E diele, 23.11.2025, 10:05 PM (GMT)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Shënime mbi veprën letrare të 11-të të shkrimtarit Ismail Kadare

E diele, 23.11.2025, 06:55 PM


SHËNIME MBI VEPRËN LETRARE 11-TË TË SHKRIMTARIT ISMAIL KADARE

Nga Bashkim Saliasi

Në veprën letrare 11-, të shkrimtarit Ismail Kadare do të njiheni me tipa dhe karaktere, personazhe aktuale që i ndeshim dhe në ditët tona. Hajnia është bërë një fenomen që shqetëson shoqërinë tonë në këto 31 vite demokraci.

Vjedhje pronash, mashtrime, mbivendosje pronash dhe çfarë nuk na dëgjojnë veshët nëpër emisione televizive. Këto ditë ndodhi ngjarja makabre. U vra gjykatësi në sallën e gjyqit. Lind pyetja; -Kush është fajtori?!

Pra, shkrimtari Ismail Kadare mbështetur në tabanin popull sjell për lexuesin në veprën e tij të 11-, tregime dhe novela ku kritikon veset e hajnisë dhe mashtrimit. Në vitet e para të demokracisë, pra ndërrimit të sistemit patëm fenomenin e maskave, por këto hera-herës nxjerrin kokë dhe bëhen shkak për prishjen e imazhit të qytetarve të vendit tonë.

Para një jave ndodhi në qytetin e Kukësit grabitja nga maskat e qytetarve Kosovar dhe u plagos apo u vra një qytetar. Jo rrall herë dëgjojmë në kronikat që jepen çdo mbrëmje për fenomene të tilla, të cilat (mendimi im) nuk ka përse të jepen në televizor të cilat bëhen burim diskutimesh dhe pse jo dhe nxitje për këtë fenomen kusarie.

Në tregimin “Kusari”, hajduti, i cili ishte mësuar me këtë lloj pune mbante familjen, një ditë u diskretitua. Me këtë fenomen ndeshim përditë në linjat urbane, por sidomos më të zakonshmet janë në linjën Kinostudio-Kombinat, por edhe në linjat e tjera si ajo e Porcelanit, Unazës etj.

Në tregimin e dytë “Në qiellin e kaltër”, autori bënë fjalë për diversionin që kryhej në tokën tonë nga njerëz që stërviteshin në dhera të huaja dhe dërgoheshin në vendin tonë për sabotazh, apo dhe për rrëzimin e pushtetit.

Në këtë tregim Kadareja nëpër mjet metaforës ironizon këta njerëz të “pa shpirt”, që vinin për t’u bërë keq  njerëzve të tyre, por ama këtu do të gjejnë vdekjen.

Ndiqni një dialog;

-Po atyre që vdesin në tokë ç’u bëhen shpirtrat?

-Nuk e di, për këtë gjë nuk kam dëgjuar ndonjëherë.

-Në tokë vdesin shumica e njerëzve, - foli përsëri ai që i kishte kthyer kurrizin detit.

-Është e vërtetë. Bile shumica dërrmuse.

-Kurse një pakicë fare e vogël vdesin në ajër, tha tjetri…

Në tregimin “Ndërtimi i hotelit N”. Me pak rreshta do të përmblidhja esencën e shkrimit nga Kadare se: - “Mikpritja e popullit tonë është ruajtur brez pas brezi dhe malësorët nuk ishin të bindur për qëllimin e këtij hoteli”.

Nëpërmjet këtij tregimi del në pah evolucioni i jetës kulturore, i cili do kohën e vet që të arrihet dhe nuk bëhet me urdhra.

Kryetari pa pritur përplasi grushtin në tryezë dhe u ngrit nga karrikja.

-Jo bre burrë, s’kemi me i lënë rrugëve, bërtiti. Në këto rrethana njerëzit tanë se kanë zakon me i lënë njerëzit pa strehë. Nuk koritet kollaj malcia.

Në tregim Kadareja tregon për një shkollar që vajti nga bankat e shkollës dhe çdo gjë në teren do e gjente gati, por shkollari nuk njihte traditën e vendasve dhe nuk kishte eksperiencën e duhur për të punuar me njerëzit.

Njeriu mëson nga jeta duke u përplasur me vështirësit.

Duke marr shkas nga ky tregim mu kujtua biseda që zhvillova para disa ditësh në telefon me djalin që punon dhe jeton në Londër. Shkoja shpesh në Greqi dhe në Gjirokasër kur furnizova makinën takoj dy shtetas amerikanë.

Në bisedë me ta i ftova për kafe. Pas kafes i ftova dhe u pagova drekën. Më treguan se do të udhëtonin për në Athinë.

-Ejani me mua, u thash,- dhe ata pranuan. Shkojmë në dogan dhe pasi vulosa pasaportat doganieri më urdhëroi që të bëhej kontroll fizik i makinës. Pasi e kontrolluan dhe nuk gjetën gjë doganieri më drejtohet; -po këta pasagjerët çi ke?

Janë amerikan, i përgjigjem. I takova në Gjirokastër dhe me që kam rrugën për Athinë u thash ejani me mua pa asnjë pagesë. Po çantat e tyre e di ti se çfarë kanë, më thotë?  Përgjigja i me ishte jo…. Kontrolloj…

Zbriti nga makina më urdhëroi…

U fola anglisht dhe u thashë, se doganieri kërkon të zbrisni nga makina për kontroll.

Sa zbriti i pari i thotë doganierit; - o ç’kënaqësi që është sot për mua, ti je greku i parë që unë takoj në jetën time. Dhe kështu me shaka me njëri-tjetrin pa bërë asnjë lloj kontrolli, na uruan rrugë të mbarë.

Së bashku me dy amerikanët udhëtuam deri në Athinë. I çova dhe lartë në Akropull, u dhash dhe drekën dhe u ndava me ta. Edhe sot e kësaj dite kam korrespodencë me ta në facebook. Pra or babë siç na ke mësuar ti miku respektohet dhe nderohet kudo ku të jesh…

Në tregimin “Perandori”, Kadareja nxjerr në pah intergritetin e shqiptarit i cili asnjë herë nuk ka sulmuar trojet e fqinjve, por historikisht i ka mbrojtur tojet e veta dhe kur e shikoj që e poshtrojnë, kërkon që të marrë hak për t’u dhënë një mësim të mirë dhe për t’u treguar se ky vend ka Zot.

Në tregimin “Shërbimi im i parë”, Kadareja tregon, se më mirë se ideja dhe përshtypjet hedhin “rrënjë” në trurin tënd nuk janë shënimet që do të mbash duke parë tjetrin që të punojë dhe ti të rrish dhe të vështrosh. Këë përshkrim Kadareja e bënë kur e dërgojnë me shërbim në fermën e “Mollasit”, në Elbasan për një shkrim, por sapo arriti u ndesh me stallierin që e lajmëruan se viçi ishte i sëmurë.

E kam provuar vet këtë pohim të shkrimtarit Ismail Kadare.

Isha ngarkuar në një grup pune nga Gazeta “Mësuesi”, Taksë forca, në rrethein e Kurbinit dhe të Krujës në vitin 2008. Në të dy rrethet që vizituam shumë shkolla 9- vjeçare dhe të mesme mbajta shënime gjatë kohës që antarët e ekipit komunikonin me drejtuesit e Zyrës Arsimore, drejtorët apo dhe mësuesit e shkollave, por kur erdhi puna për të shkruar artikullin shënimet nuk më hynë në punë, përveç emrave të personave me të cilët kishim komunikuar.

Pra kjo ishte një përvojë që më shërbeu më vonë në shkrimet e mija.

-A e di? – i tha Piroja gjithë gëzim, - unë kisha përgatitur shumë pyetje për ty, por i harrova të gjitha kur erdha këtu. Gani Çenezi qeshi me zë.

-Kam njohur shumë gazetarë, tha. Në tonin e tij kishte diçka të menduar.

-E si të janë dukur? -pyeti Piroja.

-Unë nuk thashë gjë, ia bëri Gani Çezani, djem të mirë më janë dukur. Piron e habiti toni me të cilin i tha këto fjalë….

-Ja këtu unë mora një mësim të mirë në jetë, - i tha, duke treguar me gisht çimenton e lagët dhe të ftohtë…

Stallieri nuk e priste që shkrimtari të tronditej kaq shumë….

Në tregimin “Kënga” Kadareja ia bënë të qartë lexuesit se kënga ngrihet nga populli për bëmat që bënë njeriu dhe jo ta kërkosh që të këndojë populli kur atij nuk i lënë as një mbresë.

Kur nisa ta lexoj këtë vepër të Kadares mu duk paksa i vështirë, por duke kaluar nga njëra faqe në tjetrën libri më mbërtheu si kthetrat e kunadhës dhe derisa dola në faqen e fundit nuk e lëshova nga dora.

Ndër tregimet që më pëlqeu më shumë ishte ai; “Sezoni dimëror i kafe Rivierës”. Kritika e tërthortë që Kadareja u bënë zakoneve prapanike nëpërmjet personazhit që e kishin emëruar kamarier në pushimet verore, nxjerr në pah se e vjetra nuk çrrënjoset kollaj edhe pse punon në istanca të larta shtetrore dhe propogandon të renë, përsëri nuk ndahet dot nga e vjetra.

Ndihma që i jep shoqes së kursit në një moment deçiziv të jetës së vet, ku ishte pushuar nga puna tregon për xhestin human të njeriut me zemër të madhe, te tregimi; “Që mbetet diçka nga Ana”.

Vjeshta gjethet u ndërron pemëve, vjeshta vajzave u ndërron mbiemrat.

-Mendoj se klientët e sotëm nuk ishin elemente të prapambetur të shoqërisë, - tha përgjegjësi me ironi.

-Përkundrazi. Më lejo të kujtoj, shoqa Diri, se midis tyre kishte njerëz që kryejnë funksione të rëndësishme e megjithatë mund të jenë fare mirë elemente të prapambetur, - tha Diri me vendosmëri …etj.

Novela “Breznia e Hankonatëve” kronikë e një familje. Po ta lexoni do shikoni sa aktuale është në këto tridhjetë vite demokraci, ku prona vidhet, shitet e mbivendosur, gjyqe pa fund dhe në fund ngjarje të pa këndshme sikur ndodhi këto ditë me vrasjen e gjyqtarit në sallën e gjyqit.

Figurat letrare që përdor Kadareja në këtë novelë simbolizojnë pabesinë e njeriut të parë që hodhi themelet e shtëpisë së Hnkonatëve dhe, mbi bazën e betimit të rrem që bëri për tokën, deri në tre breza vuri pasuri dhe u shtua shumë, por në brezninë e katrtë, familja mori të tatpjetën dhe lante gjynahet e stërgjyshit derisa më në fund u katandisë si mos më keq. Bëria e pasuris me mashtrime dhe pabesia në ballafaqim bënë që një ditë ti lajnë të gjitha hakaretet. Këtej e kanë origjinën fjalët e urta popullore.

Zoti mënon, por kurr nuk harron”.

Dardha bie nën dardhë.

Ç’ke bërë do ta bëjnë etj. Leximi kësaj vepre të lë mbresa dhe ke se çfarë të mësosh prej leximit të tregimeve dhe Novelës së autorit Ismail Kadare.

Tiranë/ 22/11/2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx