E shtune, 11.04.2026, 12:14 AM (GMT+1)

Faleminderit

Fejzulla Berisha: Hashim Thaçi – lideri që ndryshoi fatin e kombit

E premte, 10.04.2026, 06:57 PM


Hashim Thaçi: Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës – Lideri që Ndryshoi Fatin e Kombit

Shkruar nga Prof. Dr. Fejzulla BERISHA

1. Një Udhëheqës i Epokave të Reja

Në historinë e çdo kombi ka individë që nuk janë thjesht pjesëmarrës në ngjarje, por arkitektë të epokave të reja. Hashim Thaçi është një prej tyre për Kosovën. Roli i tij në Konferencën e Rambujesë (1999) është një shembull i rrallë në diplomacinë moderne: një lider që me vendosmëri dhe vizion të qartë artikuloi aspiratat e popullit të tij, ndërkohë që ballafaqohej me fuqitë më të mëdha botërore.

2. Strateg Diplomatik me Vizion Global

Thaçi nuk ishte thjesht negociator; ai ishte një strateg diplomatiko-politik, një figurë që mund të krahasohet me liderët ndërkombëtarë që formësuan fatin e vendeve të tyre: si Lech Walesa në Poloni, që realizoi ndryshimin paqësor në një kohë turbulente, apo Nelson Mandela, që ndërtoi unitet kombëtar pas dekadash dhune dhe persekutimi. Po ashtu, si liderët që negociuan pavarësinë e shteteve ballkanike në shekullin XIX, Thaçi bëri të mundur që ëndrra e një kombi të shtypur të kthehej në realitet.

3. Rambuje – Testi i Guximit dhe Strategjisë

Në Konferencën e Rambujesë, ai përballoi presione të jashtëzakonshme: fuqitë ndërkombëtare kërkonin kompromis, Serbia përdorte strategji vonuese, ndërsa populli i Kosovës jetonte në krizë humanitare dhe dhunë të paprecedentë. Në këtë kuadër, vizioni dhe vendosmëria e Thaçit ishin vendimtare për të krijuar kushtet që çuan më pas në ndërhyrjen e NATO-s dhe, në fund, në njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

4. E Vërteta Historike Nuk Ndërrohet

Çdo përpjekje për të shtrembëruar këtë të vërtetë historike është një akt narcizizmi politik dhe një tentativë për të mohuar meritat reale të lidershipit shqiptar. Historia nuk lejon manipulime. Ajo dëshmon guximin, vizionin dhe strategjinë e atyre që ndryshuan fatin e kombit. Çdo devijim i kësaj të vërtete nuk është thjesht një deformim historik, por një mohimi e përpjekjeve kolosale të popullit shqiptar për liri, dinjitet dhe shtetndërtim.

5. Model i Një Udhëheqësi Shembullor

Roli i Thaçit në Rambujesë ishte më shumë se diplomatik; ishte epik. Ai artikuloj ëndrrën e popullit shqiptar, negocoi me logjikë të hekurt dhe inteligjencë strategjike, dhe krijoi modelin e një udhëheqësi shembullor për diplomacinë dhe lidershipin kombëtar. Pa këtë rol vendimtar, rruga drejt pavarësisë mund të kishte qenë shumë më e gjatë dhe e vështirë.

6. Trashëgimia e Pavarësisë

Sot, kur Kosova gëzon pavarësinë e saj, çdo analizë historike e drejtë duhet të vlerësojë rolin e Hashim Thaçit si liderin që shndërroi aspiratën e një populli të shtypur në realitet ndërkombëtar. Ai është simbol i një lidershipi të guximshëm, vizionar dhe të fuqishëm – një udhëheqës që, si figurat më të shquara botërore, ndryshoi fatin e një kombi.

7. Hashim Thaçi – Heroi i Rambujesë

Hashim Thaçi: Arkitekti i një kapitulli të pavdekshëm të historisë, hero i Rambujesë dhe garanci e pavarësisë së Kosovës.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gani Pllana: Prof. Dr. Shefqet Rashani – mitrovicasi pedagog universiteti që shkëlqeu… Sevdail Hyseni: Ndahet nga jeta republikani i devotshëm Avdil Ramadani Lekë Mrijaj: Sot, pas meshës së shenjtë në varrezat e Velezhës u varros Dom Kelmend Spaçi Nue Oroshi: Dom Kelmend Spaçi - prifti i atdhetarizmit shkoi në përjetësi Eduard M. Dilo: Qirjako Ilia Dilo — i lindur për të ndriçuar kohën që jetoi Lekë Mrijaj: Dom Kelmend Spaqi - 'Këtu nuk ka myslimanë e katolikë, këtu të gjithë janë shqiptarë të pafajshëm në vendin e tyre' Gjekë Gjonaj: Burrë i kuvendeve, pajtues gjaqesh, lahutar dhe vajtor i traditës malësore Gani Pllana: Prof. Dr. Jusuf Gacaferri-Pejani, Prijetar në Studime dhe Elektroekonomi në Kosovë Ilir Çumani: Rauf Fico - profili i një politikani dhe diplomati perëndimor Gani Pllana: Prof. Dr. Alfred Pema, inxhinier mekanik, studiues dhe autor i teksteve universitare Gjon Keka: Karakteri i kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) Asllan Dibrani-Luani: Kur arti bëhet mirënjohje për një zë të palodhur të kombit Ndue Dedaj: Baca Pal, një “Sokrat” mes Munellës dhe Myzeqesë Ndue Dedaj: Ndrec Ndue Gjoka, misionar i arsimit Eduard M. Dilo: Mihal dhe Petro Harito – Atë e bir në shërbim të kombit Violeta Allmuça: Dr. Vlora Mehmeti-Tërshani, një fenomen i botës së shkencës Gëzim Loka: Lamtumirë Profesor i nderuar, Skënder Farka! Gjekë Gjonaj: Një histori bese, nderi dhe sakrifice kombëtare Lamtumirë Mërgim Korça! Telegram ngushëllimi i Shoqatës "Trojet e Arbrit" me rastin e vdekjes së studiuesit Mërgim Xhevat Korça

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx