E enjte, 06.11.2025, 11:02 PM (GMT)

Mendime

Bedri Tahiri: Pastërtia e UÇK-së nuk përlyhet dot

E enjte, 06.11.2025, 06:55 PM


PASTËRTIA E UÇK-së NUK PËRLYHET DOT

Nga Bedri Tahiri

Nuk dënohen ÇLIRIMTARËT!

Një gjykatë që do të turpërohet para drejtësisë e para historisë!

Secili që i ka dy kokrra mëndë në kokë, duhet ta ketë të qartë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qe e drejtë, çlirimtare, e pastër, e shenjtë. Atë e bën djemtë dhe vashat tona që vdekjen e shikonin drejt në sy dhe i thoshin: Plaç!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është formacioni më i suksesshëm në gjithë historinë tonë. Për herë të parë folëm me një zë dhe bëmë luftë mbarëkombëtare, duke fituar përkrahjen e botës së civilizuar, andaj edhe fituan atë që na mungonte-Lirinë!

Përpjekja për zhvlerësimin e luftës sonë më të lavdishme historike, luftës së UÇK-së, le të rëndojë si ndëshkim nopran mbi të gjithë ata që kanë hak e hile!

Tekefundit, ajo është brilante dhe njollat nuk e përlyejnë dot. Kemi të bëjmë me vlerat kombëtare, me mundin, me sakrificën, me gjakun e me gjymtyrët e humbura të atyre që na sollën Ditën e Bardhë- LIRINË, dhe kjo merr përmasat e një mallkimi të pamëshirshëm historik.

Ata janë vetë LIRIA!

Pastërtia e UÇK-së nuk përlyhet dot!

Lavdi për jetë e mot!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx