E diele, 01.02.2026, 11:45 PM (GMT)

Mendime

Nue Oroshi: Shumica nuk është gjithmonë e vërtetë por e vërtetë është se shumica vendos

E diele, 01.02.2026, 06:53 PM


Shumica nuk është gjithmonë e vërtetë por e vërtetë është se shumica vendos

Nga Nue Oroshi

Vendimi i delegatëve të LDK-së ditën e djeshme më 31 janar 2026 , për votëbesimin e kryetarit të LDK-së edhe pse ishte shumë i ngushtë ai duhet të respektohet nga te gjithë.Po ashtu edhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku duhet të mësoj nga gabimet në të kaluarën që bëri ish kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu i cili pasi e mundi Nexhat Dacin me një rezultat të ngushtë nuk e përfshiu fare në kryesinë e LDK-së. Më këtë rastë ndodhi ajo ndarja e dhimshme e LDK-së ku Nexhat Daci formoi një parti te re dhe i ndau një copë të mirë LDK-së e cila nuk u ngjitë kurrë .Më pas ,ajo që Fatmir Sejdiu ia bëri Nexhat Dacit ju kthye Fatmir Sejdiut nga ish këshilltari i tij Isa Mustafa. I cili pasi i mori partinë e pensionoj Fatmir Sejdiun dhe ky i gjorë edhe sot është i habitur se si ndodhi ashtu.Të njejtin gabim e bëri edhe Isa Mustafa me Donika Gërvallën kur nuk e la të futet mbrenda si delegate e Degës se LDK-së në Gjermani.Gabimi i Isa Mustafës ishte me Donika Gërvallën por jo edhe me Vjosa Osmanin. Vjosa Osmanin LDK që udhëhiqet në ato vite nga Isa Mustafa e pati futur edhe kandidate për Kryeministre të Kosovës. Më një fjalë edhe ky 46 % i delegatëve të LDK-së që kanë votuar kundër që Lumir Abdixhiku të jetë Kryetar i LDK-së  janë veprimtarë dhe aktivistë të LDK-së që mëndojnë ndryshe për shkak të rezultatit të dobët të LDK-së , duke ra në një rezultat që është buzë greminës.Për të ringjallur LDK-në, duhet të përgaditet një koncept i ri politikë i cili do ti bashkoj të gjithë të larguarit nga LDK të bëhen përseri pjesë e LDK-së.Madje duhet të bisedohet edhe me Donika Gërvallën dhe deputetët e tjerë të krahut të ndarë të LDK-së me emrin Guxo që të shkrihet kjo parti dhe të kaloj pa kushte komplet në LDK duke ju bashkangjitur edhe deputetët e saj grupit parlamentar të LDK-së.Më këtë rastë ky grup parlamentar do të jetë grupi parlamentar i dytë dhe do të kishte dikund afërsisht  25 deputet. Këta 25 deputet do të kishin bërë një marrëveshje për formimin e Qeverisë së Kosovës me fitusin e zgjedhjeve Albin Kurti ku Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri të jetë nga radhët e VV kurse Presidenti ti takoj LDK-së së bashkuar.Në politikë asnjëherë nuk është një gjë e pamundshme kur egziston vullneti politikë. Marrëveshjet politike nuk e dëmtojnë demokracinë.Ato e rrisin dhe e zhvillojnë atë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ndue Dedaj: “Puna e mbarë!” – atyre që punojnë Isuf B. Bajrami: Në Kosovë, duhet mbisundimi i ligjit si mbizotërim i normës juridike mbi arbitraritetin dhe presionin jashtëinstitucional Shefqet Dibrani: Doktrina e titizmit jugosllav ndaj shqiptarëve dje dhe sot Lëvizja për Rikthim: Ideologjia islamike dhe policia e moralit Albert Zholi: Prof. Dr. Enriko Ceko - Ekonomia shqiptare ka krizë pasi ka marrë tiparin e një ekonomie konsumi, me pothuajse aspak tipare prodhimi Fritz Radovani: 115 vjet, O Ded Gjo’ Luli (3) Rejhane Rexhepi: Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë – Ura e kujtesës, kulturës dhe identitetit kombëtar në Sarajevë Asllan Dibrani – Luani: Bota përgatitet për banim në Hënë, hoxhë efendi – “akademik” Feti Mehdiu mbetet bredharak nëpër xhami Kalosh Çeliku: Babës t’i ngjash adet t’ia kalosh marifet Gjon Keka: Djegja e librit do të thotë rënie e njeriut në errësirë dhe në demonizëm Asllan Dibrani (Luani): Shqiptarët nuk djegin libra – alarm pa prova: kur feja keqpërdoret për përçarje Shefqet Dibrani: Portret i Mërgimtarit – Fatmir Thaqi Ilir Çumani: Paradoksi dhe amnezia politike e Ramës – kur dhuna dënohet vetëm nga karrigia e pushtetit Rrezart Kalaja: Kur Gazeta Impakt dhe Rexhep Elezaj shpallin luftë kundër shqiptarëve Milazim Zeqiraj: LDK pas Rugovës në udhëkryq mes trashëgimisë rugoviane dhe rrugës së re Asllan Dibrani – Luani: Reagim publik kundër shpifjeve, etiketimit ideologjik dhe propagandës antikombëtare të gazetës “Impakt Kalosh Çeliku: Patriotë të vonuar me brekë mbi pantollona Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani, presidente brilante e pakonkurrencë Florim Zeqa: Nga sot përballë dy kandidaturave! Isuf B. Bajrami: Qytetarët shqiptarë janë për një shtet të fortë ligjor dhe demokratik - prandaj nuk duan të përkulen para padrejtësisë së keqqeverisjes

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx