E enjte, 20.11.2025, 11:17 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Politika kur hyn edhe në poezi

E enjte, 20.11.2025, 06:57 PM


(POLITIKA KUR HYNË

EDHE NË POEZI)

(Barcoleta aktuale partiake - politike)

NGA  KALOSH ÇELIKU

(VIÇI PALËPI I URON “FITOREN”

LOPËS LERME PA KËRPESH)

Qesharake, ë?! Viçi palëpi i Lopës Larme i uron “fitoren”, Lopës larme pa kërpesh e lëshuar livadheve, dhe dalldisur arave dhe fushave me gjelbërim e lule?! Jo, edhe maleve me shi, breshër dhe borë. Edhe, pse atë viç të palëpi e polli vetë Lopa e Larme në Lëmë para Shtëpisë.

Urime, “fitoren” viça të palëpi, që na i polli  Lopa e Larme mesnate pas Porte, dhe na i la lyrekë si kopila. Edhe, ju si politikanë, që ende i mbani gjallë në grazhdet e Qeverisë të “vëllazërim – bashkimit’ me një kosh kashtë. Jo, se: i doni ju ato viça të palëpi, por i doni postet partiake të “vëllazërim – bashkimit, dhe pasurinë. Mëkot, Sot: ngreni zërin kundër paralëjmërimit të Vaso Pashë Shkodranit: Feja e Shqiptarëve, është Shqiptaria.

Viça të palëpi, që nuk i do Nana e vet Shqiptare e cila na i polli pasmesnate si kopila pas porte.  Dhe, na i la pasmesnate te Pragu i Derës. Edhe, atë: me Babë, e pa  Nanë?! Ne, si shqiptarë e kishim një Babë: Baba Dovletin. Tashti, na dolën edhe tri - katër baba?! I kemi viçat e palëpi të partive juaja  partiake politike - “muslimane” turko - arabe. Sot, si bababallarë me “Din e Iman”. Përtej, kufiri: Popull, i dalldisur dhe arratisur me kulturë dhe sport, edhe matanë kufinjëve. Politikanë të sotshëm me brekët ende nëpër këmbë, merruni me “kulturë” dhe sport: valle dhe këngë me çifteli edhe në Ditën e Sotshme!

Nuk kam kohë, dhe nuk merrerm më me këto parti politike “maqedonase” - shqiptare të “vëllazërim – bashkkimit” ish komuniste jugosllave - “muslimane" turko – arabe me xhamitë në minare pa flamurin shqiptar?! Që, publikisht me parashikimet e mia si shkrimatar shqiptar në mjetet e informacioniot, Sot: e urrej bërllokun politik “maqedonaso” - shiqptar.

Përcjelljes të bisedave telefonike dhe E -mailit.  E, si t’u dua Unë si shkrimtar shqiptar, në Shkup mes këtij bërlloku ende Neokomunist?! Dje, komunist jugosllav. Sot, Neokomunist “evropian”. Nuk, më duan njerëzit, por më duan kafshët e mia shtëpiake,

Vërtetë, nuk më duan “patriotët”  e partive  politike “maqedonase” – shqiptare të “vëllazërim – bashkimit” ish jugosllave, por me duan kashfët shtëpiake, dhe macit e mia besnike me të cilat  e kaloj Natën  e Madhe për Ditën e Nesërme, edhe me ato të egra malore. I dua Unë si shkrimtar shqiptar.

Edhe, pse: ajo vetë Lopa e Larme na i polli para Dere kopilat mesdite me “Din e Iman”. Ku ta di Unë, me cilin hamshor nëpër hotele, ose pas gardhit para kamerave televizive me çaj rusi na i polli në lëmë. E, Sot”:  vetë, ajo nuk i do si viça të palëpi pas porte me tollumba dhe boza tetovare?!

Përçudi, Sot: nuk i do as vetë Lopa e larme, që na i polli këto kopila, viça të palëpi pasmesnate pas porte?!

Viçi palëpi, ende pi qumësht në legen...

(VIÇI PALËPI MERR NË GRAZHD

ÇMIMIN NJË KRAH KASHTË)

Duartrokitje! Viçi palëpi, i Lopës Larme, sot merr përsëri disa vite me radhë çmimin shtetëror: një krah me kashtë në grazhd. Çmim nga pushtuesit dhe armqitë shekullor të shqiptarëve?! Edhe, atë: për “politikë – kulturore – bashkëjetuese - “madhore” shqiptare të “vëllazërim - bashkimit”. Pse, së paku të mos merrte një kosh barë të livadheve?! Mos, e them të maleve “Çelvjollcës  Përpjekjet e tij për pushtetin e “vëllazërim-bashkimit”, dhe pasurisë personale e familjare?! Ose, një thes me krunde para burgut të kafshëve shtëpiake?!

Viçit palëpi, të Lopës Larme në grazhd i mjafton një krah kashtë...

(DELET E NËNKRYEME)

Nana ime ishte bareshë. Dhe, vinte nga një mustaçe familje e hoxhallarëve të Zajazit. I ruante delet livadheve, fushave, dhe maleve. I donte kafshët shtëpiake: kalin me shalë të Babait, qenin besnik Murgo, maçorrin me Dr, Dacin, lopët, viçat, dhe qetë e zgjedhës me qerren dhe pllugun arave. Qerren e ngarkuar me bereqet për familjen dhe kafshët shtëpiake për Dimër. Dhentë, i kulloste fushave dhe maleve, dhe i donte si fëmijtë e gjirit. Vështirë, e kishim të therim ndonjë qengj, dash ose dele në prezencën e saj edhe për festën e “Bajramit” në shtëpi.

Saherë, që duhej të thernim ndonjë qengj, ose dash si “kurban”, Babai e përcillte mysafire te prindërit e saj në Zajaz. Edhe e therte “kurbanin” për “Bajram”, larg ne fëmijve.

Sot, “Kurbanin e Bajramit”: Partitë Politike Shqiptare - myslimane e therin në mes të qytetit edhe para syve të fëmijve...

(SOT U BESOJ KAFSHËVE SHTËPIAKE

DHE MALEVE – JO EDHE NJERZËVE)

Sot, u besoj kafshëve shtëpiake dhe egra të maleve. Ujkut, dhe Ariut. Nuk u besoj më njerzëve. Sidomos, atyre partizanëve të partive politike shqiptare! Arratisur dhe dalldisur pas posteve partiake dhe pasurisë.

Unë, jetoj me vite nateditë me kafshët shtëpiake. Shtëpia e Babait në Katund, kurrë nuk ka qenë pa një macë, dhe një qen besnik. Kafshë shtëpiake të cilat unë i mora me vete edhe në Shkup. Edhe, të egrat i lash maleve. Vërtetë, kishin qenë kafshë besnike shtëpiake. Edhe, ato të maleve.

Jo, edhe njerëzit!...

(DHE GABIMI I PARTIVE

POLITIKE SHQIPTARE)

Shkolla në gjuhën turqishte, themeloi sistemi komimnist jugosllav në disa qytete shqiptare në kohën e Jugosllavisë komuniste: Shkup, Tetovë, Gostivar. Edhe, në “demokraci” pas lufte (2001) edhe në Kërçoëv pa turqë. Turqë, mund të ketë pasur ndonjë fshat i Velesit, që ka mbetur asaj kohe si ushtar gjatë luftërave ballkanike, por jo edhe Shkupi, Tetova, Gostivari. Shkolla, që në gjuhën shqipe, nuk i hapi Turqia pesqindë vite me radhë me pashallarë dhe agallarë shqiptarë. As, “Serbia e Madhe”. Mos e them me shumë vështirësi mezi i hapi aty-këtu edhe Jugosllavia komuniste. E, sot: në “demokraci na i hapin vetë pa turqë partitë  “maqedonase” - politike shqiptare të “vëllzërim – bashkimit”.

Herë, pas here kur vija si student nga Prishtina në Kërçovë t’i vizitoj prindërit, e vizitoja edhe një kioskë të gazetave në qendër të Kërçovës për të marr gazetën e përditshme “Rilindja”. Përditë, e pyesja shitësen “maqedonase” aty ku i kishin nxjerrë edhe pesë gazeta “Birlik” në gjuhën turqishte, e cila asaj kohe dilte në Shkup. Nuk e di sa numra janë shitur asaj kohe në Shkup. Në Kërçovë, asnjë. Edhe, e pyesja shitësen “maqedonase”: sa Gazeta janë shitur? Asnjë, deri me sot Gjithë të pesë gazetat i kthejmë në Shkup. Nuk e di askush në këtë qytet gjuhën turqishte. Shkaku edhe, se: nuk me interesonte. E, dija si nxënës i shkollës Normale “Zef Lush Marku” në Shkup, se: në këtë qytet jetonin si “turqë”, shqiptarë e asimiluar gjatë sistemit ish komunist jugosllav. E kishin edhe një shkollë fillore “Tefejuz” për ta mësuar gjuhën turke me arsimtarë shqiptar. Poashtu, edhe në Tetovë një shkollë fillore “Istikball”. Nuk më kujtohet tashti emërimi i shkollës fillore në gjuhën turke në Gostivar. Shkolla, që në gjuhën shqipe, nuk i hapën me shekuj turqit.

E, Sot: në “demokraci” në Kërçovë e hapi edhe komuna e Kërçovës me “turqë” pa e ditur as edhe një fjalë në gjuhën turke. E gëzuat, Sot, u qoftë me shëndet!...

(KOSOVA E SHITUR TRI HERË  ME RADHË

PËRSËRI SHITET NGA VETË SHQIPTARËT)

Kosova e shitur nga Turqia me tre xhemi “alltan” (ari), dhe e bleu Rusia. U shitë edhe nga “Serbia e madhe”. Pastaj, edhe nga Jugosllavia komuniste titiste. Ditën e Sotshme, përsëri doli ne “Bit-Pazar” te Shkupit shqiptar, dhe u shitë edhe pa para nga vetë “patriotët” tregëtarë shqiptarë...

(“ÇMENDURIA”)

Po. Mos ishte rakia e rrushit, dhe Dy shtamat me verë nën Rrap, fushave dhe arave të Babait legjendar Emin  Çeliku me dy revole në brez, një “kashikarkë“ serbi dhe dy molla të kuqe Italjani në xhepat e strukes zezë pas dere, mauzerrin nateditë me fishek në gojë mbi kokë në shtrat: Dje “haram”. Sot,” hallall”. Dhe, kjo e Sotmja poashtu “hallall” dhe “haram”, fushave dhe maleve shqiptare historike krah për krahu me  Dy shtama verë të Mikes Di. E pakapërcyeshme në shtrat. Sot, edhe pse Dje, u shpalla: “nacionalist” dhe “Irredentist”. Kutadi unë, Nesër, ndoshta do të shpallesha edhe  “terrorist”. Ose, i “çmendur”  në “Shtëpinë Publike”. Përmëkeq, do ta kisha vrarë Veten, mes poezive erotike - patriotike. Dhe, librave në gjirin e Mikes Di, bregliqe mes dallgëve.

Edhe, pse: ndoshta, kurdisja e “vëllezërve” Njerkës të “vëllazërim-bashkimit,  ”bombave” politike komuniste dhe neokomuniste - “irredentiste - terroriste” - letrare me shkrimet e mia publistike letrare dhe libra në Shkupin Historik Shqiptar. Kutadi Unë, ndoshta edhe ishin “rrezik” edhe do të ishte varri im rrëzë “Çuke” në Katund. Helmimeve nëpër taverna, në Shkup. Vdekjes klinike në Voskopojë. Dhe,  ringjalljes në Korçë (Shqipëri). Pasmesnate, djegëje të banesës time në “Çair”, shtëpisë në lagjen ”Serova” të “Çairit”, dhe “xhipit Korando” para dritarve të banesës në Çair”, pasuri e Babait tim në Katund, ende pa i zbuluar autorët?!

