E shtune, 11.04.2026, 12:12 AM (GMT+1)

Mendime

Vladimir Shyti: Pushtimi i Shqipërisë nga vetë shqiptarët

E premte, 10.04.2026, 06:55 PM


Pushtimi Shqipërisë nga vet shqiptarët

Përshkrim

Nga Vladimir Shyti

Ideja thelbësore se ngjallja e frikës është më e rëndësishme sesa vlerësimi, ku nuk mund të besohet në drejtësinë e njerzëve. Nuk do të ishte e gabuar nëse do të jetonim në një gjëndje të natyrshme, që secili të mbronte drejtpërsëdrejti vetveten dhe të drejtat e tij. Por në një shkallë qytetërimi, shteti merr përsipër mbrojtjen e personalitetin dhe pronësin tonë, parimi nderit në këtë vend harbut nuk gjen asnjë llojë zbatimi. Kapitalizmi erdhi me anë të forcës dhe me kërcënimin e dhunës fizike, duke u ndihmuar nga qeverit, që udhëhiqnin shtetin për të arritur sa më parë rendin kapitalist. Misionarët për të ngritur ndryshe këtë kështjellë u caktuan njerëz që ishin në kupolën komuniste, të cilët eleminonin ata që u dilnin kundër programit të tyre. Si rrjedhim, nderi kalorësiak, tani merret me ato plagosje të personalitetit qe shteti i dënon vetëm lehtësisht ose gati nuk i dënon fare. Sipas formulës, ligji s’merret me vogëlsira, duke qenë dëmtime joserioze dhe më tepër akte tallje;madje, lidhur me to, kanë arritur që t’i jepet personit militant një vlerë superior në raport me natyrën, gjëndjen dhe fatin e shqiptarëve, duke i ngritur në një shkallë shenjtërie;dhe duke gjetur për këtë pamjaftueshmërin e dënimit oligarkët marrin drejtpërsëdrejti krenarinë më të shfrenuar dhe mendjemadhësinë më e përçmueshme, duke harruar plotësisht gjëndjen e realitetit të popullit vet.

Për të maskuar këtë krenari të pafre dhe, lidhjet e ngushta me shtetin përdoren shfajsime të ndryshme, pra, Shqipëria është e pushtuar nga vet shqiptarët oligark. Pushtuesit përplasen me pinjollët që kërkojnë të drejtën e tyre për pronat e dokumentuara në kadastra dhe askush nuk i hap rrugën tjetrit. Kështu që humbet arsyea, përplasjet e lehtë do të kalohen menjëherë në fyerje, me goditje dhe në fund me vrasje. Procedura përkatëse është e ngurtësuar në një sistem të rreptë ligjesh, ku fitimtarët janë gjithmonë të fortit. Kjo është tallja më e madhe e botës, ku dhe ngrihen në qiell si kulmi i vërtetë i nderit të rrugës.

Kjo ndodh sepse lëkura e popullit tonë është shumë e fortë dhe ka në thelb, pikërisht tragjeditë e së shkuarës komuniste, ku mbante gjithçka të mbyllur në vetvete. Pasionet e tyre shtypeshin brenda buzëve, para se të artikulohej fjala e parë. Flisnin pak, ose hiç fare sepse tehu shpatës demokratike thurur në rrjetën e merimangës komuniste u qëndronte çdo vit, çdo muaj, çdo ditë, orë, minute e sekondë mbi supet e tyre të rrënuara. Prandaj qëndron i heshtur, jo se është i hutuar apo dembel, por nga një ndjesi çiltërsie, që tashmë po shthuret dhe po e largon këtë mungesë gjallërie duke parë e kuptuar dhe fundin e kësaj humnere të padukshme që kishte pasur brenda vetes.

“Shpulla shlyhet me thikë”, është një besëtytni e përçmueshme oligarke. Ndoshta do t’i takonte zemërimit të tyre që të shkëmbente fyerje e dhunë, por jo nderit e drejtësisë. Kjo gjë duket qartë në stivat e dosjeve që ende qëndrojnë të mbyllura të pa shqyrtuara në gjykatat shqiptare. Turizmi  dhe qindra e mijra ndërtesa janë ngritur mbi këto dosje që enkas nuk shqyrtohen derisa pronarët legjitim të largohen nga kjo botë. Kjo gjë e bën këtë vend të pushtuar dhe armiqësor krashi fituesëve dhe humbëseve, kjo trysni e atmosferës do të sjellë që luftë të vazhdueshme midis shtetit-oligark dhe humbësëve të pronave, ku dhe do të ndikojë gjithmonë një ashpërsi e urrejtje në patalogjinë e shpirtit midis popullit tonë të shumëvuajtur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx