E marte, 11.11.2025, 09:01 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: LDK nuk ngritet me yryshnik të pushtetit!

E hene, 10.11.2025, 06:55 PM


LDK nuk ngritet me yryshnik të pushtetit!

Shkruan: Florim Zeqa

Asnjëherë nuk i kam akuzuar partitë e tjera për deshtimet e LDK-së, për arsyen e thjeshtë se ato nuk janë fajtore. Përgjegjës për humbjet serike të LDK-së është lidershipi, përkatësisht drejtuesit e saj të papërgjegjshëm, të cilët, edhe përkundër mungesës së rezultateve vazhduan me pengmbajtjen e LDK-së!

Pse ndodhë kështu?!

Sepse, më shumë e duan pushtetin personal si humbës të zgjedhjeve sesa LDK-në zonjë të skenës politike!

Po të ishte ndryshe, drejtuesit e LDK-së pas çdo debakli zgjedhor do të reflektonin pozitivisht, duke u tërhequr në opozite ose të jepnin dorëheqje kolektive si akt moral për humbjen në zgjedhje!

Por në vend të kësaj, turr e vrap e n'përqafim me rivalët politik.

Po të kishin pasur vetëm pak ndërgjegje njerëzore, humbësit e zgjedhjeve nuk do të kandidoheshin në vijimësi për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe për kryetar në komunat e tyre!

Por do t'iu lëshonin rrugë gjeneratave të reja!

Të njëjtit që e kanë kapur LDK-në, e kanë uzurpuar edhe Kuvendin e Kosovës, thuajse LDK nuk ka njerëz të tjerë në këtë subjekt politik!

Me një fjalë, e kanë privatizuar pa pyetur njeri subjektin e traditës demokratike në Kosovë!

Si pasojë e kësaj situate, elektorati i irrituar nga këto veprime kanë levizur drejt partive të tjera, kryesisht rivale të LDK-së!

Kështu pra, sa më shumë kapej aq më shumë dobësohej LDK, kurse në anën tjetër u fuqizuan partitë rivale me elektoratin e saj!

Veprimtarët e viteve të 90-ta janë forca e rugovizmit

LDK nuk është pronë private e askujtë, por është vlerë dhe pasuri kombëtare e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Andaj "rrebelimi" im dhe i qindramijëra votuesve besnik për mbrojtjen e vlerave rugoviane në këtë parti është po aq i arsyeshëm dhe me vlerë sa vet ekzistenca e këtij subjekti politik!

Ne veprimtarët e viteve të 90-ta, nuk e kemi të lehtë të pajtohemi me realitetin e krijuar në LDK.

Ne, që nuk jemi mësuar t'i themi të zezës e bardhë, nuk mund t'i themi as sot, as nesër dhe asnjëherë.

Ne veprimtarët e viteve të 90-ta, nuk jemi shpirtëra të robëruar nga grupet e interesit, por jemi shpirtëra të lirë, jemi forca e rugovizmit që shprehë lirshëm pakënaqësinë e vet kundër atyre që deri dje kishin gojën plot akuza për vrasje politike, për krim të organizuar dhe korrupsion, për mashtrim dhe abuzim me pushtetin në drejtim të rivalëve politik.

Juve që po vendosni pa pëlqimin tonë, ju drejtohem me një thirrje vëllezërore nga thellësia e shpirtit; ndaluni sa nuk është bërë vonë, kthejuni elektoratit, dëgjone zërin dhe kërkesat e tyre, leni postet dhe privilegjet e turpit me uzurpatorët e lirisë sonë.

Interesi i përbashkët është më i vlefshëm se çdo interes personal.

Ktheni kokën prapa vetëm për një çast, shikoni vuajtjet e popullit, mos ua vrisni ardhmërinë gjeneratave të reja, mos e lëni shtetin e ri bonjak pa të rinj shqiptar, derisa nuk është bërë vonë!

LDK-ist ngrite zërin e mos hesht!

Nëse e dëshiron një LDK ndryshe nga kjo e sotmja!

Nëse e dëshiron LDK-në zonjë të skenës politike e jo patericë të partive tjera!

Nëse e don LDK-në rugoviane e jo sorosiane!

Ngrite zërin edhe ti sikur unë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Idriz Zeqiraj: Cënimi i qëllimshëm i të drejtës së votimit të mërgimtarëve! Albert Zholi: Gëzim Tushi - Shtypi i shkruar mbetet një mënyrë e sigurt, e përgjegjëshme dhe më e qëndrueshme për të orientuar publikun Kalosh Çeliku: Krimbat bishtekrye të partive politike Ardian Ndreca: Kur Dëshira bahet Ligj! Klajd Kapinova: Tulsi Gabbard Zbulon Komplotin Masiv të Komunistëve Kinezë për të Manipuluar Zgjedhjet për Kryetar Bashkie të NYC në Favor të marksistit Zohran Mamdanit Ndue Dedaj: Kruja, si po shuhet pak nga pak kryeqyteti i historisë Bedri Tahiri: Pastërtia e UÇK-së nuk përlyhet dot Nikoleta Kovaçi: Qeveria vjedh me terminologji ordinerësh Klajd Kapinova: Senatori Tubervile - Islami radikal është themelisht i papërputhshëm me vlerat tona perëndimore Idriz Zeqiraj: LDK e bllokuar nga lidershipi; PDK-ja tolerohet; ndërsa LVV refuzohet pa arsye Llesh Ndoj: Kodi i gjakut dhe ikja e një modeli Gjon Keka: Imazhi kaotik dhe pyka në rrotën e shtetit të Kosovës Florim Zeqa: Dashuria primitive, vrastare për LDK-në! Idriz Zeqiraj: PAN-i, Gjykata Speciale dhe Përparim Rama Fritz Radovani: I paharrueshmi 11 nandor 1990 Milazim Zeqiraj: Përparim Rama, nga kandidatura e befasishme e LDK dëri te drejtimi i kryeqytetit me qytetarë Florim Zeqa: "Syri i butë apo vrima e lagur" e LDK-së! Bashkim Saliasi: Edukata familjare, roli i familjes Florim Zeqa: Yryshi n'koalicione turpi ju mbuloftë! Kalosh Çeliku: Korbi i zi dhe shqiponja

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx