E hene, 20.04.2026, 10:15 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Në pritje të marrëveshjes historike LVV-PDK!

E hene, 20.04.2026, 06:55 PM


Në pritje të marrëveshjes historike LVV-PDK!

Shkruan: Florim Zeqa

E kam thënë ditë më parë, po e përseris edhe tani pas dështimit të pritur të negociatave të LVV-së me LDK-në, se bashkimi i LVV-së me PDK-në është zgjidhja më e mirë për vendin dhe më optimale për Albin Kurtin.

Presidenti nga PDK-ja, zgjidhje realiste për vendin

Pas dështimit të bisedimeve me kryetarin e LDK-së, Albin Kurtit i ka mbetur vetëm PDK-ja si zgjidhje reale dhe optimale për të mos e dërguar vendin në zgjedhje.

Arritja e një marrëveshjeje politike me PDK-në dhe ofrimi i postit të presidentit për z. Bedri Hamza është zgjidhja më realiste dhe më pragmatike e Albin Kurtit, jo vetëm për zgjidhjen e krizës politike, por edhe për vazhdimin e qeverisjes aktuale.

Bashkëqeverisja LVV-PDK, përkatësisht koalicioni mes dy partive më të mëdha në vend, do të prodhojë stabilitet politik dhe mbarëvajtje të legjislaturës së X-të deri në fund të mandatit politik.

Për më tepër se kaq, ky do të ishte koalicioni më i natyrshëm i pasluftës në Kosovë.

Bashkimi i dy forcave politike me përafrim të bindjeve ideologjike do të ndikonte në konsolidimin e të djathtës shqiptare në Kuvendin e Kosovës si opozitë konstruktive, e cila gjithçka tjetër mund të quhet tani, vetëm opozitë jo!

Pra, përafrimi i PDK-së me LVV-në, përveqse i natyrshëm, është i dobishëm për vendin, dhe më lehtë i arritshëm sesa që ishte bashkimi i LDK-së me PDK-në në vitin 2007.

Andaj, për të mirën e vendit duhet lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe inatet personale për stabilitet institucional në shtetit tonë.

Bashkimi i LVV-së me PDK-në duhet të jetë produkt i një kompromisi të dyanshëm, që i bie se, LVV postin e presidentit duhet me ia dhënë partisë së dytë parlamentare, në këtë rast PDK-së me 22 deputet në Kuvend dhe ndarjen edhe të disa ministrive përkatëse në përputhje me fuqinë politike në Kuvend!

Kështu do të arrihej stabiliteti numerik në Kuvend për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pse jo edhe arritjen e një konsensusi politik për ndryshimet aq të nevojshme kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli dhe futjen e referendumit në aktin më të lartë juridik, për deklarimin plebishitar të popullit për çështje kruciale që determinojnë të ardhmen e vendit.

Albin Kurti e ka rastin historik të dëshmojë lidership dhe pjekuri politike në arritjen e koalicionit me PDK-në.

Në të kundërtën, për dështimin eventual në zgjedhjen e presidentit, e tërë përgjegjësia politike do të bie mbi të dhe Lëvizjen Vetëvendosje!

Në të kundërtën, zgjedhjet e reja nuk do të prodhojnë asnjë rezultat pozitiv për LVV-në, përveç rënies në elektorat dhe dobësimit të Albin Kurtit si lider më i votuar në Kosovën e pasluftës!

Andaj, Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe as për të eksperimentuar zgjedhje të reja me forca të vjetra politike pa ngjizjen e një alternative të re politike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Petrit Dibrani: Organizimi i urrejtjes dhe shpenzimi i buxhetit të shtetit Milazim Zeqiraj: LDK në mes kritikës dhe hezitimit në kërkim të besimit qytetar Florim Zeqa: Dëshira për riatdhesim, vullkan i pashuar në shpirtin tim! Rushit Zejneli: Arnaut Zejneli, shqiptari që u bë Hero në Turqi Kalosh Çeliku: Zagarët sot ndërsehen pas posteve partiake Isuf B. Bajrami: Dëbimet e shqiptarëve në Ballkan (1877–1999) Luljeta Pula: Bashkimi Kombëtar, amaneti që po e tradhëtojmë çdo ditë Fejzulla Berisha: ADN-ja e shqiptarit është e shkruar me Shkodrën, Prizrenin, Vlorën dhe Prekazin Isuf B. Bajrami: E drejta ndërkombëtare dhe përdorimi i forcës në Ngushticën e Hormuzit Sadbere Emshiu: Rri me këmbë në tokë, o Muhamet Idrizi – historia nuk fillon në Maretstraße, e as me ty Don Fran Sopi: Papa Leoni i XIV flet me zemrën e Ungjillit shënjtë Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani – kurban në mbrojtje të rugovizmit Albert Zholi: Çelik Petriti dhe Fitim Çaushi - Qeveria shqiptare po shmang një problem me rëndësi mbarëkombëtare Sabri Hamiti: Dorëshkrim nga Kosova Florim Zeqa: Në Koshare nuk ra kushtrimi, ndodhi mashtrimi! Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani as “notere e Kurtit”, as “karrieriste”, por presidente unike e Kosovës Gjon Keka: Vendosni disa emra për president në tavolinën e bisedimeve dhe ecni përpara Vladimir Shyti: Pushtimi i Shqipërisë nga vetë shqiptarët Kalosh Çeliku: Qyqja Ndue Dedaj: Çdo edicion, lajmi i parë – qeveria!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx