Mendime
Milazim Zeqiraj: LDK në mes kritikës dhe hezitimit në kërkim të besimit qytetar
E shtune, 18.04.2026, 06:57 PM
LDK në mes kritikës dhe hezitimit në kërkim të besimit qytetar
Nga Milazim Zeqiraj
Kosova
ndodhet në një situatë të ndërlikuar politike që nga zgjedhjet e vitit 2021.
Opozita, për më shumë së katër vite me radhë, ka theksuar se qeverisja e Albin
Kurti është e dëmshme për vendin. Janë numëruar të metat dhe aferat korruptive,
por në zgjedhje të lira nuk arriti ta bindë elektoratin, kryesisht për shkak të
mungesës së një kauze të qartë dhe një vizioni të besueshëm. Veçanërisht LDK
duke u paraqitur e moderuar në tri pal zgjedhjet e fundit ishtë dëmtuar.
Megjithatë nga
keto zgjedhjr është tregu se ekziston një elektorat standard që vazhdon ta
votojë.
LDK duhet të
punojë më shumë me rininë për të rritur elektoratin, sepse votuesit e dikurshëm
që kanë kaluar të VV nuk kthehen.
Ekziston një
fenomen interesant: Pakënaqësia e popull në vend dhe mërgatë ndaj qeverisjës së
Kurtit është e dukshme, por në mungesë të një alternative bindëse nga opozita,
votuesit edhe pse të zhgënjyer vazhdojnë të zgjedhin të njëjtën qeveri. Kjo
tregon se opozita në mungesë të vizionit nuk ka arritur të fitojë
besimin të elektorati i lëkundur.
Fenomeni
Vjosa Osmani
Rasti i
Vjosa Osmani është një tjetër shembull që reflekton dinamikat politike në vend.
Lëvizjet e saj politike dhe raportet me subjektet e ndryshme kanë ndikuar në
përceptimin publik, por kjo nuk duhet të jetë pengesë për ndërtimin e një
alternative serioze politike brenda LDKsë. Çdo individ që i bashkohet
LDKsë duhet të bëhët pjesë e një vizioni të përbashkët, jo si
instrument i përkohshëm politik (listë).
Kritikohet
qeveria dhe luftohet të shmangen zgjedhjet
Për anëtaret
dhe simpatizuesit e LDKsë, mbetet e paqartë pse lidershipi i saj e kritikojnë
ashpër qeverinë për dështime dhe korrupsion, ndërsa nga ana tjetër angazhohen
në takime që përceptohen si përpjekje për ti shmangur zgjedhjet. Kjo krijon
konfuzion të votuesit dhe dobëson mesazhin opozitar të LDK,
kjo nuk
është kritikë.
Pse duhet të
frikësohet opozita nga akuzat e VV-së për mungesë vullneti në krijimin e
institucioneve?
Opozita
askund në botë nuk e ndihmon pozitën për të krijuar institucionet. Kjo është
punë e pozitës. Marrëveshjet dhe koalicionet janë normale, por jo në
kundërshtim me parimet politike.
LDK duhet të
dalë me guxim: ose ta mbështesë zgjedhjen e Presidentit nga Albin Kurti, si
shumicë e dalë nga zgjedhjet si në vitit 2021 kur e zgjodhi Z. Vjosa Osman, ose
të kërkojë zgjedhje të reja pa pranuar alternativa të ndërmjetme. Çdo
alternativë tjetër pos zgjedhjeve domtohet rëndë partia. Veprimet aktuale të
lidershipit të LDK po krijojnë huti të elektorati i saj.
Një qasje të
till verehet edhe të PDK.
AAK ka
vizion të qartë, kërkon zgjedhje dhe shpreht se nuk bëhët pjesë e pazareve
politike
Rugovizmi –
vetëm formal?
Anëtarët e
dikurshëm të LDK-së që sot votojnë VV nuk e mbështesin më LDKnë. Thirrjet në
rugovizëm shpesh përdoren vetëm për vota, pa përmbajtje reale politike.
Nëse
vlerësohet se qeverisja aktuale është e dëmshme, atëherë kërkesa e parë dhe e
fundit duhet të jenë zgjedhjet. Kjo është detyra e opozitës, jo ruajtja e një
qeverisjeje që vetë e konsideron të dëmshme.
LDK nuk
duhet të frikësohet nga zgjedhjet se ka një elektorat besnik që do ta mbështesë
gjithmonë. Historia e këti elektoratit dëshmon se edhe në kohë shumë të
vështira, gjatë periudhës së aparteidit ishte besnik.
Nëse LDK
vërtet beson së qeverisja aktuale është e dëmshme për Kosovën, atëherë
angazhimi i saj duhet të jetë në funksion të ndryshimit përmes zgjedhjeve.
Demokracia forcohet përmes votës së lirë dhe konkurrencës së ndershme politike,
jo përmes shmangies së saj.









