E hene, 02.02.2026, 11:22 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Fitoi 'minihamburgeri' antirugovist në LDK!

E hene, 02.02.2026, 06:54 PM


Fitoi 'minihamburgeri' antirugovist në LDK!

Shkruan: Florim Zeqa

Pasi e shpalla kandidaturën time për kryetar të LDK-së, një mik i imi më tha: "A po mendon që klanorët e lëshojnë aq lehtë lopën, të cilën e kanë mjelur prej vitesh e dekadash? Jo o Florim këta janë të lidhur njëri me tjetrin në tendere, korrupsion dhe gjithçka tjetër antiligjore në këtë vend"!

Thika me dy teha përgjysmon LDK-në

"Dorëheqja" djallëzore e Lumir Abdixhikut ishte thikë me dy teha për LDK-në, e cila e ndau në dysh mbetjen 13 përqindëshe! Ky ishte skenar i përgatitur parapraksiht nga Isa Mustafa, i realizuar me sukses në Kuvendin e 31 janarit!

Ashtu siq ishte projektuar, dolën dy klane nga 'Kuvendi i Punës' me diferencë prej 28 votave!

Numri i vogël prej 65 votave që nuk e mbështetën asnjërin Klan, llogaritet të jenë mbështetës faktik të filozofisë politike rugoviane! Numër ky i papërfillshëm në përballje me 290 delet e shitura në Kuvend!

Kam pritur që dikush nga numri i vogël i Rugovistëve do ta ngrisë zërin në mbështetje të kandidatures time, e cila ishte zyrtare dhe publike, njëjtë sikur ajo e Avdullah Hotit!

Megjithatë le të mbetet në ndërgjegjën e tyre që i ndihmova ndër vite dhe dekada për t'u bërë deputet dhe asambleist gjithandej Kosovës!

Pavarësisht numrit të ngusht të votave, 164 kundrejt 136, kryetari i "dorëhequr" pa fije turpi për dëmin e shkaktuar në LDK, doli para delegatëve sikur të ishte fitues apsolut! Megjithatë, disponimin ia prishën disa kolegë të deridjeshëm (pjesë e klanit tjetër) të cilët nuk ju bashkangjitën "Korit" në duartrokitje për 'kryemadhin' e partisë!

Në këtë moment kthehen fuqishëm fjalët e mikut të cekura në fillim të shkrimit, nuk e lëshojnë këta lehtë LDK-në prej së cilës kanë përfituar dhe janë bërë milionerë!

Nëse i përkthejmë në vota numrat e dy klaneve të dalura nga 'Kuvendi i Punës', atëherë rezultati prezumon të jetë fatal për LDK-në zgjedhjet e ardhshme! Do të ketë përgjysmim dhe më shumë se përgjysmim të votave me rugovistët e papërfillshëm në mes të një minihamburgeri antirugovist në LDK!

Sikur Abdixhiku ta kishte një fije të ndërgjegjës njerëzore, pas votimit të fshehtë, do duhej të largohej menjëher nga drejtim i partisë, për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të rregullta dhe ndryshimit përmbajtësor në LDK. Nga themelimi e deri më sot, LDK nuk ka pasur kryetar më të pa denjë dhe të pa vlerë!

P.S: Në shkrimin e radhës do t'i paraqes pikëpamjet e mia personale për ringritjen e LDK-së dhe hapat që duhet të ndjekë elektorati për ç'kapjen e partisë nga uzurpatorët.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sadbere Emshiu: Zinxhiri i dritës profetike dhe devijimet e tij moderne Lëvizja për Rikthim: Gënjeshtra islamike si projekt i trysnisë fetare dhe politike Florim Zeqa: Vazhdimi i klaneve, kulmi i katandisjes së LDK-së! Idriz Zeqiraj: Kuvendi i Punës, parapërgatitje për Kuvendin Zgjedhor Lazim Miftari: Termi "Perandoria Turke" Nue Oroshi: Shumica nuk është gjithmonë e vërtetë por e vërtetë është se shumica vendos Ndue Dedaj: “Puna e mbarë!” – atyre që punojnë Isuf B. Bajrami: Në Kosovë, duhet mbisundimi i ligjit si mbizotërim i normës juridike mbi arbitraritetin dhe presionin jashtëinstitucional Shefqet Dibrani: Doktrina e titizmit jugosllav ndaj shqiptarëve dje dhe sot Lëvizja për Rikthim: Ideologjia islamike dhe policia e moralit Albert Zholi: Prof. Dr. Enriko Ceko - Ekonomia shqiptare ka krizë pasi ka marrë tiparin e një ekonomie konsumi, me pothuajse aspak tipare prodhimi Fritz Radovani: 115 vjet, O Ded Gjo’ Luli (3) Rejhane Rexhepi: Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë – Ura e kujtesës, kulturës dhe identitetit kombëtar në Sarajevë Asllan Dibrani – Luani: Bota përgatitet për banim në Hënë, hoxhë efendi – “akademik” Feti Mehdiu mbetet bredharak nëpër xhami Kalosh Çeliku: Babës t’i ngjash adet t’ia kalosh marifet Gjon Keka: Djegja e librit do të thotë rënie e njeriut në errësirë dhe në demonizëm Asllan Dibrani (Luani): Shqiptarët nuk djegin libra – alarm pa prova: kur feja keqpërdoret për përçarje Shefqet Dibrani: Portret i Mërgimtarit – Fatmir Thaqi Ilir Çumani: Paradoksi dhe amnezia politike e Ramës – kur dhuna dënohet vetëm nga karrigia e pushtetit Rrezart Kalaja: Kur Gazeta Impakt dhe Rexhep Elezaj shpallin luftë kundër shqiptarëve

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx