Kerko: a
Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani, presidente brilante e pakonkurrencë
E hene, 26.01.2026, 06:57 PM

Presidentja
e Republikës të Kosovës, Vjosë Osmani
DR. VJOSË OSMANI,
PRESIDENTE BRILANTE E PAKONKURRENCË
Presidentja
Vjosa Osmani çiltërisht paraqiti kandidaturën për mandatin e dytë presidencial
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Politikanët
e Kosovës kanë pasur mundësinë ta ndryshojnë kapitullin kushtetues të zgjedhjes
të Presidentit, nga vota aktuale e deputetëve, me votë të drejtpërdrejtë të
popullit. Kishte mundësi ta bënin këtë, duke i bindur ndërkombëtarët se kjo nuk
do të cenonte asnjë të drejtë të pakicave, pasi ato nuk kanë pretendime ta
realizojnë zgjedhjen e presidentit nga radhët e tyre. Vërtet, Kosova është
Republikë Parlamentare, por në Ballkan dhe Evropë ka shembuj të tillë, edhe pse
kanë sistem parlamentar, presidenti zgjidhet edhe nga populli dhe jo nga
Parlamenti.
Mënyra
e zgjedhjes të Presidentit nga deputetët, zakonisht, është pazar i pistë,
korruptiv dhe i imponuar nga numrat e deputetëve, të cilët për mos pajtime
politike, në çdo kohë mund ta dërgojnë vendin në zgjedhje. Shembull të freskët
kemi Kosovën tonë, opozita e së cilës, pa asnjë arsye objektive kërkon haraç
konsensuesi, edhe pse nuk ka asnjë argument bindës, për ta dëshmuar se
Presidentja aktuale është e patejkalueshme dhe përmbushë, madje në plotëni, të
gjithë katalogun e parametrave, që kërkon vazhdimin e kryepostit shtetëror.
Kushtëzimi
i pajtimit të 80 deputetëve, për ta realizuar zgjedhjen e presidentit, nga 120
që ka gjithsejtë Kuvendi, është jo logjik dhe shumë shqetësues, aq më parë, kur
kemi të bëjmë me shtete jo fort emancipuese, me mendësi provinciale ballkanike,
të dalura nga sistemi komunist dhe shumë të vonuar në shtetësi dhe demokraci të
brishtë. Andaj, vetëm zgjedhja e drejtpërdrejtë popullore referendumtare, do të
ishte logjike dhe objektive.
Organizimi
i zgjedhjeve për presidentin e vendit, është një shpenzim dhe stërmundim për
qytetarët. Dhe, megjithatë, kurrë nuk mund të jetë zgjedhje racionale, në
raport me një votim gjithëpopullor. Në kushtet e polarizimeve aktuale partiake,
është vështirë të realizohet zgjedhja e presidentit pa konsensues ndërpartiak,
edhe pse partia fituese ka marrë tej 51 % të votave, që përkthehen në 57
deputetë, plus 10 deputetë të pakicave.
Kosova
ka një opozitë problematike. Për tre deputetë, sa kishte një partizë, kërkonte
hiç më pak se postin e kryetarit të Kuvendit! Dy parti të tjera e ngritin
"pazarin" në marrjen e postit të Presidentit. Përmendem vetëm rastet
e dy posteve më të larta shtetërore, pa hyrë në kërkesat e ministrive,
zëvendësministrave, drejtorive. Dhe, çfarë i mbetet pozitës me 57 deputetë?!
Opozita
e Kosovës e kishte parandjerë humbjen, në përballjen zgjedhore të 9 shkurtit
2025. Si ngushëllim ajo i referohej një palë zgjedhjeve të tjera, në rast të
mospajtimit të zgjedhjes të Presidentit, në mars apo prill të vitit 2026.
Përgjatë gjithë bllokadës 9 mujore, të opozitës destruktive, për pengimin e
zgjedhjeve të institucioneve kuvendore dhe të Qeverisë, është lakuar emri i
presidentes Vjosë Osmani. Dhe, gjithherë në kontekstin negativ. Ajo, krahas
Kurtit, është etiketuar si "notere e Kurtit", është sulmuar e
denigruar, madje me fyerje e sharje kriminale dhe rrugaçerore! Kjo është
përsëritur edhe në paraqitjet e saj brilante presidenciale vendore dhe
ndërkombëtare.
