| E shtune, 27.12.2025, 04:58 PM |
Saim Tahiraj:
Të
dashur shqiptarë, kudo që ndodheni në mbarë botën,
Po
ju drejtohem juve që mendoni shqip, jetoni shqip dhe veproni shqip. Jo atyre që
flasin shqip, por mendojnë, jetojnë dhe veprojnë arabisht apo turqisht, duke e
zhveshur përkatësinë kombëtare nga përmbajtja e saj.
Ka
ardhur ora e fundit që të bashkojmë të gjitha forcat tona – mendore, fizike,
materiale dhe morale – dhe t’i vëmë në veprim të unifikuar për të shpëtuar
identitetin tonë kombëtar. Asnjëherë më parë identiteti shqiptar nuk ka qenë
kaq i rrezikuar sa sot, nga rrymat ideologjike të Islamit Politik radikal dhe
nga ortodoksia shoviniste serbe, të cilat, secila në mënyrën e vet, synojnë
zhbërjen e thelbit tonë kombëtar.
Heshtja
e institucioneve përgjegjëse të shtetit – ASHAK-ut, Institutit të Historisë,
Institutit Albanologjik – si dhe e një pjese të madhe të intelektualëve të të
gjitha profileve, është heshtje fajtore. Është pajtim i heshtur me një situatë
alarmante që po e shndërron identitetin kombëtar shqiptar në identitet fetar,
duke e deformuar historinë, kulturën dhe vetëdijen tonë kolektive.
Partitë
politike në Kosovë, në vend se ta kundërshtojnë këtë rrezik, po koketojnë hapur
me Islamin Politik radikal, vetëm për interesa të ulëta elektorale. Ky është
një veprim i papërgjegjshëm dhe thellësisht antikombëtar.
Prandaj,
ka ardhur koha që të bashkuar, të gjithë ata që mendojnë shqip, të bojkotojmë
dhe të mos i votojmë individët dhe grupet me ideologji të Islamit Politik, të
infiltruar nëpër parti të ndryshme politike. Mosvotimi i tyre është dënim
politik dhe njëkohësisht mesazh ndërgjegjësues për partitë, që kurrë më të mos
e përsërisin gabimin fatal të bashkëpunimit me ideologji antishqiptare.
Duhet
të ushtrojmë presion të vazhdueshëm mbi të gjitha institucionet shtetërore,
arsimore dhe kulturore, që të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj këtyre rrymave që
po e gërryejnë identitetin tonë kombëtar nga brenda.
Dalja
në skenë e “Lëvizjes së Deçanit” nuk ishte rastësi, por domosdoshmëri
historike. Ajo ishte revoltë e akumuluar ndër vite, reagim i fuqishëm për të
zgjuar nga apatia një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare. Ishte këmbana e
fundit e alarmit për të ndërgjegjësuar dhe unifikuar shqiptarët në luftën
kundër kësaj të keqeje që po rrezikonte çdo gjë shqiptare: gjuhën, kulturën,
traditën, historinë dhe vetë ekzistencën tonë kombëtare.
Ditët
po rrëshqasin me shpejtësi drejt Vitit të Ri 2026, por me vete po bartin edhe
këtë ideologji të rrezikshme, si një lugat shekullor që është ringjallur në
trojet tona arbërore.
Prandaj,
ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që janë në botë, të bashkohen
rreth kësaj nisme, të forcojnë frontin mbarëkombëtar kundër kësaj të keqeje që
po rrezikon ekzistencën tonë si një nga kombet më të vjetra të Evropës.
Saim Tahiraj, 24/12/2025
https://www.facebook.com/tahiraj.saim