Shtëpisë time, fushave, dhe maleve, dhe bërllokun e grumbulluar me vite e shekuj të partive politike “maqedonase”-shqiptare në pushtet dhe opozitë, të cilin e mbysin mesdite ende Shkupin Historik Shqiptar.  Që, Sot: ende e vrasin pas shpine popullin shqiptar për poste partiake dhe pasuri me parulla dhe mashtrime politike?!

Dhe, Sot: më mirë të jesh i “çmendur”, sesa: “patriot” me poste partiake dhe pasuri marramendëse . I “çmendur” në bërllokun e partive politike shqiptare dhe “maqedonase” të “vëllazërim-bashkimit” komunist ish jugosllav, ende edhe në Ditën e Sotshme me brekët nëpër këmbë?!...

(POLITIKA KUR HYNË)

EDHE NË POEZI)

Rrezik, për një popull, kur politika e partive politike hynë edhe në poezi. Mbretereshen e Letersise. Qe, pak veta mund te ngjiten dhiareve ta saje malore. Pusi mes rreshtave, dhe anatentate rrugës per ne “Batomor”. Malin e Perendive, ku linde poezia, dhe behet dashuri me Zanat e malit. Politika, kur hynë edhe ne poezi, politikanet merren me kulture. E, “artistet” me politike “madhore” te partive politike. Rrezik, per nje popull!

Edhe, për poezinë, sot:  vendosin partiazanët e partive politike Shtetërore në pushtet, dhe opozitë: anëtarë të komisioneve kulturore, arsimore dhe kulturore. Kryetarë të bordeve partiake të partive politike  shqipatre në pushtet dhe opozit, për ndarjen e çmimeve shtetërore, vlerave artistike – letrare – kulturore. Partizanë partiak, që jo vetëm nuk e kanë shkruar asnjë varg përsëgjalli, por nuk kanë, as edhe një libër në shtëpinë e tyre familjare.

(NATYRA NA BASHKOI ME SHI

BRESHËR DHE BORË)

Realiteti, qe e kemi Sot para syve pas porte, dhe nuk e shohim si popull shqiptar edhe Sotekësajdite?! Nuk na bashkuan politikanët e arratisru dhe dalldisur të partive politike, as xhamia dhe kisha. Aqmëpak, thirrja e Vaso Pashë Shkodranit: Feja e shqiptarëve, është Shqiptaria!

Feja e shqiptarit është shqiptaria paraqet një thënie të fuqishme dhe me shumë kuptim e cila buron nga periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kjo frazë e cila i atribuohet Pashko Vasës, gjendet në poemën e tij patriotike "O moj Shqypni", e shkruar rreth vitit 1878, një periudhë vendimtare për zgjimin kombëtar të shqiptarëve. Përtej vlerës së saj poetike, kjo shprehje mbart një ngarkesë të thellë historike, kombëtare, ideologjike dhe sociale, duke reflektuar aspiratat e shqiptarëve për unitet në një kohë kur ndasitë fetare po përdoreshin si mjet përçarjeje nga fuqitë e huaja.

Mos shikoni kisha e xhamia,                                                                           feja e shqyptarit asht shqyptaria!”

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush t
ë ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.

Ke pasë shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,

Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s’të ka mbetun as em’n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind
çeta jeni shpërnda;
Ca thon
ë kam fè ca thonë kam din;
Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: “Jam grek”, “shkje”- disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
Me ju turpnue me grue e motër.

Fatkeqesisht, na përçanë “miqtë” dhe “vellezerit” tanë historik copë-copë, edhe: në familje, vëllai me vëllain, burri me gruan, djali me Babain, miku me mikun. Politikani me politikanin e Partive Politike Shqiptare.

Dhe, na bashkoi Natyra me shi, breshër dhe borë...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx