E hene, 09.03.2026, 11:14 PM (GMT)

Faleminderit

Violeta Allmuça: Dr. Vlora Mehmeti-Tërshani, një fenomen i botës së shkencës

E diele, 08.03.2026, 07:00 PM


DR. VLORA MEHMETI-TËRSHANI, NJË FENOMEN I BOTËS SË SHKENCËS

“E lindur për të qenë shembull, Vlora i kishte të gjitha cilësitë e një studiueseje të madhe: ndjeshmëri, inteligjencë, qëndrueshmëri, kuriozitet shkencor dhe etikë të lartë profesionale. Ajo nuk ishte vetëm një studente brilante, por edhe një shoqe e dashur, një motër shpirtërore për njerëzit, një urë lidhëse mes kulturave dhe zemrave. (Prof. Dr. Rrahman Ferizi)

Nga Violeta Allmuça - Shkrimtare, Vjenë

Në botën akademike nga shkencat natyrore kanë bërë emër studiues shqiptarë e shqiptare në të gjithë globin. Bota jonë informative është e ngathët me shkrime rreth këtij grupi mërgimtarësh që kanë vlera kombëtare e ndërkombëtare. Në mesin e tyre, pa dyshim, është edhe Dr. Vlora Mehmeti- Tërshani, studiuesja e shkencave farmaceutike e mikrobiologjike në Vjenë dhe Tokushima të Japonisë. Nga dokumentet e shumta të regjistruara konferencave e kongreseve shkencore në fushën e farmacisë dhe biologjisë molekulare takohemi me emrin e shkencëtares austriake me kombësi shqiptare nga Kosova, Dr. Vlora Mehmeti-Tërshani, e cila përfaqësoi Universitetin e Vjenës dhe Universitetin Tokushima Bunri në Japoni, në shumë kongrese e konferenca shkencore. Jeta e saj ishte e shkurtër, por e mbushur me suksese që mahnitën botën e shkencës dhe njerëzimin. Njohim figura madhore që jetuan pak, por botës i dhanë shumë. Dhe në botën e shkruar shqiptare, po ashtu, kemi disa figura madhore kombëtare që jetuan pak, por dhanë shumë për artin, shkencën dhe historinë e kombit. Po ta studiosh jetën e të gjithë atyre, kanë një emërues të përbashkët: përkushtimin, modestinë dhe shkëlqimin e tyre njerëzor. Ashtu ishte dhe jeta e shkencëtares për të cilën bën fjalë shkrimi ynë.

Dr. Vlora Mehmeti-Tërshani ishte pjesëmarrëse aktive me punimet e saj shkencore hulumtuese në kongrese dhe konferenca të organizuara nga Asociacione shkencore europiane e botërore. Ajo ishte në grupin përfaqësues të Universitetit të Vjenës dhe projekteve të veçanta studimore me hulumtimet e saj shumë të suksesshme në Tokushima të Japonisë me profesorin e njohur në të gjithë botën Dr. Yoshinori Asakawa. I entuziazmuar me hulumtimet e Vlorës e rekomandon atë t’i prezanton ato në kongrese botërore nga fusha e biologjisë molekulare akoma pa e përfunduar zyrtarisht magjistraturën. Në disa kongrese Prof. Dr. Asakawa mori pjesë krahas shkencëtarëve nga universitetet e njohura të botës dhe ishte krenar me hulumtimet që kishte bërë studentja shqiptare nga Vjena. Ai tha edhe këtë: Asnjë studiues i ardhur nga Austria nuk ka punuar me kaq përkushtim! Ju jeni vërtetë “tigër” në punën tuaj. Asnjë studiues nga vende të tjera nuk e ka respektuar rrethin tonë dhe mua personalisht, më shumë se ju”. Këto dhe shumë përshtypje tjera janë të shkruara në letrat që la Vlora për prindërit e saj, me të cilët ndante kënaqësitë e sukseseve të saj. Edhe në Japoni, Vlora ngjalli respektin e studiuesve të tjerë. Ajo diti gjithmonë të përshtatej edhe në rrethana jo të pa njohura me shkencëtarë që kishin mendime ndryshe.

Në disa kongrese të njohura në botë ku prezantoheshin rezultatet e hulumtimeve molekulare  ishte i pranishëm vetë Prof. Asakawa, krahas kolegëve të tij nga e gjithë bota. Njëri nga këto prezantime më i njohuri në botë, ishte Konferenca  në Washington (SHBA), ku në qershorin e vitit 2012 mori pjesë Vlora Mehmeti me hulumtimet e saj.

Nga hulumtimet e shumta rreth shkencëtares së re shqiptare, mësohet se ajo ishte e ftuar në mesin e shkencëtarëve të shquar ndërkombëtar, ku mbajti me sukses kumtesa nga hulumtimet e saj në universitete botërore në UN e Vjenës, Austri dhe në UN Tokushima, Japoni.

