Mendime
Idriz Zeqiraj: Një opinioniste si Leonora Jakupi
E shtune, 28.02.2026, 06:54 PM

Këngëtarja
Leonora Jakupi
NJË
OPIONIONISTE, SI LEONORA JAKUPI
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Zakonisht, organizatorët e Big Brother
VIP Kosova (BBVK), përkujdesen për përzgjedhjen e moderatorëve dhe
opinionisteve të shquar, me preferencë në fushën e artit. Në përgjithësi, kanë
qenë djem dhe vajza me përvojë, përgatitje intelektuale dhe përformancë të mirë
publike. E zgjedhura e radhës për opinioniste ishte edhe këngëtarja e
mirënjohur Leonora Jakupi.
Në spektaklin - Big Brother VIP Kosova
4 -, u transmetua një klip, ku banorët hapur diskutuan temën e familjes dhe
krijimit të saj. Në debat u kyç edhe Leonora: "Unë shpesh jam paragjykuar
"pse s´po martohem? Pse s´po krijon familje? Pse s´ke fëmijë?"
Dhe, Leonora u rrëfye, ashtu sinqerisht e pa rezerva e hile, siç ndodhë
vetëm para priftit dhe në BBVK: "Personalisht, konsideroj që fëmijët janë
bekim dhe familja është bekim. Mirëpo, ndonjëherë rrethanat e jetës,
përkushtimi i madh ndaj familjes, vitet të kalojnë aq shpejt sa që ndien një
mungesë të madhe - një zbrazëti që dikur duhet ta plotësosh".
Ndërsa në një intervistë të dhënë disa
vite më parë, Leonora qe shprehur se dua të kem shumë fëmijë. Prandaj, marrë
guximin të ngulmoj, se bazuar në metodat bashkëkohore të fërtilitetit, ka
mundësi reale që Leonora, në mos shumë, të këtë ndonjë apo ndoca fëmijë. Këtë e
kërkojnë jo vetëm fansat, adhuruesit e saj, por edhe shumë më gjerë.
Leonora nuk u mjaftua me kaq, u hap
edhe më shumë para banorëve dhe opinionit shikues dhe dëgjues të shqiptarëve
vendorë dhe botërorë. "Unë kam një shok në bashkëjetesë prej 15 vjetësh,
jam e përmbushur dhe jetoj mirë", - ngushëlloi shqiptarët Leonorë Jakupi,
gjithnjë e bukur "si një zanë mali", e freskët dhe rinore, vitale, që
nuk i kanë bërë shenjë vitet.
Personalisht e njoh shokun e Leonarës,
i cili është shok i nipit tim, me veprimtari biznesi në Tiranë. Vërtet është
djalë i mirë, i edukuar dhe shumë bashkëkohor, i shkolluar bollshëm. I qetë në
sjellje dhe i matur në bisedë. Është vital dhe nuk jep moshë.
Gjithnjë e më shumë po shtohet numri i
vajzave, sidomos figura publike, të cilat refuzojnë martesën dhe prindërimin.
Ky fenomen sa vjen dhe bëhet më shqetësues, për shoqërinë dhe shtetin e
Kosovës. Shtimi demografik, lindjet e bollshme, na gëzonin dhe na mbushnin me
shpresë se me shumëzimin rapid, mund të arrinim në shtrirjen deri në atë pjesë
të Dardanisë tonë të pushtuar. Ndryshimi i këtij ritmi zvetënon shpresën tonë
të ushqyer në vite e dekada.
Të ndalemi ke roli i Lenora Jakupi si
opinioniste në BBVK 4. Në të gjitha ndërhyrjet e saj, në dhënien e opinionit
personal, ajo ishte e veçantë, serioze në trajtimin e çështjeve, që lindnin
përgjatë debateve të banorëve të shtëpisë, e artikuluar, racionale dhe shumë
profesionale.
Me një rast, një banor i ardhur
rishtas, hyri në shtëpinë " më të lavdishme në Kosovë, - siç e thonë
organizatorët, me pretendimin për të realizuar 1.000 puthje. Dhe, vërtet, djali
simpatik filloi misionin e tij, "me goditje të përqendruara", siç i
quanin partiakët komunistë në Shqipërit, aksionet e ndryshme ndërtimore dhe
politike. Edhe pse aty gjeti të dashurën e tij, të njohur jashtë shtëpisë, ai
filloi të flirtojë me një vajzë të dytë dhe e "thithte si viçi" në çdo
kohë e rrethanë"! E dashura e parë u sikletos deri në vajë. Dy vajzat u
konfliktuan rreth bukuroshit ardhacak.
