Faleminderit
Violeta Allmuça: Dr. Vlora Mehmeti-Tërshani, një fenomen i botës së shkencës
E diele, 08.03.2026, 07:00 PM

DR. VLORA MEHMETI-TËRSHANI, NJË FENOMEN I BOTËS SË SHKENCËS
“E
lindur për të qenë shembull, Vlora i kishte të gjitha cilësitë e një
studiueseje të madhe: ndjeshmëri, inteligjencë, qëndrueshmëri, kuriozitet
shkencor dhe etikë të lartë profesionale. Ajo nuk ishte vetëm një studente
brilante, por edhe një shoqe e dashur, një motër shpirtërore për njerëzit, një
urë lidhëse mes kulturave dhe zemrave. (Prof. Dr. Rrahman
Ferizi)
Nga
Violeta Allmuça - Shkrimtare, Vjenë
Në
botën akademike nga shkencat natyrore kanë bërë emër studiues shqiptarë e
shqiptare në të gjithë globin. Bota jonë informative është e ngathët me shkrime
rreth këtij grupi mërgimtarësh që kanë vlera kombëtare e ndërkombëtare. Në
mesin e tyre, pa dyshim, është edhe Dr. Vlora Mehmeti- Tërshani, studiuesja e
shkencave farmaceutike e mikrobiologjike në Vjenë dhe Tokushima të Japonisë.
Nga dokumentet e shumta të regjistruara konferencave e kongreseve shkencore në
fushën e farmacisë dhe biologjisë molekulare takohemi me emrin e shkencëtares
austriake me kombësi shqiptare nga Kosova, Dr. Vlora Mehmeti-Tërshani, e cila
përfaqësoi Universitetin e Vjenës dhe Universitetin Tokushima Bunri në Japoni,
në shumë kongrese e konferenca shkencore. Jeta e saj ishte e shkurtër, por e
mbushur me suksese që mahnitën botën e shkencës dhe njerëzimin. Njohim figura
madhore që jetuan pak, por botës i dhanë shumë. Dhe në botën e shkruar
shqiptare, po ashtu, kemi disa figura madhore kombëtare që jetuan pak, por
dhanë shumë për artin, shkencën dhe historinë e kombit. Po ta studiosh jetën e
të gjithë atyre, kanë një emërues të përbashkët: përkushtimin, modestinë dhe
shkëlqimin e tyre njerëzor. Ashtu ishte dhe jeta e shkencëtares për të cilën
bën fjalë shkrimi ynë.
Dr.
Vlora Mehmeti-Tërshani ishte pjesëmarrëse aktive me punimet e saj shkencore
hulumtuese në kongrese dhe konferenca të organizuara nga Asociacione shkencore
europiane e botërore. Ajo ishte në grupin përfaqësues të Universitetit të
Vjenës dhe projekteve të veçanta studimore me hulumtimet e saj shumë të
suksesshme në Tokushima të Japonisë me profesorin e njohur në të gjithë botën
Dr. Yoshinori Asakawa. I entuziazmuar me hulumtimet e Vlorës e rekomandon atë
t’i prezanton ato në kongrese botërore nga fusha e biologjisë molekulare akoma
pa e përfunduar zyrtarisht magjistraturën. Në disa kongrese Prof. Dr. Asakawa
mori pjesë krahas shkencëtarëve nga universitetet e njohura të botës dhe ishte
krenar me hulumtimet që kishte bërë studentja shqiptare nga Vjena. Ai tha edhe
këtë: Asnjë studiues i ardhur nga Austria nuk ka punuar me kaq përkushtim! Ju
jeni vërtetë “tigër” në punën tuaj. Asnjë studiues nga vende të tjera nuk e ka
respektuar rrethin tonë dhe mua personalisht, më shumë se ju”. Këto dhe shumë
përshtypje tjera janë të shkruara në letrat që la Vlora për prindërit e saj, me
të cilët ndante kënaqësitë e sukseseve të saj. Edhe në Japoni, Vlora ngjalli
respektin e studiuesve të tjerë. Ajo diti gjithmonë të përshtatej edhe në
rrethana jo të pa njohura me shkencëtarë që kishin mendime ndryshe.
Në
disa kongrese të njohura në botë ku prezantoheshin rezultatet e hulumtimeve
molekulare ishte i pranishëm vetë Prof.
Asakawa, krahas kolegëve të tij nga e gjithë bota. Njëri nga këto prezantime më
i njohuri në botë, ishte Konferenca në
Washington (SHBA), ku në qershorin e vitit 2012 mori pjesë Vlora Mehmeti me
hulumtimet e saj.
Nga
hulumtimet e shumta rreth shkencëtares së re shqiptare, mësohet se ajo ishte e
ftuar në mesin e shkencëtarëve të shquar ndërkombëtar, ku mbajti me sukses
kumtesa nga hulumtimet e saj në universitete botërore në UN e Vjenës, Austri
dhe në UN Tokushima, Japoni.
Jeta
dhe vepra e saj ishte krenaria shqiptare e laboratorëve më modernë të fushës
dhe kongreseve gjithandej globit.
Disa
prej këtyre kongreseve ku Dr. Vlora Mehmeti-Tërshani mori pjesë me rezultatet e
saj hulumtuese janë: Kongresi në Kosovë, Prishtinë, 28 maj - 01 qershor 2008;
Kongresi në Itali, Torino, qershor 2009; Kongresi në Kosovë, Prishtinë, 23-24.04.2010; Kongresi në Shqipëri, Tiranë,
31 maj 2010; Konferenca shkencore për biologji Illmiz, Austria 03-05.06 2010;
Kongresi në Holandë, Amsterdam, 27.05- 01.06.2010; International Metabolomics
Austria, Vienna, Austria, 29.08-03.09.2010; Kongresi në Zvicër -Gjeneva,
09.09.2010; Kongresi në Maqedoninë e Veriut Shkup, 09 -13 maj 2012;
International Conference of the
Metabolomics Society, 8th, Washington, USA, 24.06.2012; European
Nitrogen Fixation Congress (ENFC) Munich, Germany 2-5.09.2012; Kongresin në
Kosovë, Prishtinë KISCOMS, 2013 etj.
Ne
do të ndalemi te Konferenca Ndërkombëtare në SHBA.
Washington
Do
të ndalemi me shënime nga Konferenca
Ndërkombëtare në Washington, SHBA, 25-29.06. 2012
Tema hulumtimit të Vlorës: "Molecular Changes in the Metabolome of Medicago truncatula Induced by Short Term Salt and Drought Stress" 8th International Conference of the Metabolomics Society, Washington, USA.
Nga
intervista e studiueses për RTK po nxjerrim disa fjali:
Vlora
Mehmeti rreth: “Punimeve të fundit.
Isha
e ftuar dhe isha e dominuar nga organizatori që ta mbaj ligjëratën nga
hulumtimet e mia para gjithë pjesëmarrësve në kongres. Kongresi i Washingtonit
është kongresi më i madh botëror lidhur me hulumtimet shkencore nga
mikrobiologjia dhe biologjia molekulare, ku marrin pjesë profesorët e
universiteteve më të njohura nga SHBA, Japonia, Gjermania, Austria, Kina,
Britania, Italia ... nga të gjitha vendet ku shkenca e thotë fjalën e fundit të
saj.”
Grupi
ku bënte pjesë Vlora Mehmeti nga Vjena, Austri përbëhej nga këto/ këta
shkencëtarë/ të rinj:
Thanks
to the Team! (Faleminderit grupit prezantues!)
Doris
Dell’mour, Alexander Seidel, Cristiana Staudinger, Vlora Mehmeti, Wolfgang
Höhenwarter, Lena Fragner, Luis Recuenco-Munoz, David Lyon, Voker Egelhofer,
Wolfram Weckwerth, Pierre Offre (Dept. Ökonetk), Mette Hanak, Robecca
Hood-Nowotny. Und, Green Team: Thomas Joch, Andreas Schroll. Universitet Publica... Estibalz Larrainzer,
Esther Gonzalez, Cesar Arrese-Igor.
Vlora
Mehmeti nga Beçiqi i Drenicës nuk kufizohet vetëm me studimet e saj hulumtuese,
por ajo merr pjesë në konferenca, kongrese kryesore të shkencës botërore dhe
universiteteve më të njohura në SHBA, Japoni, Gjermani, Austri, Kinë, Britani,
Itali ... me shkencëtarë nga të gjitha
vendet, ku shkenca thotë fjalën e fundit të saj. Kam prezantuar në Itali rezultatet e analizave
nga hulumtimet e mia të masterit në Japoni dhe një pjese që e kam punuar në
Austri në Insititutin Ekogjenetikës dhe Biologjisë Molekulare në Vjenë. Në
Amsterdam të Holandës ishte Kongresi i Metaboliteve paraqitur në International Conference of the
Metabolomics Society, Amsterdam,
Netherlands. 27.05 -1.06. 2010
Burimet:
-University of Vienna,
Dept. Of Molecular Systems Biology, Wienna, Austria
Vlora Mehmeti,
Christiana Staudiner, Wolfram Weckwerth and Wienkoop
P144 Comparative
metabolomics of Medicago truncatula roots and shoots under salt stres and
recovery.
-International
Conference of the Metabolomics
Society, Amsterdam, Netherlands. 27.05 -1.06, 2010. “Comparative
metabolomics of Medicago truncatula roots and shoots under salt stress and
recovery” 6th
-International
Conference of the Metabolomics Society,
Washington, USA.
"Molecular Changes
in the Metabolome of Medicago truncatula Induced by Short Term Salt and Drought
Stress" 8th. 25-29.06. 2012
-RTK, intervistë,
emision nga Ragip Ramaj, 01.10.2018.
-H. Mehmeti, Studiues
austriakë e shqiptarë në Austri”, 2021