Shkëlqimi
i presidentes, Vjosë Osmani- Sadriu, eklipësoi, errësoi, madje në grup, krerët
e subjekteve politike. Rebelimi i saj brenda koalicionit LVV-Guxo dhe Alternativa llogaritet të këtë qenë
parimor. Si duket, ajo nuk u pajtua me sjelljet e pakujdesshme, për të mos
thënë shpërfillëse, të Kurtit ndaj SHBA-së. Ndoshta edhe mungesa e konsultimit,
për bisedat e Kurtit në Bruksel dhe Ohër? Sidoqoftë, shpërthimi publik, nuk
ishte në standardin e fjalorit presidencial.
Megjithatë,
kjo kundërshti e hapur dëshmon se para interesit vetjak, është parimi, interesi
i Kosovës. Kjo demanton, bindshëm, gojëkëqijtë, gjoja, për karrierizmin e Vjosë
Osmanit. Sepse, po të kishte vetëm ndjesinë e karrierizmit, ajo do të heshte
dhe rrugën për një mandat të dytë do ta kishte, pothuaj se, të siguruar. Kur
qëllimet janë të mira, shton mundësinë e karrierës të suksesshme.
Shkrimtari
Gorki porositë se kurrë mos u prish me tjetrin me fund, sepse duhet lënë vend
për pajtim një ditë. Albin Kurti, pa mëdyshje, është i zgjuar dhe dinë të
heshtë, edhe atëherë kur provokohet me të drejtë apo pa të. Dhe, ashtu ndodhi.
Vajtja e njëkohshme me Vjosën në Amerikë, takimet e ndara të bëra me
personalitete të larta, deri në kupolën shtetërore, ishin domethënëse.
Në
takimin e Vjosë Osmanit me presidentin Trump, ai tha: "A e shihni këtë
zonjë të ulur këtu, para meje? Ajo meriton gjithë respektin tonë, sepse punon
dhe mbron Adheun e saj". Këto fjalë unike, të thëna, ky vlerësim kulmor
për presidenten e Kosovës, Vjosë Osmani, realisht, ishin shprehje e
konsideratës edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ngaqë edhe ai të
njëjtën gjë po e bënë. Binomi Vjosa-Albini, nismë e vazhdim, kanë qenë dhe
mbetën në një linjë, në kundërshtinë e pazarxhinjëve të Kosovës: Hashim Thaçit,
Edvin Ramës, Aleksander Vuçiqit, Grenellit, opozitës destruktive, të bashkuar
njësh kundër pozitës kosovare.
Presidentja
Vjosë Osmani, mençurisht dhe çiltërisht, paraqiti kandidaturën për mandatin e
dytë presidencial. Ajo iu drejtua klasës politike të Kosovës dhe shqiptarëve,
në përgjithësi, deputetëve të Kuvendit, në veçanti, për ta votuar ate, sepse
kanë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë, për rrugëtimin e mbarë të Kosovës. Në mes
tjerash, kandidatja për presidente u tha deputetëve "të vazhdojmë me punë
të mira për vendin, mbrojtjen të interesave të qytetarëve".
Vjosë
Osmani ka një sinqeritet dhe modesti prej malësoreje fisnike, edhe pse është
profesoreshë Universiteti. Ajo ka dëshmuar forcë, qëndrueshmëri në rrugëtimin e
saj politik. Në një rast ka sfiduar kundërshtarët, duke u shprehur se "nuk
do të më largoni kaq lehtë!" Ndërsa tani e thotë më troç: "Më votoni,
nëse jo, unë vazhdoj punën tjetër, idetë, nocionet i përballim në zgjedhje, qëndrimet,
energjinë, besa edhe shumëçka tjetër".
Presidentja
me këtë deklaratë është po aq shantazhuese, sa edhe Albini, kur kërcënoi
opozitën në grup: "Ose votoni tani Glauk Konjufcën kryeministër, ose në
zgjedhjet e dhjetorit do ta keni Qeverinë Kurti -3, me kryeministër Albin
Kurtin". Dhe, kështu po ndodhë!









