E diele, 01.02.2026, 11:45 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Vazhdimi i klaneve, kulmi i katandisjes së LDK-së!

E diele, 01.02.2026, 06:55 PM


Vazhdimi i klaneve, kulmi i katandisjes së LDK-së!

Shkruan: Florim Zeqa

E kam thënë shumë vite më parë, LDK nuk u shkatërrua nga kundërshtarët politikë, por nga brenda, nga klanet dhe grupet e interesit në kryesi dhe Këshill të Përgjithshëm!

Nga kryesia e ngushtë e shndërruan partinë nga shtëpi e të gjithë qytetarëve në klub interesash personale.

Pra, kundërshtarët politikë nuk e rrënuan LDK-në, por sot e rrënuan ata që e kishin në dorë shpëtimin e saj!

Ata që sot hiqen si "reformatorë", janë kapës dhe uzurpatorë të filozofisë politike rugoviane në LDK.

Nuk ka si të quhet ndryshe, kur i mbyllën listat për kandidim të rugovistëve, të veprimtarëve të orëve të para dhe të themeltarëve!

Kështu nuk ndërtohet besimi dhe as nuk arrihet uniteti në LDK, por e kundërta e saj: pakënaqësitë dhe indinjata e thellë e cila prodhon largime në heshtje të atyre që mendojnë ndryshe nga klani në krye të partisë!

Kjo është vazhdimësia e uzurpatorëve që erdhën në LDK përmes puçit politik në viotin 2010!

Kjo që ndodhi sot nuk është zgjidhje, por poshtërim për të gjithë ata që e duan me shpirtë dhe zemër LDK-në.

Në fakt kjo është vazhdimësi e misionit për shkatërrimin dhe varrosjen përfundimtare tëe LDK-së subjekt politik dhe të rugovizmit si filozofi politike!

Kuvendi i 31 janarit 2026, pasqyrë reale e katandisjes së LDK-së

E kam ditur dhe e kam pritur që kandidatura ime do të injorohet dhe anashkalohet në Kuvendin e improvizuar si 'kuvend pune', për faktin se nuk nuk jam pjesë e asnjë grupi dhe klani të cilat po i gërryejnë themelet e 'Kalasë Rugoviane!

Edhe përkundër anashkalimit të qëllimshëm, unë do të mbetem i vendosur në misionin dhe qëllimin tim jetësor për ringritjen e LDK-së.

Jam i pathyeshëm dhe i palakueshëm në misionin tim!

Jam më i fuqishëm sesa të gjithë klanorët së bashku, sepse jam i pastër si loti!

Jam më i fuqishëm sesa Abdixhiku me shumicën e thjeshtë të 164 delegatëve në kundrejt 136 klanorëve të kampit tjetër kundër në Kuvend, kurse unë e kam mbështetjen e 350 mijë qytetarëve të Kosovës dhe të mërgatës gjithandej vendeve evro-perëndimore.

Jam i guximshëm sepse jam i drejtë dhe i padjallëzuar!

Pa asnjë aferë korruptive apo kriminale në jetën time!

Pa asnjë përfitim personal dhe as familjar nga LDK-ja prej themelimit e deri më sot!

Prandaj, nuk ka formë kërcënimi apo shantazhi që më z'mbraps nga misioni i shenjt dhe fisnik për ringritjen e LDK-së përmes bashkimit të elektoratit të shprishur gjithandej partive tjera.

Ndjehem i qetë dhe i relaksuar, me ndërgjegje të pastër dhe aspak i tronditur nga injorimi i kandidatures time nga ana e klanorëve, për arsye se kandidatura ime nuk ishte produkt i ambicieve dhe as egos personale për t'u bërë 'kryetar klasik' i LDK-së, por është dëshirë sublime dhe kërkesë gjithëpërfshirëse e elektoratit për rikthimin e filozofisë politike rugoviane në LDK.

Ky ishte një testim i ndërgjegjës së delegatëve pjesëmarrës në Kuvend, të cilët me ose pa dashjen e tyre u bënë varrmihës të LDK-së!

Nga sot, ata që votuan pro dhe kundër Abdixhikut, votuan pro-vazhdimësisë klanore të Isa Mustafës në LDK!

Dele(gat) me këtë akt keni hynë në faqen e zezë të historisë!

Ju e mendoni që na e mbyllët një derë të vogël për ndryshiml!

Ne do ta hapim një derë akoma më të madhe për shpëtimin e LDK-së.

Florim Zeqa, fitues moral i Kuvendit të 31 Janarit 2026, misionar i rikthimit të filozofisë politike rugoviane dhe ushtar besnik i atdheut!

31.01.2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Nue Oroshi: Shumica nuk është gjithmonë e vërtetë por e vërtetë është se shumica vendos Ndue Dedaj: “Puna e mbarë!” – atyre që punojnë Isuf B. Bajrami: Në Kosovë, duhet mbisundimi i ligjit si mbizotërim i normës juridike mbi arbitraritetin dhe presionin jashtëinstitucional Shefqet Dibrani: Doktrina e titizmit jugosllav ndaj shqiptarëve dje dhe sot Lëvizja për Rikthim: Ideologjia islamike dhe policia e moralit Albert Zholi: Prof. Dr. Enriko Ceko - Ekonomia shqiptare ka krizë pasi ka marrë tiparin e një ekonomie konsumi, me pothuajse aspak tipare prodhimi Fritz Radovani: 115 vjet, O Ded Gjo’ Luli (3) Rejhane Rexhepi: Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë – Ura e kujtesës, kulturës dhe identitetit kombëtar në Sarajevë Asllan Dibrani – Luani: Bota përgatitet për banim në Hënë, hoxhë efendi – “akademik” Feti Mehdiu mbetet bredharak nëpër xhami Kalosh Çeliku: Babës t’i ngjash adet t’ia kalosh marifet Gjon Keka: Djegja e librit do të thotë rënie e njeriut në errësirë dhe në demonizëm Asllan Dibrani (Luani): Shqiptarët nuk djegin libra – alarm pa prova: kur feja keqpërdoret për përçarje Shefqet Dibrani: Portret i Mërgimtarit – Fatmir Thaqi Ilir Çumani: Paradoksi dhe amnezia politike e Ramës – kur dhuna dënohet vetëm nga karrigia e pushtetit Rrezart Kalaja: Kur Gazeta Impakt dhe Rexhep Elezaj shpallin luftë kundër shqiptarëve Milazim Zeqiraj: LDK pas Rugovës në udhëkryq mes trashëgimisë rugoviane dhe rrugës së re Asllan Dibrani – Luani: Reagim publik kundër shpifjeve, etiketimit ideologjik dhe propagandës antikombëtare të gazetës “Impakt Kalosh Çeliku: Patriotë të vonuar me brekë mbi pantollona Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani, presidente brilante e pakonkurrencë Florim Zeqa: Nga sot përballë dy kandidaturave!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx