E shtune, 27.12.2025, 09:09 PM (GMT)

Mendime

Saim Tahiraj: “Lëvizja e Deçanit” - domosdoshmëri historike

E shtune, 27.12.2025, 04:58 PM


Saim Tahiraj:

Të dashur shqiptarë, kudo që ndodheni në mbarë botën,

Po ju drejtohem juve që mendoni shqip, jetoni shqip dhe veproni shqip. Jo atyre që flasin shqip, por mendojnë, jetojnë dhe veprojnë arabisht apo turqisht, duke e zhveshur përkatësinë kombëtare nga përmbajtja e saj.

Ka ardhur ora e fundit që të bashkojmë të gjitha forcat tona – mendore, fizike, materiale dhe morale – dhe t’i vëmë në veprim të unifikuar për të shpëtuar identitetin tonë kombëtar. Asnjëherë më parë identiteti shqiptar nuk ka qenë kaq i rrezikuar sa sot, nga rrymat ideologjike të Islamit Politik radikal dhe nga ortodoksia shoviniste serbe, të cilat, secila në mënyrën e vet, synojnë zhbërjen e thelbit tonë kombëtar.

Heshtja e institucioneve përgjegjëse të shtetit – ASHAK-ut, Institutit të Historisë, Institutit Albanologjik – si dhe e një pjese të madhe të intelektualëve të të gjitha profileve, është heshtje fajtore. Është pajtim i heshtur me një situatë alarmante që po e shndërron identitetin kombëtar shqiptar në identitet fetar, duke e deformuar historinë, kulturën dhe vetëdijen tonë kolektive.

Partitë politike në Kosovë, në vend se ta kundërshtojnë këtë rrezik, po koketojnë hapur me Islamin Politik radikal, vetëm për interesa të ulëta elektorale. Ky është një veprim i papërgjegjshëm dhe thellësisht antikombëtar.

Prandaj, ka ardhur koha që të bashkuar, të gjithë ata që mendojnë shqip, të bojkotojmë dhe të mos i votojmë individët dhe grupet me ideologji të Islamit Politik, të infiltruar nëpër parti të ndryshme politike. Mosvotimi i tyre është dënim politik dhe njëkohësisht mesazh ndërgjegjësues për partitë, që kurrë më të mos e përsërisin gabimin fatal të bashkëpunimit me ideologji antishqiptare.

Duhet të ushtrojmë presion të vazhdueshëm mbi të gjitha institucionet shtetërore, arsimore dhe kulturore, që të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj këtyre rrymave që po e gërryejnë identitetin tonë kombëtar nga brenda.

Dalja në skenë e “Lëvizjes së Deçanit” nuk ishte rastësi, por domosdoshmëri historike. Ajo ishte revoltë e akumuluar ndër vite, reagim i fuqishëm për të zgjuar nga apatia një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare. Ishte këmbana e fundit e alarmit për të ndërgjegjësuar dhe unifikuar shqiptarët në luftën kundër kësaj të keqeje që po rrezikonte çdo gjë shqiptare: gjuhën, kulturën, traditën, historinë dhe vetë ekzistencën tonë kombëtare.

Ditët po rrëshqasin me shpejtësi drejt Vitit të Ri 2026, por me vete po bartin edhe këtë ideologji të rrezikshme, si një lugat shekullor që është ringjallur në trojet tona arbërore.

Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që janë në botë, të bashkohen rreth kësaj nisme, të forcojnë frontin mbarëkombëtar kundër kësaj të keqeje që po rrezikon ekzistencën tonë si një nga kombet më të vjetra të Evropës.

Saim Tahiraj, 24/12/2025

https://www.facebook.com/tahiraj.saim



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Idriz Zeqiraj: Ukë Rugova në shënjestrën e armiqve të babës! Ismet M. Hasani: Zgjedhjet në Kosovë - Opozita me strategji të gabuar në fushatë Asllan Dibrani – Luani: Intervistë Ekskluzive me Besim Hasanin – Kandidat për Deputet Dijana Toska: Shqiptari që po zhduket nga frika Florim Zeqa: Ndëshkoni me votë mashtruesit dhe bllokuesit e shtetit! Dijana Toska: Krishtlindjet në terrin e politikës – Shkup Isuf B. Bajrami: Parimi i kompetencës ekskluzive shtetërore mbi procesin zgjedhor dhe detyrimi i mos-implikimit diplomatik Fritz Radovani: Ku e dinte At Gjergj Fishta? Ilir Çumani: Dosja që rrëzon alibinë e “individit të veçuar” Ismet Hasani: Mendime etike e morale (4) Ilir Çumani: Legjitimiteti ndërkombëtar nuk mund të zëvendësojë legjitimitetin e vullnetit popullor Kalosh Çeliku: Kurvat politike Gani Qarri: Premtime apo mashtrim për marrjen e votës Albert Zholi: Gëzim Tushi - Qëndrim nihilist ndaj vlerave të trashëguara, politika ndjek pushtetin e paratë, jo vlerat Asllan Dibrani – Luani: Besim Hasani, sfida e 28 Dhjetorit për Kuvendin e Kosovës Ismet Hasani: Mendime etike e morale (3) Bashkim Saliasi: Të njohim faktorët që ulin dhe rritin jetëgjatësinë Albert Zholi: Dr. Enriko Ceko - Paqja Fiskale ngre shumë më shumë pikëpyetje sesa jep zgjidhje reale dhe të vlefshme Ismet Hasani: Mendime etike e morale (2) Gjergj – Bajram Kabashi: President Trump, “udhëheqësit tanë” nuk e ndalojnë islamizimin e kombit për interesat neoosmane, pa i detyruar që ta ndalojnë…!

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx