E marte, 21.04.2026, 10:58 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Mos e djegni jorganin (milionat e shtetit) për një plesht (president)!

E marte, 21.04.2026, 06:56 PM


Mos e djegni jorganin (milionat e shtetit) për një plesht (president)!

Shkruan: Florim Zeqa

Ne shqiptarët e kemi nje problem të madh që nuk e kanë popujt e tjerë të botës!

Jemi mësuar që problemet e brendshme dhe mosmarrëveshjet për ndarjen e pushtetit t'na i zgjidhin të tjerët!

Kështu na ka ndodhur në vijimësi nga paslufta e deri para 5-6 viteve kur erdhi në pushtet Albin Kurti!

Ndodhte ashtu sepse nuk kishim fitues absolut të zgjedhjeve dhe kërkohej konsensus i gjërë dhe ndërmjetësim në arritjen e marrëveshjeve politike!

Mirëpo, për fatin e keq, edhe tani kur kemi fitues absolut të zgjedhjeve, politikanët nuk po arrijnë dot që të merren vesh për ndarjen e gjahut të pushtetit!

Amerika që dikur përkujdesej për ne, tani është e zënë me probleme të veta dhe nuk e di ku e ka 'bishtin as koken', as që ka kohë të mendoj për Kosovën e lëre më t'i bie ndërmend t'na dërgoj një letër (zarf) shpëtimi për t'na nzjerrur nga ngërçi politik ku e kemi sjellur vendin tonë!

Ndërsa shtetet e BE-së, anëtare të NATO-s janë të zëna me problemet e sigurisë së tyre pas përplasjeve me presidentin amerikan, i cili e quajti "Tigër prej letre" aleancën më të fuqishme ushtarake në botë!

Thirrje liderëve të partive parlamentare

Merruni vesh sa nuk është bërë tepër vonë! Mos u ngarkoni me një mëkat të madh për ambicie pushteti!

Herët apo vonë historia do t'iu ndëshkon!

Zgjedhja e presidentit është obligim kushtetues i të gjitha partive parlamentare siq është obligim respektimi i rezultatit zgjedhor siq ndodhë në çdo vend të lirë dhe demokratik!

Partitë që qëllimshëm e dërgojnë vendin në zgjedhje do të ndëshkohen keq nga elektorati kosovarë, kudo që ndodhet, në vendlindje apo në mërgatë!

Mos u mashtroni dhe mos besoni kot! Rrota e historisë nuk kthehet pas, sikurse që nuk kthehet pas as rrjedha e ujit që buron nga thellësia e tokës!

Andaj, respektojeni vullnetin e elektoratit!

Vullneti i popullit, vullneti i Zotit!

Me besim në Zot dhe Atdhe, ulni flamujt partiakë për shtetin e Kosovës!

Në fund, një pyetje kortezie për të gjithë ata që po kërkojnë zgjedhje: "çka tutje nëse zgjedhjet e sjellin të njëjtin rezultat?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sadbere Emshiu: 'T'uj i ndreç vetullat, i çiti sytë' Sevdail Hyseni: Manipulimi Florim Zeqa: Në pritje të marrëveshjes historike LVV-PDK! Petrit Dibrani: Organizimi i urrejtjes dhe shpenzimi i buxhetit të shtetit Milazim Zeqiraj: LDK në mes kritikës dhe hezitimit në kërkim të besimit qytetar Florim Zeqa: Dëshira për riatdhesim, vullkan i pashuar në shpirtin tim! Rushit Zejneli: Arnaut Zejneli, shqiptari që u bë Hero në Turqi Kalosh Çeliku: Zagarët sot ndërsehen pas posteve partiake Isuf B. Bajrami: Dëbimet e shqiptarëve në Ballkan (1877–1999) Luljeta Pula: Bashkimi Kombëtar, amaneti që po e tradhëtojmë çdo ditë Fejzulla Berisha: ADN-ja e shqiptarit është e shkruar me Shkodrën, Prizrenin, Vlorën dhe Prekazin Isuf B. Bajrami: E drejta ndërkombëtare dhe përdorimi i forcës në Ngushticën e Hormuzit Sadbere Emshiu: Rri me këmbë në tokë, o Muhamet Idrizi – historia nuk fillon në Maretstraße, e as me ty Don Fran Sopi: Papa Leoni i XIV flet me zemrën e Ungjillit shënjtë Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani – kurban në mbrojtje të rugovizmit Albert Zholi: Çelik Petriti dhe Fitim Çaushi - Qeveria shqiptare po shmang një problem me rëndësi mbarëkombëtare Sabri Hamiti: Dorëshkrim nga Kosova Florim Zeqa: Në Koshare nuk ra kushtrimi, ndodhi mashtrimi! Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani as “notere e Kurtit”, as “karrieriste”, por presidente unike e Kosovës Gjon Keka: Vendosni disa emra për president në tavolinën e bisedimeve dhe ecni përpara

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx