E enjte, 13.11.2025, 11:42 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: 'Fitorja' që nuk shihet as në horizont!

E enjte, 13.11.2025, 06:55 PM


"Fitorja" që nuk shihet as në horizont!

Shkruan: Florim Zeqa

Pas debaklit në zgjedhjet parlamentare të 12 shkurtit të këtij viti, trendi i rënjes së LDK-së vazhdoi edhe në zgjedhjet komunale, në veçanti pas balotazhit të 9 nëntorit 2025, me ç'rast LDK i humbi dy komuna, njëra prej të cilave ishte bastion i pathyeshën që nuk i ka humbur asnjëherë zgjedhjet nga paslufta e këndej.

Shëmbullin e Memlit duhet ta ndjek edhe Lumiri për të mirën e LDK-së

Dy fitoret e "mëdha" në Prishtinë dhe Pejë janë arritur me ndihmën e aleatëve, të cilat janë duke u përdorur si alibi nga kryetari aktual për vazhdimin e pengmbajtjes së LDK-së.

Në asnjë rrethanë, humbja e dy komunave nuk mund të mbulohet me faktin se u fitua Prishtina, pasi dihen fare mirë rrethanat si u fitua ajo (me ndihmën e aleatëve).

Me pretendimin mashtrues, se LDK ka dalë partia e parë, kryetari Abdixhiku është duke u munduar të mbuloj dështimin katastrofal në zgjedhje, anipse fitoren e nuk e sheh as në horizont!

Kjo çasje e Lumirit dhe vartësve të tij morbid është vetëm një përpjekje e kot për të krijuar iluzionin e fitores që nuk ekziston!

Dorëheqja e Memli Krasniqit ishte befasi e papritur! Kjo megjithatë e tregon nivelin e përgjegjësisë politike të individit dhe seriozitetin e një partie politike.

Në fakt dorëheqja e kryetarit të PDK-së shënon fillimin e një standardi të ri politik, i pa parë deri më tani në subjektet tona politike.

Tani është radha e Lumir Abdixhikut, sepse, njësoj si Memli Krasniqi, duhet të reflektoj pozitivisht për t'i hapur rrugë një epoke të re në LDK, e cila e 'çliron' këtë subjekt nga puçistët dhe uzurpatorët e vitit 2010, të cilët sot e asaj dite janë duke e ngulfatur frymën rugoviane në LDK.

LDK mund të ringritet vetëm përmes reflektimit dhe reformimit të sinqertë përmes një procesi të brendshëm zgjedhor, të rregullt dhe demokratik, nga i cili ajo mund rikthejë besimin e qytetarëve.

Pas humbjes secili duhet ta merrë përgjegjësinë që i takon!

Janë shifrat ato që e demantojnë çdo iluzion!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Refik Hasani: 'Bota Serbe', një alarm për kombin shqiptar dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor Klajd Kapinova: Marksisti ekstremist dhe radikali islamik Zohran Mamdani ka shkelur Aktin Federal të Fushatës Zgjedhore Fritz Radovani: Data më e bukur e jetës! Florim Zeqa: LDK nuk ngritet me yryshnik të pushtetit! Idriz Zeqiraj: Cënimi i qëllimshëm i të drejtës së votimit të mërgimtarëve! Albert Zholi: Gëzim Tushi - Shtypi i shkruar mbetet një mënyrë e sigurt, e përgjegjëshme dhe më e qëndrueshme për të orientuar publikun Kalosh Çeliku: Krimbat bishtekrye të partive politike Ardian Ndreca: Kur Dëshira bahet Ligj! Klajd Kapinova: Tulsi Gabbard Zbulon Komplotin Masiv të Komunistëve Kinezë për të Manipuluar Zgjedhjet për Kryetar Bashkie të NYC në Favor të marksistit Zohran Mamdanit Ndue Dedaj: Kruja, si po shuhet pak nga pak kryeqyteti i historisë Bedri Tahiri: Pastërtia e UÇK-së nuk përlyhet dot Nikoleta Kovaçi: Qeveria vjedh me terminologji ordinerësh Klajd Kapinova: Senatori Tubervile - Islami radikal është themelisht i papërputhshëm me vlerat tona perëndimore Idriz Zeqiraj: LDK e bllokuar nga lidershipi; PDK-ja tolerohet; ndërsa LVV refuzohet pa arsye Llesh Ndoj: Kodi i gjakut dhe ikja e një modeli Gjon Keka: Imazhi kaotik dhe pyka në rrotën e shtetit të Kosovës Florim Zeqa: Dashuria primitive, vrastare për LDK-në! Idriz Zeqiraj: PAN-i, Gjykata Speciale dhe Përparim Rama Fritz Radovani: I paharrueshmi 11 nandor 1990 Milazim Zeqiraj: Përparim Rama, nga kandidatura e befasishme e LDK dëri te drejtimi i kryeqytetit me qytetarë

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx