Mendime
Luljeta Pula: Bashkimi Kombëtar, amaneti që po e tradhëtojmë çdo ditë
E merkure, 15.04.2026, 06:59 PM

Bashkimi Kombëtar, amaneti që po e tradhëtojmë çdo ditë
Nga
Luljeta Pula, Tiranë
Të
nderuar pjesëmarrës,
Të
dashur miq,
Brezi
im e ka jetuar bashkimin kombëtar si ideal jetik, që nga demonstratat e vitit
1968.
Unë
jam rritur dhe kam frymuar me këtë ideal, edhe atëherë kur Atdheu ynë
Shqipëria, ishte dashuri e ndaluar, edhe atëherë kur jetonim me zërin e Atdheut
nga larg .. ‘’Ju flet Tirana…’’ , edhe atëherë kur fshehurazi dëgjonim këngën e
lehtë shqipe. Edhe atëherë kur gëzoheshim si fëmija me arritjet e dheut mëmë,
edhe atëherë kur nga dashuria për Atdheun, gabimisht identifikonim kombin, me
ideologjinë e atëhershme komuniste.
Sepse
Shqipëria për ne ishte Atdheu që duhet pa kushte, ishte dashuria që nuk ka
mbarim, ishte toka që nuk falet e nuk harrohet, ishte historia jonë kreshnike,
ishte dinjiteti ynë që na mbante në këmbë, ishte vetëdija dhe ndërgjegja jonë
kombëtare dhe historike, ishte ëndrra jonë e fundbotshme për bashkimin tonë
kombëtar që na mbante gjallë , ishte malli për atdheun e ndaluar dhe zjarri ynë
patriotik që na lëvizte, na jepte shpresë, dhe na bënte të besojmë se një ditë,
ne do bëheshim bashkë !
Ne
jemi një Komb, një Zemër! Mos ta vrasim ëndrrën tone ! Sepse Bashkimi Kombëtar
nuk pret më ! Sepse kur heshtim për Bashkimin, ne flasim kunër vetes tone !
Bashkimi Kombëtar, ideali I shenjtë apo frika jonë më e madhe ?
Është
e shenjtë pra, sepse një Komb p ndarë është një plagë që gjakosë çdo ditë ! A
do të zgjohemi më në fund ! Sepse Bashkimi Kombëtar, kërkon bijtë e vet !
Historia po na gjykon, dhe historia thërret, ku jemi ne përballë Bashkimit
Kombëtar! Sepse Bashkimi Kombëtar nuk është një ëndërr, ai është një detyrim !
U nisëm nga sakrifica, përditë po arrijmë te harresa ! Kush e vrau idealin e Bashkimit
Kombëtar !! Kemi një flamur, jemi një komb dhe dy realitete, dhe kemi një
ndërgjegje të plagosur ! Por zëri i Kombit nuk bën të shuhet ! Jemi në prag të
historisë , të bashkohemi ose të humbim si komb ! Ne duhet të zgjohemi ! Dhe të
bëjmë ëndrrën tone shekullore ! Dhe ky ideal ishte burim I rezistencës sonë,
ishte frymë mbijetese. Me shekuj ! Sot, ne nuk jemi aty ku ishim dhjetëvjetësha
më parë. Sot ne kemi një tjetër realitet historik.
Por
historia nuk rrënon idealet, nuk I zhdukë ato. Ajo detyron ndryshimin, ajo
imponon një formësim më tjetër të tyre. Historia I detyron ato të marrin një
tjetër formë ! Bashkimi kombëtar ishte ideal historik, ndërsa sot sfida jonë
është, të bëjmë ç’është e mundur ta shëndrrojmë ate në një realitet funksional.
Pa e dëmtuar stabilitetin dhe pa e humbur besueshmërinë ! Por ne nuk mund të
heshtim se në këtë realitet të ri, kur ne kemi dy shtete shqiptare, kur digë e
bashkimit janë integrimet evropiane dhe rendi global që nuk do ndryshime
kufijsh, midis nesh ka edhe keqkuptime, edhe emocione të patrajtuara, edhe një
mungesë të një strategjije reale. Dhe idealet tona nuk kanë humbur vlerën !
Përkundrazi ! Ato vetëm duhet të ndryshojnë formë ! Të bëhen më të mençura, më
të qëndrueshme dhe më të realizueshme. Ne flasim për bashkimin kombëatr , si
ideal dhe si dëshirë.
Flasim
për bashkimin si emocion, si ndjenjë, si sentiment që nuk shuhet. Por rrallherë
e mendojmë ate me një plan konkret. Dhe kur idealet nuk shoqërohen me hapa
realë, ato rrezikojnë të mbeten vetëm fjalë boshe, të humbin besueshmërinë te
populli, dhe të mbeten vetëm ëndrra. Dhe pikërisht kjo, duket se po na ndodhë
ne tani. Plani nuk bëhet as me dekrete, e as me deklarata të forta politike,
thirrje entuziaste e patetike ! . Ato bëhen me ndërtimin e një bashkimi funksional
dhe të përditshëm. Ato bëhen me bashkimin ,si proces të ndërtuar me hapa
konkretë, me bashkimin si strategji e përpunuar konform realitetit të ri
ndërkombëtar, dhe me bashkimin si vistër taktikash, që të projektuara dhe të
zbatuara mund të na çojnë në rrugën drejt objektivit. Askush nuk na ndalon sot,
kur më nuk na ndajnë telat me gjemba, kur kemi dy shtete tona të pavarura ,
askush nuk na ndalon pra , të bëjmë, ndoshta akoma jo bashkim kombëtar, por pse
jo, ta bëjmë bashkimin praktik, ate funksional. Askush nuk na pengon sot , të
bëjmë edhe bashkimin kulturor ku arti , gjuha dhe identiteti ynë forcohen
përtej kufijve administrative !Askush nuk na pengon sot të bëjmë bashkimin
arsimor me tekste të përbashkëta dhe me një narrativë unike e të unifikuar !
Ashtu
siç nuk na pengon askush të bëjmë një bashkim ekonomik ku bashkëpunimi konkret
krijon interes të ndërsjellë dhe mirëqenie të përbashkët. Dhe në fund, askush
nuk na ka penguar dikur e as nuk na pengon as sot të bëjmë, mbi të gjitha
bashkimin shpirtëror. Bashkimin që rindërton besimin, dhe forcon respektin
midis shqiptarëve, kudo të jenë ata. Sepse bashkimi kombëtar nuk është as
dekret e as një akt politik ! Ai është një proces i gjatë afrimi, ndërtimi,
besimi dhe krijimi të një realiteti përbashkues. Sepse , nëse këtë nivel
bashkimi nuk e arrijmë, sejcili projekt I madh rrezikon të mbetet I brishtë.
Ideali po, por tani mbi të gjitha urtësia në rrugën drejt tij. Sepse historia
nuk I shpërblen vetëm ëndërrimtarët, por më shumë se ata, vizionarët që ëndrrat
dijnë t’ I përshtasin me kohën !
Ne
nuk mund të heshtim se jetojmë në një rend ndërkombëtar, që nuk toleron
ndryshime kufijsh. Dhe se çdo aventurë politike e pamenduar, mund të ketë kosto
të lartë dhe pasoja të rënda për vetë shqiptarët . Prandej, duhet thënë, se s’
bën, se nëse sot do të shtrohej hapur çështja e bashkimit si akt politik
imediat dhe I menjëhershëm, kjo padyshim se do të sillte dështim. Sepse ne nuk
kemi as konsensus të brëndshëm, as përgaditje institucionale dhe sigurisht,
padyshim nuk kemi as më të voglën mbështetje ndërkombëtare. Dhe kjo nuk është
dobësi për ta fshehur. Ky ështe realitet për ta kuptuar. Dhe sot, nuk është
rrezik mungesa e idealit !
Sot
është rrezik, iluzioni se ai mund të realizohet pa përgaditje, pa strategji, pa
taktikë dhe pa një bazë reale në shoqëri. Sepse po, idealet që nuk kanë bazë
realitetin, humbin, treten, zhduken dhe sjellin vetëm dëshpërim dhe zhgënjim !
Prandej , është imperativ I kohës , një kthesë në mendim! Nga retorika
emocionale në veprim dhe ndërtim konkret ! Nuk dua t’u besoj takimeve formale e
zyrtare të Qeverive dhe Kuvendeve tona, që në letër nxitojnë të lidhin
Marrëveshje, që kurrë nuk e panë dritën. E që janë teatro, shfaqje, shou , për
konsum politik dhe elektoral. Dhe kjo punë duhet të jetë e menduar, e sinqertë,
e programuar dhe e projektuar, dhe e dizajnuar për implementim praktik.
