E diele, 12.04.2026, 10:55 PM (GMT+1)

Faleminderit

Meti Rexhepi: In Memoriam – Sherafedin F. Kadriu (1961–2026)

E diele, 12.04.2026, 06:55 PM


IN MEMORIAM

SHERAFEDIN F. KADRIU (1961 - 2026)

(Poet, kritik letrar dhe arkeolog)

PAK TË DHËNA PËR JETËSHKRIM

Nga Mehmetali - Meti REXHEPI

SHERAFEDIN F. KADRIU lindi në Pogragjë të Gjilanit, më 16 shtator 1961. Gjimnazin shkencor dhe Akademinë Pedagogjike (drejtimi gjuhë shqipe) i kreu në Gjilan, ndërsa me korrespodencë kreu Fakultetin Filologjik, drejtimi Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Prishtinë.

Ishte mësimdhënës i gjuhës shqipe në disa shkolla të Gjilanit, ndërsa në vitin 2004 pranohet në QRTK në Gjilan, me cilësinë bashkëpunëtor profesional për kulturë jomateriale. Ka përfunduar Masterin shkencor për Arkeologji në Tiranë, specialiteti Prehistori, që i ka dhënë titullin arkeolog.

Prind i përkushtuar, mik imi dhe yni, Sherafedini po i bashkohet amshimit.

Sherafedin: bashkë me më të dashurit tu: gruan e kurorës, vajzat, djemtë, nipat, motrat, xhaxhallarët, kushërinjtë, miqtë, shokë e bashkëqytetarë, sot u mblodhëm këtu tok, me dhimbje të thellë të ta japim lamtumirën e fundit!

Në emër të familjes dhe të gjithë dashamirëve tuaj, më ra një hise e pikëlluar ta shqiptoj fjalën lamtumirë! Për mbi pesë vjet përpjekjeje për ta mundur sëmundjen e keqe, ti gjithnjë i padorëzuar se e deshe jetën dhe ngjyrat e saj, i deshe familjarët me sakrificat tuaja të ekzistencës, e deshe atdheun në çdo rrethanë, i deshe shokët, miqtë e dashamirët; veçmas e deshe arsimimin e brezave, artin, letërsinë, kulturën kombëtare, vlerat e njerëzimit... Me të gjitha këto, që përbëjnë ekzistencën e jetës së qytetëruar, miku ynë i mirë Sherafedin ia dole të përballesh faqebardhë, pa të munguar asnjëherë buzëqeshja, ndonëse shpesh e hidhur. Ishe prore i etur për t'u thelluar në dituri dhe, nuk ngurroje t'i shfaqje dijet me gojë dhe me penë.

I çmuari Sherafedin! Po e lë këtë botë në kulmin e pjekurisë sate intelektuale, do t’i mungosh familjes, por edhe mjedisit e kulturës sonë krijuese kombëtare... Megjithatë, po e lë pas një trashëgimi të shëndosh familjare: vajzat, djemtë, nipa e mbesa dhe, vlera të diskurseve kritike - estetike e artistike.

Miku ynë Sherafedin: i lumi ti për gjurmët tua të mësimdhënies në breza, aty ku t'u mundësua mësimdhënia! Ende nuk është zbehur mirënjohja e ish nxënësve tuaj, për fjalët Tua elikzir në klasat e mësim-edukimit të njomakëve tanë... Dhuntinë, magjiken të fjalës shqipe nuk e ruajte vetëm për veten tënde; e kultivoje edhe kur plagët e sëmundjes të gërryenin pa mëshirë! Një shëmbëlltyrë e rrallë për penë-shkrimin! Po i lë dëshmi veprat e botuara me vlera dhe, po aq dorëshkrime të papublikuara:

Nga krijimtaria letrare - artistike:

“Në kërkim të thellësive poetike”, libri i parë në fushë të kritikës letrare, SHB Rozafa, Prishtinë, 2024;

“Në kërkim të thellësive poetike 2”, libri i dytë me kritika letrare, SHB Rozafa, Prishtinë, 2024;

“Rrugëtimi i një bashkudhëtari”, monografi (bashkë me Sabit Rrustemin), SHB “Beqir Musliu” në Gjilan, më 2020;

“Kur vdesin ngjyrat” përmbledhje poetike, SHB “Beqir Musliu”, më 2025.

Nga Trashëgimia gojore e rajonit të Gjilanit:

“Mesele për Stejtdepartament” (Anekdota origjinale).

Nga Trashëgimia Historike, Kulturore e Materiale e Gjilanit:

“Gjilani dhe Gjinollët” (Interpretime arkeologjike - historike).

Botime nga Trashëgimia Materiale:

“Kalaja e Pogragjës”, Gjilan, më 2008;

“Riti i varrimit gjatë epokës së Hekurit në Kosovë”, më 2019;

Trashëgimia materiale e Gjilanit me rrethinë”, Gjilan, më 2021.

Lamtumirë SHERAFEDIN! Ta kemi borxh lotin dhe nderimin! Tashmë pusho pa dhimbje në dheun e kësaj toke të Dardanisë, aq shumë i përgjakur!

Të paçim të përhershëm në kujtesë!

Zoti i Madhërishëm qoftë me ne!

Mehmetali - Meti REXHEPI

Gjilan, më 10 prill 2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Lekë Mrijaj: Homazh përkujtimi – kongresisti amerikan Eliot Engel Isuf B. Bajrami: Eliot Engel do të kujtohet përherë si zëri i së vërtetës dhe i drejtësisë për Kosovën Gani Pllana: Prof. Dr. Eshref Ademaj - Zhurjani, figurë e shquar ndër personalitetet botërore Ndue Dedaj: Prifti që la pas histori Fejzulla Berisha: Hashim Thaçi – lideri që ndryshoi fatin e kombit Gani Pllana: Prof. Dr. Shefqet Rashani – mitrovicasi pedagog universiteti që shkëlqeu… Sevdail Hyseni: Ndahet nga jeta republikani i devotshëm Avdil Ramadani Lekë Mrijaj: Sot, pas meshës së shenjtë në varrezat e Velezhës u varros Dom Kelmend Spaçi Nue Oroshi: Dom Kelmend Spaçi - prifti i atdhetarizmit shkoi në përjetësi Eduard M. Dilo: Qirjako Ilia Dilo — i lindur për të ndriçuar kohën që jetoi Lekë Mrijaj: Dom Kelmend Spaqi - 'Këtu nuk ka myslimanë e katolikë, këtu të gjithë janë shqiptarë të pafajshëm në vendin e tyre' Gjekë Gjonaj: Burrë i kuvendeve, pajtues gjaqesh, lahutar dhe vajtor i traditës malësore Gani Pllana: Prof. Dr. Jusuf Gacaferri-Pejani, Prijetar në Studime dhe Elektroekonomi në Kosovë Ilir Çumani: Rauf Fico - profili i një politikani dhe diplomati perëndimor Gani Pllana: Prof. Dr. Alfred Pema, inxhinier mekanik, studiues dhe autor i teksteve universitare Gjon Keka: Karakteri i kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) Asllan Dibrani-Luani: Kur arti bëhet mirënjohje për një zë të palodhur të kombit Ndue Dedaj: Baca Pal, një “Sokrat” mes Munellës dhe Myzeqesë Ndue Dedaj: Ndrec Ndue Gjoka, misionar i arsimit Eduard M. Dilo: Mihal dhe Petro Harito – Atë e bir në shërbim të kombit

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx