| E marte, 21.04.2026, 06:20 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Manipulimi
Sa
jemi të ndarë në “vilajete”,
ku
njerëzit s’njihen mes vete,
diku
mësohet zanati i dredhisë
në
Akademinë e Manipulogjisë.
Nuk
ka tabela e mbishkrime,
as
reklamime sa shtëpia ime,
sepse
klientët vijnë pa ftesë,
të
bindur se fitojnë me finesë.
Drejtori
jep leksione çdo ditë,
mbi
artin e manipulimit perfid,
duke
përdorur shembuj konkretë
që
s’kanë lidhje me të vërtetë.
Efekti
i manipulimit bashkëkohor
është
t’i bësh të tjerët fajtorë,
të
hyjnë qejfli, të dalin me dyshim,
për
gjëra që s’i bëjnë me-pa qëllim.
Kur
njerëzit bëhen të vetëdijshëm,
në
Universitetin e Jetës të lavdishëm,
binden
se në jetë, sa rron, do të mësosh:
-
Me kokën tënde duhet të mendosh!
Por
derisa mendja të blihet me çmim,
e
vërteta të shitet për pak përfitim,
“Akademia”
s’do të mbetet bosh -
se
gjithmonë do ketë edhe kodoshë!
(Karikatura marrë nga
interneti)