Mendime
Florim Zeqa: LDK nuk ngritet me yryshnik të pushtetit!
E hene, 10.11.2025, 06:55 PM
LDK nuk ngritet me yryshnik të pushtetit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Asnjëherë
nuk i kam akuzuar partitë e tjera për deshtimet e LDK-së, për arsyen e thjeshtë
se ato nuk janë fajtore. Përgjegjës për humbjet serike të LDK-së është
lidershipi, përkatësisht drejtuesit e saj të papërgjegjshëm, të cilët, edhe
përkundër mungesës së rezultateve vazhduan me pengmbajtjen e LDK-së!
Pse ndodhë kështu?!
Sepse, më shumë e duan pushtetin
personal si humbës të zgjedhjeve sesa LDK-në zonjë të skenës politike!
Po
të ishte ndryshe, drejtuesit e LDK-së pas çdo debakli zgjedhor do të
reflektonin pozitivisht, duke u tërhequr në opozite ose të jepnin dorëheqje
kolektive si akt moral për humbjen në zgjedhje!
Por
në vend të kësaj, turr e vrap e n'përqafim me rivalët politik.
Po
të kishin pasur vetëm pak ndërgjegje njerëzore, humbësit e zgjedhjeve nuk do të
kandidoheshin në vijimësi për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe për kryetar në
komunat e tyre!
Por
do t'iu lëshonin rrugë gjeneratave të reja!
Të
njëjtit që e kanë kapur LDK-në, e kanë uzurpuar edhe Kuvendin e Kosovës,
thuajse LDK nuk ka njerëz të tjerë në këtë subjekt politik!
Me
një fjalë, e kanë privatizuar pa pyetur njeri subjektin e traditës demokratike
në Kosovë!
Si
pasojë e kësaj situate, elektorati i irrituar nga këto veprime kanë levizur
drejt partive të tjera, kryesisht rivale të LDK-së!
Kështu
pra, sa më shumë kapej aq më shumë dobësohej LDK, kurse në anën tjetër u
fuqizuan partitë rivale me elektoratin e saj!
Veprimtarët e viteve të 90-ta janë
forca e rugovizmit
LDK nuk është pronë private e
askujtë, por është vlerë dhe pasuri kombëtare e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Andaj
"rrebelimi" im dhe i qindramijëra votuesve besnik për mbrojtjen e
vlerave rugoviane në këtë parti është po aq i arsyeshëm dhe me vlerë sa vet
ekzistenca e këtij subjekti politik!
Ne
veprimtarët e viteve të 90-ta, nuk e kemi të lehtë të pajtohemi me realitetin e
krijuar në LDK.
Ne,
që nuk jemi mësuar t'i themi të zezës e bardhë, nuk mund t'i themi as sot, as
nesër dhe asnjëherë.
Ne veprimtarët
e viteve të 90-ta, nuk jemi shpirtëra të robëruar nga grupet e interesit, por
jemi shpirtëra të lirë, jemi forca e rugovizmit që shprehë lirshëm
pakënaqësinë e vet kundër atyre që deri dje kishin gojën plot akuza për vrasje
politike, për krim të organizuar dhe korrupsion, për mashtrim dhe abuzim me
pushtetin në drejtim të rivalëve politik.
Juve
që po vendosni pa pëlqimin tonë, ju drejtohem me një thirrje vëllezërore nga
thellësia e shpirtit; ndaluni sa nuk është bërë vonë, kthejuni elektoratit, dëgjone
zërin dhe kërkesat e tyre, leni postet dhe privilegjet e turpit me uzurpatorët
e lirisë sonë.
Interesi
i përbashkët është më i vlefshëm se çdo interes personal.
Ktheni
kokën prapa vetëm për një çast, shikoni vuajtjet e popullit, mos ua vrisni
ardhmërinë gjeneratave të reja, mos e lëni shtetin e ri bonjak pa të rinj
shqiptar, derisa nuk është bërë vonë!
LDK-ist ngrite zërin e mos hesht!
Nëse e dëshiron një LDK ndryshe nga
kjo e sotmja!
Nëse
e dëshiron LDK-në zonjë të skenës politike e jo patericë të partive tjera!
Nëse
e don LDK-në rugoviane e jo sorosiane!
Ngrite
zërin edhe ti sikur unë!









