Mendime
Florim Zeqa: 18 vjetori i pavarësisë me nipat e Feriz Krasniqit në Treviso!
E shtune, 28.02.2026, 06:54 PM

18 vjetori i pavarësisë me nipat e Feriz Krasniqit në Treviso!
Fotoreportazh
nga Italia
Nga
Florim Zeqa
Për
dy netë rresht, të shtunën më 21.02.2026 në Biancade (TV) dhe të dielën më
22.02.2026 në Spresiano (TV) u organizuan dy mbrëmje të hareshme festive për
nder të pavarësisë së Kosovës me nipat e legjendës së folklorit burimor
shqiptar, Feriz Krasniqi.
Vazhdimësia e zërit të
Feriz Krasniqit
Ne
që jemi rritur me këngët epike të legjendës së folklorit burimor shqiptar, e
pritëm me padurim të dëgjojmë zërin e nipave të tij me këngët e përzgjedhura të
gjyshit të tyre. Dhe vërtetë ndodhi ajo që e prisnim, nipat e Feriz Krasniqit,
Petrit e Feriz Krasniqi e dëshmuan në vepër se janë trashëgimtarë të denjë të
gjyshit të tyre.
Duhet
permendur edhe anëtarin e tretë të grupit, vilonistin e talentuar Fitim Gegaj,
i cili, përveqse bënte mrekulli me telat e violinës, i jepte shije magjepse
zërit të çiftelisë dhe sharkisë në duart e dy folkloristëve të shkëlqyeshëm.
Vlen
për të theksuar, se në të dyja mbrëmjet, për zërimin u përkujdes DJ Albi, emër
tashmë i njohur në mërgatën tonë.
Përmes
folklorit burimor i kemi ruajtur ndër shekuj traditat dhe zakonet e bukura
popullore, e kemi mësuar historinë e heronjve të vërtetë të kombit tonë nga ajo
që na ka mësuar historia nën regjimet antikombëtare dhe antipopullore të kohës
së shkuar. Si bie fjala, përmes rapsodëve popullor e kemi mësuar historinë e
vërtetë të Oso Kukës, Selman Kadrisë, Tahir Mehës, Imer Berishës e shumë e shumë
trimave dhe tribunëve popullor.
Ishte
nder dhe kënaqësi që isha prezent në mbrëmjen e së dieles në lokalin "DEA
CAFFE" në Spresiano, por fakti pse isha aty, ishte jehona e një nate më
parë lokalin "BAR HOSTARIA LOVA" në Biancade, në të cilin ishte krijuar
një atmosferë madhështore, në frymën e pastër kombëtare.
Florim Zeqa, 23.02.2026











