E hene, 09.03.2026, 10:09 PM (GMT)

Faleminderit

Gëzim Loka: Lamtumirë Profesor i nderuar, Skënder Farka!

E diele, 08.03.2026, 06:55 PM


Lamtumirë Profesor i nderuar, Skënder Farka!

Nga Gëzim Loka

Me dhimbje të thellë mësova se paska ndërruar jetë dhe paska marrë rrugën e ameshimit Profesori i nderuar, inxhinieri I talentuar, veprimtari shoqëror dhe autori i shumë librave, Skënder Farka.

Me emrin e tij lidhet një veprimtari e dendur intelektuale dhe Atdhetare, pasioni dhe përkushtimi për Tiranén e tij, për të cilën i rrahu zemra deri në çastin e fundit...

Vitet e fundit, me Skënderin do të na lidhte një miqësi e sinqertë, e ngrohtë dhe frytdhënëse, do të na lidhte Lura, bukuria rrezellitese e kësaj krahine në gji të Alpeve shqiptare, të cilën ai e deshi fort dhe kontribuoi me shumé dashuri në rivlerësimin dhe jetésimin e këtij mali më vete të etnisë dibrane e më gjërë. Me lurasit rrinte gjunjé më gjunjë, sikur të kishte lindur në atë vend të mrekullueshëm, i sajdiste dhe i vizitonte herë pas here, duke ndihmuar familjet në nevojë dhe inicuar e zbatuar projekte në dobi të lurasve. Lurasit e prisnin me mallë, e donin dhe e respektonin njësoj sikur të kishte lindur e të qe rritur në ato kulla bese e burrërie.

Skënderin ishte bir i një familje të shquar tiranase, me kontribute Atdhetare e shoqërore, lindur dhe rritur me dashuri nga i ati, një rrobaqepës i njohur, shkolluar në Itali dhe nga e ema, bijë e  familjes së njohur Fagu, në derën e të cilës ai mori bashkëshorten e tij, me të cilën rritën dhe edukuan se bashku katër djem, secili më i mirë e më dinjitoz se tjetri, të gjithë me shkollë të lartë e kurse pasuniversitare, me një rreth të gjërë familjar e farefisnor. Në këtë mjedisi u rrit dhe u edukua Skënderi, me dashurinë për punën dhe njerëzit, me cilësitë dhe dhuntitë e një njeriu që e çoi më tej trashégiminë e vlerave familjare e shoqërore.

Skënderi u formua me dijet e shkollës dhe jetës, u bë një inxhinier i zoti dhe një njeri me vlera për familjen dhe shoqërinë. Kudo ku punoi la gjurmë të bukura, të cilat do të jenë një krenari e ligjshme për fëmijët dhe familjarët e tij dhe një kujtesë e pashuar për brezat që do të vijnë.

Skënderi ishte një nga veprimtaret me aktivë dhe më të shquar të Shoqatës Tirana, ku investoi kohë dhe përkushtim, duke mbajtur për shumë kohë pozicionin e sekretarit dhe duke mundësuar shumë veprimtari të ideuara dhe të realizuara prej tij. Kontributi i tij në këtë shoqatë është ndër më të vyerit, duke bërë që emri i Skënder Farkës të jetë një emër i gdhendur me germa ari, një simbol përkushtimi dhe vlerash.

Në një kolone prej gjashté librash, nën titullin "Shetitje turistike nëpër fshatrat e Tiranés", Skënder  Farka përcjell një shpalosje gjeohistorike, etnopsike, etnokukturore, kujtesën e historisë dhe përditshmërisë së këtyre fshatrave, libra këto të shkëlqyer njohjeje dhe që mund të shërbejnë edhe si një guidë turistike në duart e të huajve, si një ide vlerësuese pér këto fshatra.

Skënderi gjithmonë punonte, ashtu i papërtuar, i dashur, i qeshur, i gatshëm për ta dëgjuar tjetrin me gëzim e dashuri, siç dhe donte të dëgjohej nga të tjerët.

Gjatë bisedave me Skënderin më bënte shumë përshtypje energjia dhe vrulli i tij, vemendja me të cilën të dëgjonte, gadishméria për t'u përfshirë në sfida të reja.

Humbja e tij është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen e tij, jo vetëm për miqtë dhe shokët që e patën model në jetë, por për të gjithë ata që besojnë në kauza përtej unit të tyre, që besojnë në një botë më të mirë,  në botën e vlerave njerëzore, të cilat bëhen ura të forta besimi e shpresa ku kalojnë njerëzit dhe kohërat.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx