Mendime
Florim Zeqa: Fitoi 'minihamburgeri' antirugovist në LDK!
E hene, 02.02.2026, 06:54 PM
Fitoi 'minihamburgeri' antirugovist në LDK!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pasi e shpalla kandidaturën time për
kryetar të LDK-së, një mik i imi më tha: "A po mendon që klanorët e
lëshojnë aq lehtë lopën, të cilën e kanë mjelur prej vitesh e dekadash? Jo o
Florim këta janë të lidhur njëri me tjetrin në tendere, korrupsion dhe gjithçka
tjetër antiligjore në këtë vend"!
Thika me dy teha përgjysmon LDK-në
"Dorëheqja" djallëzore e
Lumir Abdixhikut ishte thikë me dy teha për LDK-në, e cila e ndau në dysh
mbetjen 13 përqindëshe! Ky ishte skenar i përgatitur parapraksiht nga Isa Mustafa,
i realizuar me sukses në Kuvendin e 31 janarit!
Ashtu
siq ishte projektuar, dolën dy klane nga 'Kuvendi i Punës' me diferencë prej 28
votave!
Numri
i vogël prej 65 votave që nuk e mbështetën asnjërin Klan, llogaritet të jenë
mbështetës faktik të filozofisë politike rugoviane! Numër ky i papërfillshëm në
përballje me 290 delet e shitura në Kuvend!
Kam
pritur që dikush nga numri i vogël i Rugovistëve do ta ngrisë zërin në
mbështetje të kandidatures time, e cila ishte zyrtare dhe publike, njëjtë sikur
ajo e Avdullah Hotit!
Megjithatë
le të mbetet në ndërgjegjën e tyre që i ndihmova ndër vite dhe dekada për t'u
bërë deputet dhe asambleist gjithandej Kosovës!
Pavarësisht
numrit të ngusht të votave, 164 kundrejt 136, kryetari i "dorëhequr"
pa fije turpi për dëmin e shkaktuar në LDK, doli para delegatëve sikur të ishte
fitues apsolut! Megjithatë, disponimin ia prishën disa kolegë të deridjeshëm
(pjesë e klanit tjetër) të cilët nuk ju bashkangjitën "Korit" në
duartrokitje për 'kryemadhin' e partisë!
Në
këtë moment kthehen fuqishëm fjalët e mikut të cekura në fillim të shkrimit,
nuk e lëshojnë këta lehtë LDK-në prej së cilës kanë përfituar dhe janë bërë
milionerë!
Nëse
i përkthejmë në vota numrat e dy klaneve të dalura nga 'Kuvendi i Punës',
atëherë rezultati prezumon të jetë fatal për LDK-në zgjedhjet e ardhshme! Do të
ketë përgjysmim dhe më shumë se përgjysmim të votave me rugovistët e
papërfillshëm në mes të një minihamburgeri antirugovist në LDK!
Sikur Abdixhiku ta kishte një fije të
ndërgjegjës njerëzore, pas votimit të fshehtë, do duhej të largohej menjëher
nga drejtim i partisë, për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të rregullta dhe
ndryshimit përmbajtësor në LDK. Nga themelimi e deri më sot, LDK nuk ka pasur
kryetar më të pa denjë dhe të pa vlerë!
P.S: Në shkrimin e
radhës do t'i paraqes pikëpamjet e mia personale për ringritjen e LDK-së dhe
hapat që duhet të ndjekë elektorati për ç'kapjen e partisë nga uzurpatorët.









