Mendime
Gjon Keka: Vendosni disa emra për president në tavolinën e bisedimeve dhe ecni përpara
E premte, 10.04.2026, 06:55 PM
Vendosni disa emra për president në tavolinën e bisedimeve dhe ecni përpara, koha është një orë e madhe me zile
Nga
Gjon Keka
Kosova
nuk e ka luksin me shku në zgjedhje çdo tre katër muaj brenda vitit, e lërë më çdo vit zgjedhje që përsërisin veten,
kur dihet përafërsisht rezultati.
Gjithashtu zgjedhjet nuk prodhojnë emra presidentësh, as zgjidhje të krizës
politike, por vetëm sa e përësërisin
avazin e njëjtë, e zgjasin krizën dhe
pengojnë proceset në rrugëtimin e shtetit të Kosovës drejt të ardhmes së saj
euroatlantike. Për të ecur përpara kërkohet vullnet i përbashkët, gjetje e rrugës së mesme dhe vendosjes së
atdheut e shtetit mbi të gjitha ineresat personale dhe partiake.
Vendosja
e disa emrave në tavolinën e bisedimeve si nga pozita ashtu edhe nga opozita
parlamentare rreth zgjedhjes së presidentit do të prodhonte ndoshta një
zgjidhje dhe do të mund të gjendet përfaërsisht një figurë që sado pak është
i/e pranueshëm për të dy krahët ashtu që vendi të ecën përpara dhe të mos
ndalet në gurët e pengesave dhe në krizat që dëmtojnë vendin dhe të ardhmen e
tij. Duhet ditur se sot, kur bota po
gjëmon në dhimbjet e lindjes së rendit të Ri ndërkombëtar dhe të përplasje së
botës së lirë e demokratike me botën e tjetër të kundërt, koha është një orë e madhe me zile
Kushdo
që ka studiuar epokat e burrave të shteteve më të shkëlqyera të botës së
civilizuara duhej të arrinte në përfundimin se nëse do të ishte e mundur vetëm
të rindërtoheshin dhe zbuloheshin disi rrugët dhe qëllimet e ndërlikuara të
këtyre artistëve politikë, atëherë
kërkimi historik do të kishte arritur tashmë diçka aq të madhe sa çdo shtim i
mendimit origjinal mbi politikën do të shkaktonte vetëm konfuzion.
A
nuk do të duhej që edhe ne si shoqëri si shtet, pushtetarët e politikanët e Kosovës të marrinë
shembull nga burra shtetesh të shkëlqyerë që kanë lënë gjurmë dhe numri i tyre
si shembuj edhe për ne sot është mjaftë i madh.
Por
ne nuk kemi nevojë me shku aq larg sa me marrë shembuj të largët kur e kemi
patur në mesin tonë e njëri ndër to ishte edhe presidenti historik e vizionar i
Dardanisë dr.Ibrahim Rugova i cili la shembuj të pavdkeshëm në historinë
politike dhe kombëtare të Dardanisë dhe Arbërisë sonë europiane.
E
mos të flasim për burrështetin e Arbërisë Gjergj Kastriotin(Skëndebreun) si
shembullin e Unifikuesit apo përbashkuesit dhe të Besës, ai që pajtonte fisnikët arbëror të kohës vetëm
për të ruajtur vëllazërinë arbërore dhe unitetin arbëror që ishte tepër i
domosdoshëm për shtetin arbëror të kohës së tij, dhe në betejën kundër armiqëve.
Duke
parë prapa në jetën e tij, ai nuk tha
asgjë për shkollën e tij, por shumë për
ndikimet e jetës, dhe konkretisht të
jetës politike e kombëtare arbërore. Ai mund të merret si përshkrimi gjallë
edhe për ne sot por edhe në të gjithë perspektivën historike si një produkt jo
vetëm i kohës së tij, por i të gjitha kohërave, ai me epokën e tij jo vetëm e mbrojti por edhe
e transformoi Europën mesjetare që po jepte edhe frytet e humanizmit dhe
reformimit që i shërben në fakt edhe sot dhe përherë jo vetëm Europës, por mbarë Botës së civilizuar. Prandaj duke
parë këto figura mbikohore mund të thuhet se njeriu është 2si një pemë, e cila e merr forcën e saj jo aq shumë nga
toka, sesa nga ajri dhe drita, era dhe moti, si dhe vetë stuhitë."
Sa
larg do të ishte një politikë që bazohet në vizionet e mëdha të jetës reale, si të tashmes ashtu edhe të së kaluarës, në të gjithë pasurinë e saj?" Këtu
përsëri, del në pah ai aspekt thelbësor
për kuptimin historik, se politika duhet
të bazohet në gjenialitetin e popullit që i shërben dhe mund të jetë e frytshme
vetëm nëse vepron si "çimento morale" në ndërtimin e shtetit.
"Nuk do të arrihet" sikur thoshte një studiues e historian europian, „duke dëgjuar çdo palë, duke ndjekur herë një parim, herë një tjetër, duke e bërë këtë risi, herë atë, dhe duke iu nënshtruar partive, por duke qenë i fortë, duke frymëzuar besim, duke qëndruar besnik ndaj vetes dhe duke
kombinuar të renë me të vjetrën, rezistencën me progresin, duke ecur me siguri dhe madhështi përgjatë
rrugës së zhvillimit. Përpara një ekzistence të bazuar në vetvete, imitimet dhe kërkesat e rreme zbehen; partitë
nuk mund ta dëmtojnë atë. Era e stuhisë e shtyn rërën e shkretëtirës para dhe
mbrapa, por i lë malet në këmbë."
Shpresoj
që në këtë kohë zëri i ndërgjegjes të flas më shumë që vendi të dal nga krizat
e përsëritura politike, që zgjedhja e presidentit të bëhet jo për të zgjedhur
dikë sa për sy e faqe por për të mirën e Dardanisë sonë, që ajo të mos ndalet në udhën e saj drejtë të
ardhmes, pra që shteti i Kosova të
forcohet si ekonomikisht, ashtu edhe në
përshpejtimin e hapave në udhën e integrimit në familje europiane.