Moderatorët Alaudin Hamiti dhe Rudina
Vokshi, (kjo nga Tirana, mbesa e Bajram Gashit nga Uça e Istogut, i arratisur
në Shqipëri, ushtarak dhe mësues. U kthye në Kosovë, në LDB, udhëhoqi
batalionin e luftëtarëve nacionalistë të Podguerit, në mbrojtjen e Kosovës dhe
të Sanxhakut. U vra, në luftim e sipër në Bjeshkët e Istogut. Nga babai është
pinjolle e Familjes të Sylejman Vokshit, motra e Vjollca Vokshit, zëdhënëse e
parë e PDSH dhe e Albana Vokshit, deputete e disa mandateve të PDSH të Dr.
Berishës.)
Moderatorët hapën temën për rrethanën e
krijuar në shtëpi. Leonorë Jakupin e prekën lotët, të shoqëruar me dënesë të
vajzës së tradhtuar dhe e mbrojti viktimën, të dëmtuarën. Kolegia opinioniste,
Olta Gixhari, këtë rrathanë e quajti normale, është lojë. Leonora ishte e
rreptë në reagim: "Çfarë normaliteti është kjo, t`i futesh tjetrit në
krevat, nën jorgan"?! Olta u mundua ta qetësojë atë, por Leonora ia
kujtoi, se "unë jam nga Drenica dhe nuk aprovoj skena të tilla". Dhe,
qëndrimi i saj u duartrokit fort.
Leonorë Jakupin e njoha kur ishte vajzë
njomëzake. Ajo erdhi në Ludwigshafen të Gjermanisë, me një grup artistik nga
Kosova, të ftuar nga Axhencia "Albakos", me pronar profesor Sebastian
Nuiçi, me seli në Frankfurt. Baca Sebë, siç e thërrasim ne, papritur ishte në
trajtim spitalor. Na porositi për pritjen, sigurimin e sallës dhe akomodim
qëndrimi. Dhe, ne bëmë detyrën.
Leonora gjithherë në turnetë artistike,
shoqërohej nga nëna e saj. Me zërin e saj "pushkë", rrastë të
artikuluar, mirëpritej dhe duartrokitej veçmas nga publiku. Edhe më shumë e
favorizohej, sepse ishte më e reja e ansamblit artistik.
Me Leonorë Jakupin, bukuroshen krenare
të Drenicë heroike, më shumë se sa një njohje e hershme, me lidh fakti se kam
njohur babain e saj, komandantin ushtarak të Koshares, Qazim Jakupin. Leonora
trashëgon shumë nga bukuritë të babait të saj. Ai ushtronte në përgatitjen
ushtarake djemtë e Kosovës, luftëtarët e lirisë, në kazermen ushtrimore në
Papaj të Malësisë të Gjakovës.
Ishin kohë të vështira, të rrezikshme.
Bandat e LPK-së, në bashkëpunim me ato shqiptare, i ndiqnin kudo, ata që i
konsideronin kundërshtarë politikë. Ata me dhunë pushtuan kampet ushtrimore në
Kolsh e Kalimash të Kukësit, duke vrarë kuksianin Rushit Elezin, kontraktorin
ndërmjetës të këtyre dy kampeve ushtrimore ushtarake. Tani e synonin marrjen e
kampit - ushtrimore në Papaj të Tropojës.
Në një udhëtim me makinë, në relacionin
Fierzë-Qafë Mali, një kurth i ngritur, makina me dy pasagjerët: Qazim Jakupi
dhe Muharrem Tafa, banor vendas, mik i heroit Sali Çekaj, u rrokullisën në
greminë. Ishte humbje-gjemë e Familjes Jakupi, por edhe humbje e ndjeshme për
Luftës të Koshares dhe të Kosovës. Po në atë rrugë janë ekzekutuar në
pritë, oficeri i Emergjencës ushtarake, Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, ky
i fundit nga Tropoja. Ashtu si dhjetëra atentate të tjera, edhe këto pasoi heshtja
dhe kurrë as nuk u hetuan dhe as nuk u zbuluan. Ata ishin dhe mbetën heronjtë
tanë lavdiplotë dhe do të kujtohen me ndjeshmëri në mendjet dhe zemrat tona
përjetësisht.
Më 21 qershor 1998, ishte betimi i
Brigadës 134. Me dekret të Ministrisë të Mbrojtjes, ministri saj, Kolonel Ahmet
Krasniqi, e emëroi Kolonel Tahir Zemaj, komandant të kësaj Brigade, duke ia
dorëzuar flamurin e luftës dhe duke urdhëruar të mos binte kurrë në duart e
armikut. Për ironi, të dy komandantët markant, të cilët identifikohen me Luftën
Çlirimtare të Kosovës, u ekzekutuan nga banda e Ndërmarrjes të Përbashkët
Kriminale!
Në ceremoninë e Brigadës 134, ishte
ftuar këngëtarja e re Leonorë Jakupi, e bija e dëshmorit të Koshares dhe
Kosovës, Qazim Jakupi, e cila veshur me uniformën ushtarake, këndoi
këngën-hymn: "Besa-besë, besën ta kemi dhanë", e cila jehoi në
Malësinë e Gjakovës, si kushtrim lufte.









