexhepi. Në këtë referat ai midis të tjerave theksoi se pas Luftës së Dytë Botërore dhe pse shqiptarët në Ballkan ishin rreshtuar me grupin fitues të luftës kundër nazizmit, ndaj popullit shqiptar ndodhi një tragjedi edhe më e madhe. Ajo e ricopëtimit të tokave shqiptare nga fqinjët e saj Jugosllavia dhe Greqia. Ndër tragjeditë e mëdha të kësaj ndarje e pësuan edhe shqiptarët nga Çamëria të cilët u masakruan dhe u dëbuan me forcë nga tokat dhe shtëpitë e tyre në fund të vitit 1944-45. Pasi u përzunë me dhunë nga Greqia, shqiptarëve nga Çamëria iu përvetësuan pasuritë dhe ju hoqën në mënyrë kolektive e drejta e shtetësisë. Në vitin 2006, në Universitetin Shtetëror të Tetovës, falë punës së disa studiuesve të çështjes “Çame”, u bë e mundur që kjo çështje të bëhej e mundur të ishte dhe temë diplomimi për studentët e Fakultetit të Historisë përfundon z. Rexhepi.
 
Racizmi i grekëve ndaj minoriteteve
 
Ky ishte referati që mbajti historiani Arben Llalla. Sipas tij, grekët që nga vitet 1976 kanë prishur në Selanik varrezat e shqiptarëve, të bullgarëve, rumunëve, Por në luftën qytetare greke për pushtet, në vitet 1946-1949, përmenden edhe shqiptarët e Greqisë që ishin përzënë me dhunë në vitin 1945, nga forcat e djathta që udhëhiqeshin nga Napolon Zerva. Nga dokumentet historike veçojmë kërkesën e Kryetarit të Qeverisë së Përkohshme gjeneral Marko Vafiadhis, i cili i parashtroi midis shumë kërkesave Enver Hoxhës për të mundësuar në luftë çamët e përzënë . Prandaj Shtabi i Përgjithshëm grek, dërgoi Marko Vafiadhin, në Tiranë, të kërkojë nga Enver Hoxha për të dërguar çamë të dëbuar nga Greqia që të luftonin përkrah forcave që udhëhiqeshin nga Partia Komuniste Greke, përfundoi Llalla. 
 
Konkluzione

Sipas diskutantëve në Simpozium, zgjidhja e problemit çam, si një nga padrejtësitë më të mëdha historike që i është bërë kombit shqiptar, duhet të përkrahet fort nga strukturat e shtetit shqiptar duke ushtruar presion politik nëpër organizatat ndërkombëtare. Sipas diskutantëve, tek-tuk dëgjohet zëri i ndonjë deputeti që kërkon zgjidhje për çështjen çame, por këto zëra janë të pakët, thuajse të papërfillshëm që humbasin në mjegullën e bizneseve që grekët ngrenë në Shqipëri. Por edhe shoqatat, PDI apo Instituti i Studimeve të Çamërisë, nuk kanë gjetur një zgjidhje apo emërues të përbashkët që të bashkojnë votat e tyre në një grupim të vetëm.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora