Mendime
Idriz Zeqiraj: PAN-i e ka në axhendë bllokadën e zgjedhjes të presidentit/es
E hene, 23.02.2026, 06:53 PM

Presidentja
Dr. Vjosë Osmani me - U.A. Army War College -
PAN-I E KA NË AXHENDË
BLLOKADËN E ZGJEDHJES TË PRESIDENTIT/ES
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Pas
zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, Kuvendi i Kosovës i zgjodhi organet kuvendore,
ndërsa qeverinë e formoi e vetme partia fituese LVV, me aleatët e saj Guxo
Alternativa, PSHDK. Radha i ka ardhur zgjedhjes të Presidentit/es të vendit.
Deri tani është bërë e njohur vetëm kandidatura e presidentes aktuale, Dr.
Vjosë Osmani. Opozita kërkon figurë konsensuale, për të parin e Kosovës.
"Përndryshe nuk votojmë asnjë kandidaturë të pozitës. Ne nuk kemi çfarë të
humbasim më shumë, shkojmë serishmi në zgjedhje", - thonë nga opozita PAN!
Realisht, subjekteve PAN-iste kurrë nuk u ka interesuar shteti, por vetëm pushteti.
Këtë e kanë dëshmuar për një çerek-shekulli radhazi, me krime vrastare, hajni
zyrtare, kontrabandë galopante, haraç të përgjakur dhe "të bëma" të
tjera.
Për
afro një vit opozita destruktive, përkatësisht, subjektet politike
PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN-in e kriminalizuar, përdori të gjithë
arsenalin propagandistik, në koordinim me lukuninë e gazetarëve mercenarë, të
prirë nga agjenti i Serbisë, Baton Haxhiu, se bllokadën 9 mujore, për
konstituimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, e bëri pozita e kryesuar
nga Albin Kurti me LVV dhe aleatët Guxo dhe Alternativa.
Por,
populli në Kosovë dhe Mërgatë, brenda një dite të vetme, pikërisht, më 28
dhjetor 2025, me votën e tij të lirë demokratike, vërtetoi se bllokadën e bëri
opozita e bashkuar dhe jo pozita. Prandaj e ndëshkoi opozitën me humbjen e
thellë dhe tërësisht meritore. Qëllimi i bllokadës të opozitës ishte që humbjen
e saj, me votën në kuti, ta kompensonte me fitoren në tavolinë!
Pra,
vota demokratike e popullit demantoi bindshëm të gjitha akuzat se, kinse,
pozita bëri bllokadën, duke e turpëruar dhe kriminalizuar opozitën të dyshuar
se është bërë palë me Serbinë, në bllokadën e krijimit të institucioneve
shtetërore të Kosovës!
Ndërkohë,
pas përfundimit të tri fazave: Zgjedhja e organeve të Kuvendit dhe të qeverisë;
miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare; miratimin e buxhetit shtetëror, në
agjendë është zgjedhja e presidentit/es. Dhe, kjo i tejkalon mundësitë e
pozitës aktuale, pasi nuk posedon 80 votat e nevojshme, pa një koncensues apo
koalicion paraprak me ndonjë nga partitë e opozitës, për ta zgjedhur
presidentin/en.
Akuzat
e bëra nga lukunia kundërshtare dhe rrugaçërore, nga të gjitha nivelet, se
presidentja Osmani është karrieriste dhe kalkulante, janë lehtësisht të
demantueshme. Fenomeni Dr. Vjosa Osmani është super specifik në Kosovë. Ajo ka
një qëndrueshmëri klasike. Sa më shumë e kemi njohur, na ka bindur për
karakterin e fortë të saj. Ishte përcaktuar për ta bërë ndryshimin në Kosovë,
sepse krimet e përgjakura, vjedhjet zyrtare, kontrabandimet bashkëpunuese me
kriminelët serbë dhe pisllëqet tjera, kishin tejkaluar çdo normë njerëzore.
Dhe, realizoi qëllimet e saj fisnike, natyrisht, e ndihmuar çiltërisht nga
njerëz të mirë dhe atdhedashës si ajo.
E
gjithë kjo forcë përkushtuese për punë të mbara e Vjosë Osmanit, "nuk ka
pikur nga qielli". Përkundrazi, është rezultat i një vullneti të hekurt,
duke u përgatitur përgjatë një shkollimi të bollshëm dhe cilësor. Ajo është
juriste e diplomuar dhe e doktoruar, profesoreshë dhe eksperte në lëmin e
drejtësisë: kontribuese në Komisionin Kushtetues dhe angazhimin në përmbylljen
e Pavarësisë të Kosovës; me përvojë të shkëlqyer në njohjen e ligjeve dhe
të funksionimit të shtetit; përzgjedhja
e orientimit perëndimor dhe aftësi komunikimi me partnerë botërorë.
Vjosa
është shquar në diplomaci dhe në takimet ndërkombëtare, për trajtesa të
çfarëdoshme, madje në të gjitha nivelet; e guximshme në kërkesa për reforma,
sidomos në drejtësi dhe ekonomi, si ndryshime të disa ligjeve ekzistuese, të
cilat janë bërë pengesë, deri në ngërçe dhe ngufatje të shtetit.
Ta
akuzosh Vjosë Osmanin se ka treguar anshmëri në mbështetjen e Kurtit, pse ajo
është konsultuar dhe ka aprovuar të gjitha nismat dhe veprimet të Qeverisë
Kurti, për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit, duke mbyllur
institucionet paralele serbe në territorin e Kosovës, është më shumë se
marrëzi, është krim dhe poshtërsi, mbrojtje e politikave të Beogradit në
Kosovë.
Presidentja
Vjosë Osmani ka shkëlqyer në detyrën e saj fisnike presidenciale, duke
përmbushur detyrimet brenda shtetit dhe në diplomacinë e Jashtme, me cilësitë e
kompletuara që posedon, në një shtet të emancipuar dhe demokratik, as që do të
vihej në votë, për ta vazhduar mandatin e dytë.
E
keqja e madhe është pse zgjedhja e presidentit është lënë peng e pazarllëqeve
politike të Kuvendit. Në çfarëdo votimi të drejtpërdrejtë nga populli fitoren
do ta kishte të garantuar.
Raportimet
spekulative se postin e Presidentit të Republikës të Kosovës e synojnë edhe
kandidatë të tjerë, përcveç Dr. Vjosë Osmanit. Njëri nga të lakuarit, edhe pse
ende nuk ka shpallur kandidaturën, është Dr. Lumir Abdixhiku. Pavarësisht se
nuk i shkoi për mbarë në drejtimin e LDK-së, meqë e mori partinë të ngulfatur nga
klane, brenda e jashtë saj, dhe nuk ishte sovran në vendime, kandidatura e tij
do të ishte serioze. Por, nuk besoj ta provojë përballjen me Vjosën, për disa
arsye. Lehtësuese për atë është se e favozizon përgatitja solide intelektuale
dhe mosha e re, favorizuese për t`i arritur majat.
Kandidaturat
tjera të përfolura, edhe pse jo zyrtare, nuk do ta rrezikonin, as për së
afërmi, Vjosë Osmanin, ngaqë karizma e saj, pas Presidentit Rugova, ka admirim
masiv tek shqiptarët vendorë dhe të përbotshëm. Mungesa e shtetit ligjor, u jep
mundësi të abuzimit brenda anashisë, paradiksalisht, të quajtur liri, për të
livadhisur të lirë, madje edhe për të pretenduar për t`u ngritur në kupolë të
shtetit! Të mençurit ia dinë "hallin vetit" dhe frenojnë lakminë për
një post kulmor.
Prishja
e koalicionit LVV-LDK, në Qeverinë Kurti 1, edhe pse e dinin urdhrin e Richard
Grenell, pas konsultimit mes tyre: Grenell-Thaçi-Rama-Vuçiq-Mustafa, u përpoqën
t`ia faturojnë fajësinë Kurtit dhe LVV, për prishjen e koalicionit! Por,
dështuan turpshëm, sepse shefi i Grupit
të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, e denoncoi komplotin, duke cituar bisedën
porosi-urdhër të Grenell, për afatin e prishjes të atij koalicioni, duke i
numëruar ditët: "8,7,6,5,...."!
Tani
kemi prishjen e koalicionit lokal në Mitrovicë, në mes të LVV dhe LDK-së, që
duket goxha i dyshimtë? Nga Intrigimi i PDK-së, gjithnjë në ujdi me klanin
Mustafa brenda LDK-së, donin ta pengonin një koalicion të mundshëm në mes të
LDK-së dhe LVV.
Kryetari
i LDK-së nuk e besoj të pretendojë, të paktën aktualisht, postin e presidentit.
Sepse ka ca punë më të meçme dhe, ndoshta më lehtë të realizueshme, afrimi i
gatishmërisë për koalicion me LVV dhe aleatët e saj, në Qeverinë Kurti 3.
Paraprakisht, duhet pranuar se koha e babëzive dhe e dallavereve të Pacollit,
kur kushtëzonte me 3 deputetë, të merrte 4 ministri ka ikur, ka kaluar. Fajësia
e parë është ligji për pragun e ulët 5 %, ndërkohë që duhet të jetë, të paktën
10 %, për të shmangur partizat zhvatëse dhe kalkulatore e korruptive.
Në
koalicione përveç pazareve duhet respektuar edhe disa parime dhe rregulla
bazike ligjore e morale. Përqindja e votave të fituara në zgjedhje, është
barometër përcaktues për hisen, kuotën e posteve qeverisëse. Palët e dëgjuara,
për prishjen e koalicionit në Mitrovicë, lënë tym dhe mjegullnajë pas.
Faji
i përsëritur rëndon më shumë se ai fillestar. Kryetar Lumiri duket se ka mësuar
nga humbja. Andaj, lënia e hapur e mundësisë të përafrimit, pse jo, edhe të
koalicionit me LVV, është në dobinë reciproke të dy subjekteve të cituara.
Dominon opinioni gjithë shqiptarë se pavarësisht numrave të bollshëm të LVV,
një bashkëqeverisje me LDK-në do të ishte i shëndetshëm dhe prfofesional.









