E marte, 21.04.2026, 10:56 PM (GMT+1)

Mendime

Sevdail Hyseni: Manipulimi

E marte, 21.04.2026, 06:20 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Manipulimi

Sa jemi të ndarë në “vilajete”,

ku njerëzit s’njihen mes vete,

diku mësohet zanati i dredhisë

në Akademinë e Manipulogjisë.

Nuk ka tabela e mbishkrime,

as reklamime sa shtëpia ime,

sepse klientët vijnë pa ftesë,

të bindur se fitojnë me finesë.

Drejtori jep leksione çdo ditë,

mbi artin e manipulimit perfid,

duke përdorur shembuj konkretë

që s’kanë lidhje me të vërtetë.

Efekti i manipulimit bashkëkohor

është t’i bësh të tjerët fajtorë,

të hyjnë qejfli, të dalin me dyshim,

për gjëra që s’i bëjnë me-pa qëllim.

Kur njerëzit bëhen të vetëdijshëm,

në Universitetin e Jetës të lavdishëm,

binden se në jetë, sa rron, do të mësosh:

- Me kokën tënde duhet të mendosh!

Por derisa mendja të blihet me çmim,

e vërteta të shitet për pak përfitim,

“Akademia” s’do të mbetet bosh -

se gjithmonë do ketë edhe kodoshë!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Në pritje të marrëveshjes historike LVV-PDK! Petrit Dibrani: Organizimi i urrejtjes dhe shpenzimi i buxhetit të shtetit Milazim Zeqiraj: LDK në mes kritikës dhe hezitimit në kërkim të besimit qytetar Florim Zeqa: Dëshira për riatdhesim, vullkan i pashuar në shpirtin tim! Rushit Zejneli: Arnaut Zejneli, shqiptari që u bë Hero në Turqi Kalosh Çeliku: Zagarët sot ndërsehen pas posteve partiake Isuf B. Bajrami: Dëbimet e shqiptarëve në Ballkan (1877–1999) Luljeta Pula: Bashkimi Kombëtar, amaneti që po e tradhëtojmë çdo ditë Fejzulla Berisha: ADN-ja e shqiptarit është e shkruar me Shkodrën, Prizrenin, Vlorën dhe Prekazin Isuf B. Bajrami: E drejta ndërkombëtare dhe përdorimi i forcës në Ngushticën e Hormuzit Sadbere Emshiu: Rri me këmbë në tokë, o Muhamet Idrizi – historia nuk fillon në Maretstraße, e as me ty Don Fran Sopi: Papa Leoni i XIV flet me zemrën e Ungjillit shënjtë Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani – kurban në mbrojtje të rugovizmit Albert Zholi: Çelik Petriti dhe Fitim Çaushi - Qeveria shqiptare po shmang një problem me rëndësi mbarëkombëtare Sabri Hamiti: Dorëshkrim nga Kosova Florim Zeqa: Në Koshare nuk ra kushtrimi, ndodhi mashtrimi! Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani as “notere e Kurtit”, as “karrieriste”, por presidente unike e Kosovës Gjon Keka: Vendosni disa emra për president në tavolinën e bisedimeve dhe ecni përpara Vladimir Shyti: Pushtimi i Shqipërisë nga vetë shqiptarët Kalosh Çeliku: Qyqja

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx