Mendime
Ismet Hasani: Mendime etike e morale (2)
E hene, 22.12.2025, 04:51 PM
Mendime etike e morale (2)
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Nuk është e
pazakontë të dëgjosh moralin dhe etikën të referohen në të njëjtën fjali. Thënë
kjo, ato janë dy gjëra të ndryshme. Edhe pse kanë padyshim shumë të
përbashkëta kanë edhe disa dallime që bien në sy.
Etika dhe morali janë
dy koncepte që shpesh përdoren në vend të njëri-tjetrit, por kanë kuptime të
dallueshme. Ndërsa etika i referohet një sërë parimesh që udhëheqin
sjelljen racionale dhe të vetëdijshme njerëzore, morali lidhet me
normat dhe vlerat e vendosura nga një kulturë ose shoqëri.
Etika përkufizohet si një sistem
vlerash që janë "morale" siç përcaktohet nga një komunitet. Në
përgjithësi, morali konsiderohen udhëzime që prekin individët dhe etika
konsiderohet si udhërrëfyes për grupe ose komunitete të tëra më të mëdha.
Morali është ideja e një
personi ose e shoqërisë për atë që është e drejtë ose e gabuar, veçanërisht në
lidhje me sjelljen e një personi. Ruajtja e këtij lloji të sjelljes i lejon
njerëzit të jetojnë me sukses në grupe dhe shoqëri. Thënë kështu, ata kërkojnë
një respektim personal ndaj përkushtimit të së mirës më të madhe. Morali ka
ndryshuar me kalimin e kohës dhe në bazë të vendndodhjes. Për shembull, vende
të ndryshme mund të kenë standarde të ndryshme morali.
Dallimi i madh kur
bëhet fjalë për etikën është se ajo u referohet vlerave të komunitetit më shumë
sesa vlerave personale. Etika përkufizohet si një sistem vlerash që janë
"morale" siç përcaktohet nga një komunitet. Në përgjithësi, morali
konsiderohen udhëzime që prekin individët dhe etika konsiderohet si udhërrëfyes
për grupe ose komunitete të tëra më të mëdha. Etika është gjithashtu më e
bazuar në kulturë sesa morali. Është gjithashtu e zakonshme të dëgjosh
fjalën etikë në komunitetet mjekësore ose si udhërrëfyes për profesione të
tjera që ndikojnë në grupe më të mëdha. Për shembull, Betimi i Hipokratit në
mjekësi është një shembull i një praktike etike të pranuar gjerësisht.
*
Dallimet kryesore
midis etikës dhe moralit
Në shoqëri mund të
shihet se si Njerëzit e konsiderojnë etikën dhe moralin si sinonime., dhe
për këtë arsye të dyja nënkuptojnë praktikisht të njëjtën gjë, por realiteti i
kësaj është se midis të dyjave ka disa dallime që pasi të dihen mund të
kuptohet se megjithëse konceptet janë pak të ngjashme, ato nënkuptojnë pak
gjëra të ndryshme.
Ju mund ta thoni atë Etika
është rruga që vetë njerëzit zgjedhin të ndjekin në lidhje me sjelljen e
tyre. dhe çfarë është e mirë dhe çfarë jo, por në vend të
kësaj Morali janë norma të vendosura nga shoqëria që u futen njerëzve
që në moshë të re, të cilat
*
Etika dhe morali
janë alfa dhe omega në shkencë, në folozofi, drejtësi dhe në jetë. Janë vlera
relevante, veçmas në filozofi, në drjetësi, në punë, në jetë – janë busulla e
vetme, bartësit apo orijentuesit e së cilës, lypset t'i respektojmë
maksimalisht, vazhdimisht dhe domosdoshmërisht treguesit (akrepat) e saj. Pa
respektimin dhe zbatimin e të dy kategorive të sipërpërmendura, që janë tejet
relevante (të rëndësisë së veçantë) dhe kruciale për udhëmbarën dhe
fatbardhësinë e njerëzimit, heret a vonë do të çrregullohen hallkat deri në
zhbërje, ekuilibrat ekonomike, sociale, etike dhe morale të shoqërisë, të
shtetit, të kombit.
Të merrësh me
mendime etike e morale është punë komplekse, e ndërlikuar, por motivi, dëshira
e madhe nuk ka fuqi të ndalë punën*, duke marrë parasysh kohën e momentin në
cilën gjindëmi, kur fatkeqësisht kemi humbur shumë dhe po humbim pandalshëm
edhe më shumë, substancën e tjeçmuar, autoktone dhe
autentike, burimore e sublime të sistemit të vlerave emblematike,
trasdicionale, kombëtare dhe njerëzore...
*Nëqoftë se je
nisur drejt një qëllimi (caku), e rrugës ndalësh, tjetri të del përpara dhe
s'do të arrish i pari në cak!
*Për të kryer një
punë a veprim duhet plotësuar tri gjëra, e ato janë: dituria, dëshira
(vullneti, motivi) dhe kushtet adekuate .
Mirëpo,
studijuesit kanë analizuar dhe kanë konkluduar (ardhë në përfundim) se kushti
më relevant (i rëndësisë së veçantë) është dëshira, pra vullneti dhe motivi).
E rëndësishme
është që mendimet etike e morale, në brendinë e tyre të kenë esencë
multidimenzionale e multidisciplinore shkencore...
Këto mendime
e këshilla* janë produkt i punës shumë vjeçare.
*Më shumë vlerë ka
një mendim, këshillë, udhëzim i mirë sesa një pasuri shumë e madhe.
*Mendja dhe
mendimet e njeriut i ngjajnë parshutës, e cila, përderisa rrin e mbyllur, nuk
shërbën për kurgjë (asgjë), por pasi të hapet (ta) shpëton jetën.
*Njerëzit e ditur,
të urtë, të mençur dhe MENDJET E NDRITURA, duhet t'i shpërndajnë mençuritë,
njejtë sikurse ligjëruesit në shkolla e universitete që ua shpërndajnë nxënësve
dhe studentëve...
Shpresojë se këto
mendime etike e morale, të cilat po i jap me dëshirë, motiv e vullnet të
madh fiton dituri, mençuri e urti
e të lartë, do të
mund të ndihmojnë sadopak në ç'lëmshimin (zgjidhjen e lëmshit) apo zgjidhjen e
preokupimeve, dilemave dhe problemeve eventuale e të përditëshme dhe reale.
Gjithashtu,
mendojë se këto mendime etike e morale, do të mund te ndikonin, poashtu që
njerëzit-lexuesit e vullnetit të mirë, që aktualisht po ballafaqohen me
shumë dilema, probleme dhe pëngesa, të cilat në njërën mënyrë, apo tjetrën e
sfidojnë edhe shëndetin, qeniën dhe jetën përgjithësisht, të gjejnë diçka të
dobishme në to.
Në të njejtën kohë
të ndihmojë edhe tjetrin dhe të tjerët në tejkalimin e tyre.
Shënim: Për dhënien e këtyre mendimeve
etike e morale ndihmesë të madhe më ka dhënë edhe Libri me titull
"Trajtime etike I", autor i të cilit është profesori i
nderuar Dr. Mazllum Baraliu, ligjërues në Fakultetin Juridik, UP "Hasan
Prishtina" në Prishtinë, të cilin libër e kam dhuratë që nga viti
2014-të.
Dhurata më mirë që
e merrr nga një mik është libri, prej të cilit:
e pasuron
fjalorin,
e pastron
fjalorin,
largohesh nga
veset e këqija,
është shoku më i
mirë kur je në vetmi,
V i j o n