Jeta dhe vepra e saj ishte krenaria shqiptare e laboratorëve më modernë të fushës dhe kongreseve gjithandej globit.

Disa prej këtyre kongreseve ku Dr. Vlora Mehmeti-Tërshani mori pjesë me rezultatet e saj hulumtuese janë: Kongresi në Kosovë, Prishtinë, 28 maj - 01 qershor 2008; Kongresi në Itali, Torino, qershor 2009; Kongresi në Kosovë, Prishtinë,  23-24.04.2010; Kongresi në Shqipëri, Tiranë, 31 maj 2010; Konferenca shkencore për biologji Illmiz, Austria 03-05.06 2010; Kongresi në Holandë, Amsterdam, 27.05- 01.06.2010; International Metabolomics Austria, Vienna, Austria, 29.08-03.09.2010; Kongresi në Zvicër -Gjeneva, 09.09.2010; Kongresi në Maqedoninë e Veriut Shkup, 09 -13 maj 2012; International Conference of the  Metabolomics Society, 8th, Washington, USA, 24.06.2012; European Nitrogen Fixation Congress (ENFC) Munich, Germany 2-5.09.2012; Kongresin në Kosovë, Prishtinë KISCOMS, 2013 etj.

Ne do të ndalemi te Konferenca Ndërkombëtare në SHBA.

Washington

Do të ndalemi me shënime nga  Konferenca Ndërkombëtare në Washington, SHBA, 25-29.06. 2012

Tema hulumtimit të Vlorës: "Molecular Changes in the Metabolome of Medicago truncatula Induced by Short Term Salt and Drought Stress" 8th International Conference of  the Metabolomics Society, Washington, USA.

Nga intervista e studiueses për RTK po nxjerrim disa fjali:

Vlora Mehmeti rreth: “Punimeve të fundit.

Isha e ftuar dhe isha e dominuar nga organizatori që ta mbaj ligjëratën nga hulumtimet e mia para gjithë pjesëmarrësve në kongres. Kongresi i Washingtonit është kongresi më i madh botëror lidhur me hulumtimet shkencore nga mikrobiologjia dhe biologjia molekulare, ku marrin pjesë profesorët e universiteteve më të njohura nga SHBA, Japonia, Gjermania, Austria, Kina, Britania, Italia ... nga të gjitha vendet ku shkenca e thotë fjalën e fundit të saj.”

Grupi ku bënte pjesë Vlora Mehmeti nga Vjena, Austri përbëhej nga këto/ këta shkencëtarë/ të rinj:

Thanks to the Team! (Faleminderit grupit prezantues!)

Doris Dell’mour, Alexander Seidel, Cristiana Staudinger, Vlora Mehmeti, Wolfgang Höhenwarter, Lena Fragner, Luis Recuenco-Munoz, David Lyon, Voker Egelhofer, Wolfram Weckwerth, Pierre Offre (Dept. Ökonetk), Mette Hanak, Robecca Hood-Nowotny. Und, Green Team: Thomas Joch, Andreas Schroll.  Universitet Publica... Estibalz Larrainzer, Esther Gonzalez, Cesar Arrese-Igor.

Vlora Mehmeti nga Beçiqi i Drenicës nuk kufizohet vetëm me studimet e saj hulumtuese, por ajo merr pjesë në konferenca, kongrese kryesore të shkencës botërore dhe universiteteve më të njohura në SHBA, Japoni, Gjermani, Austri, Kinë, Britani, Itali ...  me shkencëtarë nga të gjitha vendet, ku shkenca thotë fjalën e fundit të saj.  Kam prezantuar në Itali rezultatet e analizave nga hulumtimet e mia të masterit në Japoni dhe një pjese që e kam punuar në Austri në Insititutin Ekogjenetikës dhe Biologjisë Molekulare në Vjenë. Në Amsterdam të Holandës ishte Kongresi i Metaboliteve  paraqitur në International Conference of the Metabolomics  Society, Amsterdam, Netherlands. 27.05 -1.06. 2010

Burimet:

-University of Vienna, Dept. Of Molecular Systems Biology, Wienna, Austria

Vlora Mehmeti, Christiana Staudiner, Wolfram Weckwerth and Wienkoop

P144 Comparative metabolomics of Medicago truncatula roots and shoots under salt stres and recovery.

-International Conference of the Metabolomics    Society, Amsterdam, Netherlands. 27.05 -1.06, 2010. “Comparative metabolomics of Medicago truncatula roots and shoots under salt stress and recovery” 6th

-International Conference of the  Metabolomics Society, Washington, USA.

"Molecular Changes in the Metabolome of Medicago truncatula Induced by Short Term Salt and Drought Stress" 8th. 25-29.06. 2012

-RTK, intervistë, emision nga Ragip Ramaj, 01.10.2018.

-H. Mehmeti, Studiues austriakë e shqiptarë në Austri”, 2021



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx