Kulturë
Tahir Bezhani: Lëreni njeriun të qajë!
E premte, 18.04.2025, 05:50 PM
 Tahir Bezhani:
Tahir Bezhani:
LËRENI
NJERIUN TË QAJË!
Kur
njeriun e prek dhimbja në palcë
E
zjarri djeg damarëve të zemrës
Shqetësimet
lëvrojnë gjymtyrëve  të trupit
Vetëm
mjegull shikon, dridhje ndien
E   prushi brenda ndizet e fiket si vetëtimë
Pastaj
shikon zharavën e shkriftë
Si
lëmashk loti, si rrëshirë...
Lëreni  të çajë me lotin që shpërthen zemrës
Të
zbrazet ajo kupë dhimbje si helmi
Një
botë tjetër ka  secili njeri
Shkarkesa
ndihmon dhimbjen,  shpirtin
E
pastron zemrën përmes lëngut të syve
Andaj,
lëreni njeriun të qajë
Dhimbja
për njeriun të  jep nder
Të
bënë krenar....
Gjakovë, 07.12.2024
KUR TË VDES...
Kur
të vdes
Do
jetë ditë me diell,
Me
lule maji e aromë
Nga
pak erë do fryjë
Do
pikla shiu rrokullisen shpateve
Ejani
në lamtumiren e fundit
Shikojeni
atë ngjyrë të zverdhur pa frikë
Ndryshon
ylberi  jetës, venitje pëson
Kujdes,
mos qani me lot
Mos
i tremni zogjtë përreth
Cicërimën
e ëmbël ta ndjej
Nëse
zemra vetvetiu ju dridhet
Dënesni
në heshtje, përtypni  dhimbjen
Ç’malluni
me kujtimet ashtu siç dini...
Me
kryeneçësinë time  të paepur
Së
fundmi  pajtohuni
Mos
ejani  të pispillosur,
Me  kollare, të parfumosur..
Hidhërohet
lapsi mes gishtërinjve
Nxihet
fleta e bardhë...
Kur
të vdes,
Në
varrim  të vijnë skamnorë
Me
rroba të vjetra e faqebardhë
Me
arna  të shqepur, këmbëzbathur
Ata
dinë të lexojnë letrën e jetës
Ata
qajnë, vajtojnë siç u dikton zemra
I
dua e më duan...
M’i
njohin dhimbjet e fshehura në shpirt
Ua
kam puthur gjithmonë këmbë e duar
Sakramenton
askush sikur ata nuk ma lexon
Më
larg ushton dhimbja
Se
trillimet e kota....
Gjakovë,07.12.2024
RRUGA IME....
Mbaj
mend saktë rrugën e gjatë
E
dij se ecja ngadalë e herë edhe me vrap
Ndalesha
akullimit rrugor
E
rrëshqisja padashje
Më
shtynin edhe nga pas....
Tatëpjetave
mbushesha fryme, të pëlcas
Humnerave
u ikja e në to rashë
Për
flokë si rrënjë lisi më tërhoqën
Volli
frymëmarrja ime gjatë
Kryqëzoreve
të rrugëve lëndova këmbët
Gishtërinjtë
e këmbëve i thërrmova  gjembave
Gjurmët
e  lëndimeve  buzëqeshin me kohën
O
Zot, kah shkoj kjo qenie?!...
Herët
provova edhe valët e detit
Pa
më mësuar askush  të notoja
Më
hidhen anash valët
Fati
e deshi të shpëtoja
Miqtë
imituan varrimin tim në rërë
Vendosen
gur te koka e te këmbët
Kinse
po qajnë, sa shumë buzëqeshnin
Ndien
dhimbje për emrin tim  të vogël,
Pa
testament...
Rrugëtimi
im i gjatë
Emër
i fshehur n’guaska
Dhimbje
e pashkruar kurrë
Dje
e as sot.....
Dhjetor, 2024

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










