Kerko: a
Luan-Asllan Dibrani: Nga plumbi i Serbisë shpëtoi, nga plumbi i talibanëve u vra – Radikalizmi fetar po talibanizon Kosovën – Është koha ta shpallim armik të Republikës
E shtune, 26.04.2025, 06:57 PM
Nga plumbi i Serbisë shpëtoi, nga plumbi i talibanëve u vra – Radikalizmi fetar po talebanizon Kosovën – Është koha ta shpallim armik të Republikës
Kur
shteti hesht, ekstremizmi flet. Dhe kur ekstremizmi flet me armë, viktimë është
shteti
Shkruan
Luan-Asllan Dibrani
Një realitet që
nuk mund të mohohet më
Kosova ndodhet sot përballë një
rreziku të brendshëm, të heshtur, por të thellë – radikalizmi islamik i
importuar, që po përhapet me një shpejtësi alarmante, duke goditur vetë
strukturat e shtetit dhe jetën e qytetarit të zakonshëm. Ky nuk është një
fenomen sporadik, por një projekt i mirëmenduar që kombinon ndikimin e jashtëm
me vakumin institucional dhe heshtjen vendore. “Radikalizmi fetar po
talebanizon Kosovën – Koha për ta shpallur armik të Republikës”
Dikur përmendej me krenari:
“Kaçanikë, he shkëmb e gurë”. Sot, ai është bërë sinonim i rrjeteve të fshehta,
i ndikimeve të huaja ideologjike dhe i heshtjes së frikshme institucionale. Në
këtë qytet kanë vepruar kampe militante, kanë predikuar imamë të
lidhur me axhenda të huaja, dhe janë rekrutuar të rinj për luftërat në
Siri dhe Irak.
Kur në mars 2024 u dogj Gjykata e
Kaçanikut, reagimi institucional mungoi. As hetime, as të arrestuar. Vetëm një
heshtje që i jep forcë më tej rrjeteve radikale.
Turp për shtetin që nuk ngriti zërin për të nderuar
këtë njeri të madh!
Turp për gjykatat dhe institucionet që nuk mbajtën as një ditë zie, as një
protestë simbolike, për të treguar respekt për atë që dha jetën për rend dhe
siguri!
Muhamed Lika meritonte më shumë se heshtje – ai
meritonte një nderim që reflektonte sakrificat e tij për lirinë dhe paqen e
Kosovës. Pa një veprim të shtetit, pa një simbolikë të fuqishme, ajo që ndodhi
është një dështim i papranueshëm i atyre që duhet të kujdesen për integritetin
dhe vlerat që ai përfaqësonte.
Ky nuk është thjesht humbja e një njeriu të ndershëm,
por një dështim i shoqërisë dhe institucioneve tona që nuk i japin rëndësinë që
meritojnë ata që kontribuojnë për këtë vend. Kur shteti hesht, e vrasim
respektin që kemi për ata që luftuan për të.
Lavdi Muhamed Likës! U prehtë në paqe dhe kujtimi i
tij qoftë dritë për brezat që vijnë!
Radikalizmi që
ka emër dhe adresë
Nuk mund të flasim më për
radikalizëm pa emër. Sot, zëri i qytetarëve dhe i ekspertëve ngre alarmin për
rolin që ka luajtur Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) në lejimin – dhe
shpeshherë në mbështetjen indirekte – të përhapjes së kësaj ideologjie. Nëse
një institucion fetar lejon përhapjen e ekstremizmit dhe glorifikimin e dhunës,
ai nuk është më shtyllë shpirtërore, por kërcënim kombëtar.
Kërkesë për
shpallje si organizatë terroriste
Bazuar në faktet e deritanishme,
kërkohet:
-Shqyrtimi
ligjor për shpalljen e BIK dhe strukturave të saj ekstremiste si organizatë
terroriste, nëse vërtetohen lidhjet me
ideologji radikale, grupe të dhunshme dhe qendra destabilizuese të huaja.
-Ndjekja penale
e individëve përgjegjës, brenda dhe jashtë vendit.
-Bashkëpunim
ndërkombëtar për identifikimin e rrjeteve në diasporë.
Kjo nuk është ndëshkim. Kjo
është mbrojtje e Kushtetutës dhe e vetë jetës së qytetarëve tanë.
Çfarë duhet të
bëjmë?
Kosova nuk mund të heshtë më.
Kërkohet veprim i menjëhershëm:
-Plan kombëtar për deradikalizim
dhe edukim qytetar.
-Largimi nga
arsimi dhe administrata i çdo individi që shpërndan urrejtje fetare.
-Monitorim i
rreptë i çdo predikimi në xhami.
-Ligje të forta
kundër rrjeteve me prirje ekstremiste.
-Pjesëmarrje e
hapur e intelektualëve dhe medias në luftën kundër talebanizmit të Kosovës.
Përfundim:
Heshtja është bashkëfajësi
Çdo ditë pa veprim është një ditë
që ekstremizmi fiton terren. Nuk është më koha për retorikë diplomatike. Është
koha për veprim ligjor dhe qëndrim kombëtar.
?Radikalizmi nuk është fe. Është
armë. Dhe Kosova nuk mund ta tolerojë më asnjë ditë më tepër.