Nuk
ka nevojë për demonstrime dhe ekspozime falso e teatrale, me pamje nga ato
Konferenca , për të cilat flitet e përflitet duke I trajtuar si arritje. Që më
pas ato të lënë shijen e hidhur të boshllëkut që vret. Unë nuk mbaj mend saktë,
gjithë ato Marrëveshje të nënshkruara midis qeverive të dy shteteve. Sepse ato
ashtu siç reklamohen e predikohen, humbin, treten dhe zhduken me shpejtësi të
rrufeshme. Sepse nuk kanë bërthamë, nuk janë të sinqerta e nuk janë të menduara
për zbatim.
Ato
janë thjesht një farsë, ato janë thjesht në eksponim virtual, në ajër dhe të pa
bosht. Kush na ndaloi neve që gjer tani nuk e bëmë unifikimin e plotë të
teksteve, Kush na ndaloi neve të bëjmë dhe të aplikojmë në praktikë, tregun e
përbashkët, kush na ndaloi ne gjer tani të dizajnojmë politikat kulturore të
koordinuara, e kush na doli përpara që të mos bëjmë një bashkëpunim
institucional jo formal, por të vërtetë institucional dhe përmbajtësor ! Askush
! A e bëmë? Jo ? Çfarë u realizua nga ato bagazhe letrash e Marrëveshjesh që
gjoja u arrijtën, e nuk e pane dritën asnjëherë ! Sepse nuk ka seriozitet,
sepse nuk ka sinqeritet, sepse nuk ka mjaft atdhedashuri e përkushtim për
kombin, sepse ka interesa, interesa dhe vetëm interesa. Dhe lojë fjalësh,
improvizime dhe hipokrizi ! Dhe historia sot më shumë se entuziazmin kërkon më
shumë urtësi. Dhe shumë më pak retorikë boshe e zhgënjim masiv publik. Sepse
kur idealet nuk shoqërohen me realizëm, ato padyshim rrezikojnë të humbin
besueshmërinë.
Qytetarët
e ndjejnë hendekun dhe boshllëkun mes fjalëve dhe realitetit. Dhe nëse këtë
bashkim funksional nuk ararijmë ta ndërtojmë sa më parë, thirrja për bashkim
politik mbetet vetëm farsë dhe mashtrim ! Unë nuk jam kundër idealit ! Është e
kundërta, e kam , e dua dhe e respektoj ate ! Sepse jam rritur, jam formuar,
dhe jam mishëruar me te. Dhe pikërisht për këte, ai nuk duhet banalizuar me
slogane, e as të bëhet dekor në tryeza, dekor që nuk ka një ndikim, dhe veprim
real. Sepse ideali i madh kërkon seriozitet të madh.
Më
shumë urtësi e më pak emocion e iluzion ! Sepse historia nuk i fal popujt që
nuk e kuptojnë ngatërresën midis dëshirës dhe mundësive ! Sepse emocioni është
I rëndësishëm për të mbajtur gjallë idealin, por vetëm racionaliteti e bën ate
faktik dhe të realizueshëm. Unë e di, ka shumë ideliastë që bashkimin e shohin
të afërt. Afërsia në dëshirë nuk do të thotë afërsi në realitet. E fundja
politika është ajo që duhet të merret me realitetin. Dhe kur mungesa e
përgaditjes minimizohet, atëherë është e qartë se asnjë proces i madh historik,
nuk mund të realizohet pa themel. Dhe ne tani, jemi në ndërtim e sipër të atij
themeli. Dhe ka të tillë ,që thirren në deklarata politike.
E
deklaratat nuk bashkojnë . Bashkojnë vetëm institucionet dhe mendjet që
funksionojnë së bashku. Ka shumë entuziazëm. Entuziazmi është I bukur dhe I
nevojshëm për suksesin. Dhe unë e respektoj shumë entuziazmin. Dhe vet kam qenë
shumë entuziaste dikur. Por tani e kam kuptuar se përgjegjësia ime është të
flas jo me eufori dhe entuziazëm , por me maturinë që kërkon koha. Flitet e
përflitet referendumi. Por Referendumi është akti I fundit I një procesi të
thellë, dhe jo zëvendësim për mungesën e tij. Flitet në mënyrë abstrakte për
vullnetin e popullit. Por vullneti i popullit nuk ndërtohet me thirrje, por
vetëm me besim. E besimi krijohet me rezultate konkrete ! Shumë nga ne
idealizojmë të kaluarën. E kaluara na ka dhënë idealin, por e tanishmja kërkon
përgjegjësi, për mënyrën si e trajtojmë ate. Dhe nëse, fundja ,debati rrezikon
të bëhet përçarës, unë them se nëse për bashkimin nuk dijmë të flasim pa u
përçarë mes vete, atëherë kemi akoma shumë rrugë përpara nesh. Dhe tani, them,
se unë jam e bindur se bashkimi asnjëherë nuk mund të dështojë sepse është p
pamundur.
Ai
mund të dështojë vetëm nëse shpesh trajtohet pa seriozitetin e duhur dhe pa
seriozitetin që ai kërkon ! Dhe unë them, të mos e mohojmë asnjëherë Bashkimin
Kombëtar. Por ta ridefinojmë ate. Konform realiteteve të reja, pike së pari
kombëtare. Dhe mbi të gjitha, është detyrë mbi detyrat të demaskojmë fuqishëm,
ide antikombëtare, që predikohen kohët e fundit , në emër të modernitetit dhe
kosmopolitizmit. E tillë ështe ideja perverse dhe antishqiptare , dhe propagimi
e predikimi i të ashtuqujaturit Komb Kosovar. Është detyrë e inteligjencisë
shqiptare në të dy anët e kufirit, të luftojë këto mbeturina të nostalgjisë
jugosllave, që sot në emër të një inovacioni të trishtë nacional
kosovocentrist, godasin pas shpine trungun tone të gjallë kombëtar.
Sot,
gjithnjë e më shumë dëgjohen këta zëra që depërtojnë idenë e çmendur, për një
të ashtuquajtur Komb Kosovar. Për një komb të ndarë nga trungu ynë shqiptar !
Me mbulesën e shtirur të gjoja tezës moderne, civile dhe evropiane ! Kjo sajesë
që jehon çdo ditë në dyert tona, është një konstrukt I paqëndrueshëm
historikisht dhe një rrezik real për identitetin tënë kombëtar dhe unitetin
kombëtar shqiptar ! Që rrënon përfundimisht idealin tonë për bashkim kombëtar!
Dhe shumë më tepër se kaq ! Kjo kuazitezë, është rrënuese e kombit vet !
Ky,
i ashtuqujaturi Komb Kosovar është një rrezik biblik që sfidon historinë dhe
vetëdijen tonë kombëtare ! Thonë, pa fije turpi e ndërgjegjeje kombëtare, se
‘’Identiteti Kosovar është gjithpërfshirës dhe I nevojshëm për shtetin
multietnik ‘’. Dhe teza të tjera të çoroditura se ne, pra Kosova ‘’ duhet të
largohet nga nacionalizmi shqiptar , për të ecur drejt Evropës ‘’. Këto teza,
fund e krye anakronike, pa asnjë të vërtetë në konceptin e tyre, dhe tejet të
rrezikshme për qenien tonë kombëtare, nuk do të duheshin të trajtoheshin e as
të merreshin seriozisht. Por të shpërfilleshin e të injoroheshin me neveri !
Ama fakti që ato, sa vijnë e shtohen, sa vijnë e predikohen dhe propagohen me
zë të lartë, sa vijnë e na bezdisin pa turp, dhe krijojnë mbështetje tek
njerëzit, megjithate meritojnë përgjiigje dhe meritojnë demaskim e diskreditim
të qartë.
Ndaj
edhe nga ky vend, e nga ky organizëm I respektuar që në qendër ka Bashkimin
tone Kombëtar, të ngrisim zërin fuqishëm kundër këtij anakronizmi e kësa
mynxyre, që fyen dhe lëndon shpirtin e kombit, që fyen e lëndon ndjenat tona më
të thella patriotike, dhe shkel mbi gjakun e bijve më të devotshëm të këtij
kombi që dhanë jetën e tyre për këtë ideal të fundbotshëm të popullit tone!
Drini.us









