E shtune, 11.04.2026, 12:09 AM (GMT+1)

Mendime

Gjon Keka: Vendosni disa emra për president në tavolinën e bisedimeve dhe ecni përpara

E premte, 10.04.2026, 06:55 PM


Vendosni disa emra për president në tavolinën e bisedimeve dhe ecni përpara,  koha është një orë e madhe me zile

Nga Gjon Keka

Kosova nuk e ka luksin me shku në zgjedhje çdo tre katër muaj brenda vitit, e lërë më çdo vit zgjedhje që përsërisin veten, kur dihet përafërsisht rezultati. Gjithashtu zgjedhjet nuk prodhojnë emra presidentësh, as zgjidhje të krizës politike, por vetëm sa e përësërisin avazin e njëjtë, e zgjasin krizën dhe pengojnë proceset në rrugëtimin e shtetit të Kosovës drejt të ardhmes së saj euroatlantike. Për të ecur përpara kërkohet vullnet i përbashkët, gjetje e rrugës së mesme dhe vendosjes së atdheut e shtetit mbi të gjitha ineresat personale dhe partiake.

Vendosja e disa emrave në tavolinën e bisedimeve si nga pozita ashtu edhe nga opozita parlamentare rreth zgjedhjes së presidentit do të prodhonte ndoshta një zgjidhje dhe do të mund të gjendet përfaërsisht një figurë që sado pak është i/e pranueshëm për të dy krahët ashtu që vendi të ecën përpara dhe të mos ndalet në gurët e pengesave dhe në krizat që dëmtojnë vendin dhe të ardhmen e tij. Duhet ditur se sot, kur bota po gjëmon në dhimbjet e lindjes së rendit të Ri ndërkombëtar dhe të përplasje së botës së lirë e demokratike me botën e tjetër të kundërt, koha është një orë e madhe me zile

Kushdo që ka studiuar epokat e burrave të shteteve më të shkëlqyera të botës së civilizuara duhej të arrinte në përfundimin se nëse do të ishte e mundur vetëm të rindërtoheshin dhe zbuloheshin disi rrugët dhe qëllimet e ndërlikuara të këtyre artistëve politikë, atëherë kërkimi historik do të kishte arritur tashmë diçka aq të madhe sa çdo shtim i mendimit origjinal mbi politikën do të shkaktonte vetëm konfuzion.

A nuk do të duhej që edhe ne si shoqëri si shtet, pushtetarët e politikanët e Kosovës të marrinë shembull nga burra shtetesh të shkëlqyerë që kanë lënë gjurmë dhe numri i tyre si shembuj edhe për ne sot është mjaftë i madh.

Por ne nuk kemi nevojë me shku aq larg sa me marrë shembuj të largët kur e kemi patur në mesin tonë e njëri ndër to ishte edhe presidenti historik e vizionar i Dardanisë dr.Ibrahim Rugova i cili la shembuj të pavdkeshëm në historinë politike dhe kombëtare të Dardanisë dhe Arbërisë sonë europiane.

E mos të flasim për burrështetin e Arbërisë Gjergj Kastriotin(Skëndebreun) si shembullin e Unifikuesit apo përbashkuesit dhe të Besës, ai që pajtonte fisnikët arbëror të kohës vetëm për të ruajtur vëllazërinë arbërore dhe unitetin arbëror që ishte tepër i domosdoshëm për shtetin arbëror të kohës së tij, dhe në betejën kundër armiqëve.

Duke parë prapa në jetën e tij, ai nuk tha asgjë për shkollën e tij, por shumë për ndikimet e jetës, dhe konkretisht të jetës politike e kombëtare arbërore. Ai mund të merret si përshkrimi gjallë edhe për ne sot por edhe në të gjithë perspektivën historike si një produkt jo vetëm i kohës së tij, por i të gjitha kohërave, ai me epokën e tij jo vetëm e mbrojti por edhe e transformoi Europën mesjetare që po jepte edhe frytet e humanizmit dhe reformimit që i shërben në fakt edhe sot dhe përherë jo vetëm Europës, por mbarë Botës së civilizuar. Prandaj duke parë këto figura mbikohore mund të thuhet se njeriu është 2si një pemë, e cila e merr forcën e saj jo aq shumë nga toka, sesa nga ajri dhe drita, era dhe moti, si dhe vetë stuhitë."

Sa larg do të ishte një politikë që bazohet në vizionet e mëdha të jetës reale, si të tashmes ashtu edhe të së kaluarës, në të gjithë pasurinë e saj?" Këtu përsëri, del në pah ai aspekt thelbësor për kuptimin historik, se politika duhet të bazohet në gjenialitetin e popullit që i shërben dhe mund të jetë e frytshme vetëm nëse vepron si "çimento morale" në ndërtimin e shtetit. "Nuk do të arrihet" sikur thoshte një studiues e historian europian, „duke dëgjuar çdo palë, duke ndjekur herë një parim, herë një tjetër, duke e bërë këtë risi, herë atë, dhe duke iu nënshtruar partive, por duke qenë i fortë, duke frymëzuar besim, duke qëndruar besnik ndaj vetes dhe duke kombinuar të renë me të vjetrën, rezistencën me progresin, duke ecur me siguri dhe madhështi përgjatë rrugës së zhvillimit. Përpara një ekzistence të bazuar në vetvete, imitimet dhe kërkesat e rreme zbehen; partitë nuk mund ta dëmtojnë atë. Era e stuhisë e shtyn rërën e shkretëtirës para dhe mbrapa, por i lë malet në këmbë."

Shpresoj që në këtë kohë zëri i ndërgjegjes të flas më shumë që vendi të dal nga krizat e përsëritura politike, që zgjedhja e presidentit të bëhet jo për të zgjedhur dikë sa për sy e faqe por për të mirën e Dardanisë sonë, që ajo të mos ndalet në udhën e saj drejtë të ardhmes, pra që shteti i Kosova të forcohet si ekonomikisht, ashtu edhe në përshpejtimin e hapave në udhën e integrimit në familje europiane.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx