Kerko: a
Eshref Ymeri: Degradimi periodik i skizofrenisë së Ramës
E marte, 29.04.2025, 06:58 PM
Degradimi periodik i skizofrenisë së Ramës
Nga
Eshref Ymeri
Në
një informacion demaskues për Ramën, të botuar para pak ditësh në internet,
thuhej:
“Gjendja
psikologjike e Edi Ramës ka dalë jashtë kontrollit, teksa futemi në gjysmën e
dytë të fushatës elektorale. Dje Rama skandalizoi shqiptarët kur u tha fëmijëve
futuni në google dhe të shihnin fotot e tij nudo, ndërsa sot ai ka fyer
rëndë njerëzit me aftësi ndryshe. Në një deklaratë publike, Rama u shpreh:
“Të
zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën, domethënë, nuk je mirë, politikisht je
autik, s’je mirë”, duke përdorur termin “autik” në një kontekst përçmues”
(Citohet sipas: “E rëndë. Shkallon Rama, tallet me autizmin: Kush nuk më
voton mua është…”. Faqja e internetit “Syri”. 22 prill 2025).
Profesori
Edmond Tupja, duke komentuar këto fjalë të tepër fyese të Ramës, në një
intervistë për Syri Televizion të datës 22 prill, deklaroi:
“Rama
i vuri vulën përbindshmërisë së tij”.
Në
një tjetër informacion, edhe më demaskues për Ramën, të botuar pakëz më vonë, nënvizohet:
“Rama
nuk ka ngurruar ta lëshojë gojën, teksa ka ironizuar dhe sharë personat që
marrin pjesë në takimet e opozitës. Rama u shpreh se opozita i zhvillon takimet
me kashtën dhe koqet e tyre. Duhet theksuar se kryeministri, në takimet e tij
elektorale, ka përdorur shpeshherë fjalor të papërshtatshëm, i cili ka sjellë
reagime të shumta” (Citohet sipas: “Rama: Me gratë ne mbushim një sallë si
kjo! Ata të tjerët me kashtën dhe koqet e tyre”. Faqja e internetit “Dosja”.
27 prill 2025).
Rama,
ky i sëmurë mendor në gjendje të rënduar, nuk mund të flasë dot ndryshe para
delepublikut kurrizshtruar socialist. Domosdo, sepse vuan nga një sëmundje e rëndë,
e lindur, nga skizofrenia. Dhe dihet që skizofrenia, si një çrregullim psikik,
që shoqërohet me zhvillimin e anomalive fundamentale të perceptimit të
realitetit, të të menduarit dhe të reagimeve emocionale, dallohet për një
polimorfizëm të konsiderueshëm klinik. Shfaqjet më tipike të skizofrenisë janë
përçartjet fantastike ose paranojake, halucinacionet dëgjimore, çrregullimet e
të menduarit dhe të të folurit, mospërputhja e akteve të veçanta psikike dhe
shkeljet e rënda të përshtatjes sociale.
Lexuesit
e vëmendshëm e kanë vënë re se shpërthimet skizofrenike të Ramës kanë rënë në
sy në mënyrë periodike, sa herë që në çdo katër vjet organizohen fushata
zgjedhore. Pikërisht në prag fushatash dhe sidomos gjatë zhvillimit të
fushatave zgjedhore, Rama prezantohet para publikut si një i arratisur nga
spitali neuropsikiatrik. Sjellja e tij prej njeriu të lajthitur, fyerjet,
ofendimet, sharjet dhe, përgjithësisht, fjalori i tij i stilit rrugaçëror, dëshmojnë
më së miri se ai, siç e ka karakteizuar bukur mirë analisti i njohur Agim Xhafka, s’është gjë tjetër, veçse
një “nevojtore shëtitëse”.
Po
si shpjegohet që pikërisht në periudhat e fushatave zgjedhore, Rama shpërthen
me histerizma të papërmbajtura, të shoqëruara me banalitete, fyerje,
vulgaritete dhe fjalë të pista, duke notuar në detin e ndotësirave të vulgut të
njerëzisë?
Së
pari,
arsyeja kryesore e shpërthimit të histerizmave të tilla të Ramës e ka burimin
te kompleksi i inferioritetit, i cili i shërben si nxitje për urrejtje ndaj të
tjerëve.
Le
të kthehemi disa vite prapa dhe të sjellim në kujtesë emisionin “Open” të moderatores Eni Vasili, me
titull “Pandemia, politika, negociatat,
rindërtimi, kryeministri Edi Rama përballë gazetarëve”, të transmetuar më
12 nëntor 2020, pak më shumë se një muaj
para fillimit të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ishin të
ftuar Rama dhe gazetarët Abilekaj dhe Gjekmarkaj. Në atë emision, Rama shprehu
tërë urrejtjen patologjike, deri në tërbim, ndaj doktor Berishës. Me
paturpësinë më të madhe, duke nxjerrë në pah edukatën e vet të shëmtuar përmes
përdorimit të një fjalori të turpshëm, ai e etiketoi doktor Berishën “mbeturinë organike e papërpunueshme”. Ky
fjalor rrugaçëror ishte një fyerje e rëndë për mbarë teleshikuesit me dinjitet
personal, për dy analistët e ftuar dhe për vetë moderatoren, e cila, normalisht,
duhej t’i kishte tërhequr vërejtjen kryeministrit Rama dhe ta paralajmëronte
t’i merrte mbrapsht ato fjalë të turpshme për emisionin e saj, se përndryshe do
ta mbyllte transmetimin. Por ajo, çuditërisht, luajti rolin e mumjes mediatike
para një kryeministri gojështhurur, krejtësisht të papërgjegjshëm. Edhe dy
analistët, në respekt të dinjitetit personal, duhej të kishin reaguar ashpër,
duke e braktisur emisionin.
Së
dyti, Ramën
e bren pa pushim në heshtje frika për humbjen e pushtetit. Prandaj tani ai është në ethe, në gjendje
ankthi, sepse ka 26 vjet që është dashuruar keq me pushtetin. Ai ka dyshim se
nuk është krejtësisht i sigurt nëse pas zgjedhjeve të 11 majit do ta vazhdojë
ose jo mandatin e katërt si kryeministër. Ky dyshim Ramën e tmerron, e bën
agresiv, e bën të përdorë vulgaritete të pështira leksikore, se, duke ecur në
gjurmët e Putinit në etjen për pushtet, ai nuk e përfytyron dot veten jashtë
ushtrimit të pushtetit politik. A e përfytyrojnë dot shqiptarët se me çfarë
mund të merret Rama, pa qenë në krye të pellgaçes politike me emrin parti
socialiste? A iu kujtohet shqiptarëve se me çfarë u mor askushi me emrin Enver
Hoxha kur e dëbuan nga Liceu i Korçës dhe erdhi në Tiranë? Në kafe “Flora” ai
merrej me kontrabandë cigaresh, kurse historianët mashtrues na e kanë
përshkruar ardhjen e tij në Tiranë, si të dërguar me mision nga grupi komunist
i Korçës, duke na gënjyer pa iu nxirë faqja fare, kur dihej shumë mirë se ai
nuk kishte qenë kurrë anëtar i grupit komunist të Korçës. Edhe Rama. sipas
shembullit të askushit Enver Hoxha, pa kreun e partisë socialiste dhe jashtë
politikës, me çfarë mund të merret? Me kontrabandë ikonash? Se Martin Henze,
këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së kancelares gjermane Angela
Merkel, CDU, nëpërmjet një postimi në Tëitter, i ka bërë një pyetje të thjeshtë
Ramës:
“A jeni arrestuar dhe
burgosur në Francë në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?”
(Citohet
sipas: Poli Hoxha. “4 dëshmi: A ka qenë Edi (Edvin) Rama i
arrestuar në Francë dhe pse e ndryshoi emrin pas akuzës së Nanos?!”. Faqja
e internetit “VOAL”. 20 dhjetor
2019).
Pas
këtij denoncimi publik, partia socialiste ka heshtur, organet e drejtësisë kanë
heshtur dhe, ç’është më e çuditshmja, vetë Rama ka heshtur.
Vetvetiu
shtrohet pyetja:
Po
si shpjegohet që delemileti socialist, burra dhe gra, sa herë që Rama mban
fjalime publike para tyre, askush nuk bëhet i gjallë dhe t’ia përplasë në fytyrë
sjelljen e tij rrugaçërore? Përkundrazi, gratë socialiste dibrane, kur Rama i
ofendoi burrat e tyre, duke i fyer me fjalën “çyrykë”, vetëm duartrokisnin,
duke e zbritur veten në rolin e bujkrobëreshave
të çifligarit.
Gratë
vlonjate, kur Rama në fjalimin e tij u
mundua të poshtëronte opozitarët, duke përdorur shprehjen e turpshme “kashtën e
koqeve”, vetëm qeshnin dhe duartrokisnin jo më pak se bujrobëreshat dibrane.
Vajzave
socialiste të Kamzës, Rama u bënte thirrje të braktisnin të dashurit e tyre
demokratë, kurse ato argaliseshin, me buzët vesh më vesh.
Pra,
Rama, gjatë tërë kohës në krye të pellgaçes socialiste me psikologji bujrobëriste,
por sidomos gjatë fushatave zgjedhore, opozitën e konsideron armike. Madje e
fyen dhe e poshtëron vazhdimisht me fjalë të pista, pa pasur kurrë burrërinë
t’i braktisë ato nga fjalori i vet. Kjo sjellje e pahijshme e Ramës të kujton shkrimtarin
amerikan Truman Kapote [(Capote) 1924-1984], i cili thotë:
“Nuk
është turp kur fytyrën e ke të pistë, turp është kur fytyrën nuk e lanë kurrë”.
Pra,
Rama nuk e lan kurrë fytyrën, për ta pastruar nga fjalori i pistë.
Ramës i ka mbirë në gojë epiteti “kënetë”, me të cilin mundohet të fyejë dhe të denigrojë me përbuzje opozitën. Ky epitet është bërë kaq bozë, saqë dy barinj andej nga malet e Kurveleshit, pasi patën dëgjuar disa fjalime të Ramës, në të cilat, gjatë sulmeve të tij kundër opozitës, i drejtohej asaj me epitetin “kënetë”, një ditë prej ditësh, ulur në një bregore, me delet në kullotë në këmbët e malit përballë, vendosën t’i thurnin një këgëë nga ato që malësorët e Labërisë dinë t’i qajnë për merak:
Ore
Rama hundëpërpjetë,
Vajmedet
se ç’të ka gjet!
Katandisur
mendjeshkretë.
Ç’molloise,
or lanet?
U
fundose në siklet,
Fute
veten në zamet,
Vajte
shpike një kënetë,
Por atje do mbytesh vetë.
Para disa ditësh, një gazetar, në youtube, iu drejtua
avokatit Zaçe Islami me pyetjen në vijim:
Pyetje: Ka pasur reagime të shumta lidhur me gjoja pendimin e kryeministrit Rama
ndaj burrave shqiptarë kur ka vendosur t’i etiketojë. Si e keni konsideruar këtë
gjë?
Përgjigje: Ai di ku flet dhe çfarë thotë dhe di kujt i drejtohet. E them këtë, sepse
nga momenti që ai ofendoi burrat shqiptarë, nga momenti që ai u thotë grave në
Dibër: ndajini burrat! Nga momenti që thotë: silleni atë që është ndarë nga
burri, se ajo na duhet neve këtu, këtu nuk lëviz njeri! Ua bën mirë, o Edi
Rama, pak e kanë, bile, më shumë t’u thuash! Ky popull ty meriton! Dhe ky
popull qenka i dënuar nga i Madhi Zot që të të këtë ty mbi krye! Tregojua fëmijëve
organet e tua gjenitale, bile dil te Skënderbeu, se do të bëje më mirë akoma!
Thuaju fëmijëve shqiptarë të të gjejnë në google ku ke dalë ti me organet
gjenitale jashtë! Ky është Edi Rama! Këtë meritojnë shqiptarët! Se ndryshe do të
ishin ngritur, me pështymë do ta mbytnin, me pështymë do ta mbytnin këtë njeri!
Po këta nuk ndihen, shqiptarët nuk ndihen. Kemi mbetur vetëm nja pesë a gjashtë
vetë që flasim ditë për ditë dhe kot që flasim dhe i biem daulles kot. Nuk na dëgjon
njeri. Shqiptarët nuk lëvizin nga vendi. Shqiptarët e pranojnë që t’u thotë:
ndani gratë! Ndani burrat! - u thotë grave në Dibër. Po ku jeni, more dibranët
e burrave të hershëm? Ku jeni, more, ku jeni? Dilni, more, në Sheshin
Skënderbej dhe pështyjeni atë fytyrë, që vete e ju ofendon në atë farë feje. Po
ta mbajti, Edi Rama, shko thuaju në Kurvelesh: ndani burrat! Ik, bëhu burrë! Bëhu
trim!” (Citohet sipas: “Zaçe Islami shpërthen ashpër ndaj Ramës. Debate të
ashpra me gazetarin! Ka të drejtë?”. Youtube. 25 prill 2025).
Kaliforni, 28 prill 2025