E merkure, 30.04.2025, 05:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Albulena Pllana Breznica: Festë e tërë shqiptarisë

E merkure, 09.04.2025, 02:52 PM


Albulena Pllana Breznica

FESTË E TËRË SHQIPTARISË

(Abetarja gjithëkombëtare)

Sot në Prizrenin e bukur historik

Janë mbledhur krerët e popullit tim,

E pritëm plotë 100 vjet ketë festë

Abetaren e përbashkët me gëzim. 

Dikur Abetarja fshihej nëpër djepa

Sillej fshehurazi nga Shqipëria nënë,

E sot ka festë e tërë shqiptaria

Janë mbledhur këtu, prijësit nga të katër anë.

Gumëzhijnë rrugët, lulishtet e qytetit plotë

Vijnë makinat me flamuj nga Shqipëria,

I pret Kosova duarhapur si përherë

Këtu janë prijësit edhe nga Çamëria.

Në ballë të festës qëndrojnë prijësit nga Ulqini

Nga Ilirida në sallë veç më janë vendosur,

Nga Lugina e Preshevës me mijëra veta

Gëzimi e hareja nuk kanë të sosur!

Abetare me shkronja shqipe të Rilindasëve

Tridhjetë e gjashtë rreze ndriçojnë përherë,

Sot e gjithë shqiptaria feston me këngë e flamur

Të bashkuar si vëllezër ngrihemi përnjëherë!

Urime, urime, Abetarja jonë gjithëkombëtare

Të rrojë populli ynë me gëzime e hare,

Përballë çdo sfide të bashkuar në fitore

Lotët nga gëzimi, turmës i shkojnë rrëke!!!

SOFRA PËR GJYSHEN

Djaloshi menjendritur para dyqanit

Stoik para sofrës, porosi nga gjyshja plakë,

Me nxitin vendosi për ta blerë

Qëndroi stoik, nuk u hamend aspak!

Shitësi ishte një burrë leshverdhë

Punonte sofra e gjera tjera, si përherë,

Djaloshi i gëzuar hedhi sofrë në veturë

E gëzoi gjyshen edhe këtë herë!!!

Në mbrëmje djaloshit gjyshja i doli në oborr

Sa bukur moj loke, sofra qenka e mirë

Oh moj gjyshja ime e dashur

Do përgatisë mëngjesin, ende pa u gëdhirë!

Puna për çdo ditë mendonte djaloshi

Do bëj pasuri, do jetojmë të qetë

Përsëri do gëzoj gjyshen, nënën e babanë

Shëndeti e familja, më të mirat në këtë jetë.

Do punoj me nderë e pa përtesë,

Nuk do t’ia shtrij dorën kurrë askujt

Krenaria ime përherë me familje

Më mbanë me plot shpresë.

MJEKJA REMË!

(Doktoreshës Remzije Asllani)

U lind e dhjeta në familje me traditë

Kishte tetë vëllezër e një motër,

Ikën të gjithë në kurbet njëri pas tjetrit

Nuk mbet asnjëri prej tyre në vatër!

Mjekja Remë e mori rrugën e kurbetit

Më shpresë se do gjejë më mirë në këtë jetë,

Në Skandinavinë e largët u tret e gjorë

Të sëmurët mbeten, na ikën shumë doktorë!!!

E kujtojmë ditën e gëzimit, ditën e diplomimit

U mblodhëm të gjithë, i uruam nga zemra,

Këngët e daullja ndiheshin me kilometra

Dridhesha nga gëzimi nga koka gjer te thembra!

Do na i merr të gjithë mjekët perëndimi!

Të gatshëm, të vyeshëm, të bardhë si pëllumba,

Duke i thënë lamtumirë të dashurës mjeke

Nga mallëngjimi e mllefi vetëdijen e humba!!!

Deri kur kështu do lindin nënat tona vasha e petrita

Duke i rritur me skamje përherë,

Shpresonim se do kënaqemi me të dashurit tanë

Ata ikën, na lanë me lot në sy e plotë vrerë!!!

Tani mbetëm pa shumë mjekë e motra tjera

Për çdo ditë largohen nga vendi me nxitim!

Sa të mençur janë të huajt-perëndimi

Marrin trurin e mençur të vendit tim!?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx