Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Alois Gurakuqit, prej At Gjergj Fishtës
E diele, 09.03.2025, 06:55 PM

Pergatiti Fritz Radovani:
ALOIS GURAKUQIT
PREJ  AT GJERGJ FISHTES       
PENG  NDERIMI.   
Zani i kangvet të para të Lahutës mori dheun e
trandi zemrat e Atdhetarvet të vertetë. Këte bindje dhe këte vlersim ndaj
Poetit desht t’a shprehte edhe letrari i ri Luigj Gurakuqi, i cilli në vitin
1906 i kushtoi Vargënimin, bashkë me nji vjerrshë safike me titull Pengu
i nderimit. Edhe Fishta në shenjë evarije i kushtoi në vitin 1909 veprën Pika
Voeset bashkë me këte poezi. Nji notë njomsije, përshkue prej ndjesishë
mirënjohtjeje plot ambëlsi, e shquen ketë kangë: Fjala e mikut asht ma
terhjekse se gurgullimi i gurrave e flladi i ambël prendveror. Ajo kallë zemrat
e ndritë mendën, tue nxitë kah punët e mbara.
Komentet janë nga At Viktor VOLAJ O.FM. tek
“LIRIKA” Botue 1941.
1.              
I kandshem â e plot shije 
Nja’ i lehtë zhumhur, qi gurra 
Ep tue gurgullue nper hije 
E neper rrajë e curra, 
Ka’ e argjantë lugjeve ulet 
E puthë permallshem lulet, 
Qi si n’ pasqyrë – rrijn m’amë
t’ asaj tu’ u kqyrë.  
2.             
Asht
edhe i butë e i kandshem 
Nja’ i ambëli fllad eret, 
Qi ka’ i qetët e i erandshem 
Fryn neper ag’ prendveret; 
Me landë shkon tue zhablluem 
Ase me gji t’ rituem 
Prej voeses s’qielles – të
ndonji drandofilles.
3.             
Ma
e ambel, por, asht fjala 
E njaj miqsis s’ vertetë, 
Qi, kur t’ na marrë vala 
E pellgut t’ zi t’ ksaj jetë, 
Tue na ngushtue nder gjire, 
E ndiejm, e qi fatmire 
Zemrat na i kallë – me nji
shpëresë të gjallë. 
4.             
Po,
o Gurakuq, per mue 
E larta fjala jote, 
Qi me Vargnim m’ ké çue,
Kur zemra ‘i herë m’ ankote, 
Per mue kjé ajo pêng beset 
E kjé per mue hyll shpreset, 
Qi shpirtin m’ shndriti. –
Zemëren m’a flladiti. 
                    _____________________________________________________________________
1. zhumhur: zhurmë e lehtë,
gurgullim. –curra: shkrepa, shkambij. –ka e argjantë lugjeve: tue zbritë
shkumbuese nëpër lugina të vogla. –permallshëm: mallëngjyshem, - amë:
vendburimi ku buron gurra e mandej shtrati kah dikohet (shtrihet, rrjedhë). 
2. Qi ka...fryn: qi kur frynë –
ag: agim. –zhublluem: fërshlluem, fjalë onomatopeike qi tregon zhurmen e
gjethit kur e lëvizë era. – Ase me gji t’rituem: me fletza të shpërthyeme, të
njomuna prej veset. 
3. Qi , të cillën...: Grimcim
peremnuer e zëvendsueme prej meje në na, ndoshta gabim shtypi, mbasi nuk gjeta
dorëshkrimin. Fishta nuk i ka qortue vetë gati kurr botimet.
4. E larta: fisnike, bujare. Vargnim:
Titull i vertetë, botue në Napoli në 1909, me pseudonim L.Gruda. Iu
desht me vuejtë shumë. E luftuen pse nuk e kuptonin ketë revolucionarë ideshë,
por edhe pse kuptuen gjeniun e udhëheqësit. Të gjitha kundërshtime të
mbrendshme. 
                                                          
5.             
Oh!
Po: Ajo fjalë ngushllimit 
N’ zemer njashtu m’ ka ardhë 
Si voesa prej agimit, 
Qi bjen m’ nji lil të bardhë; 
E atëbotë, si kah prendvera 
Bîjn vjollca e lule tjera, 
Njashtu mendimet – paten n’ mue burimet. 
6.             
Po,
atëbotë per Atme e Fé, 
Per punë të hijshme e t’ mbara 
Zemra ma fort m’u xé; 
E ma fort se perpara 
Me shpirt un Zanës iu trova, 
Edhe njatë burrë këndova, 
Qi n’ flakë t’ barotit – mbet
per tokë t’ Kastriotit.
7.             
Pra,
i drejtë në kjoftë se moti 
Krejt zâ’n s’ m’a qet n’ harresë 
Fjalës s’
ate. (E cilla m’ ploti 
Zemren ma t’
ambel shpresë 
Se ‘i kohë
dikur ma e bardhë 
Shqypnis ka
per t’i ardhë). 
Un me evari –
per nderë, po, do t’ ia di. 
8.             
Prandej,
per peng miqsijet 
Kam da me t’i
kushtue 
Kto ushtrime
poezijet, 
Qi ti, (due
me shpresue), 
N’ kurrsend s’ ké per t’i ba, 
Sado qi  s’
duhen gja: 
Pse m’ to pa
da –mue mik ti ké me m’ pa.
 _______________________________________________________________
          5. lil: zambak. –bijn: çilin, dalin. –
paten n’mue...: xune fill në menden  t’eme.              
6. Atme e Fé: Binom qi u përdor shumë, po duhet
theksue se Atme kje qitë e përdorë prej 
Shoqnisë  “Bashkimi”. – mbara: të
mira, fisnike, qytetnije e përparimi. – zemre ma fort...: mora zemër edhe ma
shumë. Fishta ç’prej vjetve të para të aktivitetit të vet, paraqitet me nji
program jete të caktueme, prandej edhe ia hin punës pa ngurrue, por si çdo i
rinj kishte nevojë për nxitje. Fjalët e mikut kjenë me të vertetë nji nxitje e
fortë për té. –me shpirt i u...: iu kushtova me të gjitha fuqitë e shpirtit.
–njat burrë këndova..: Luigj Gurakuqi në vjerrshë qi i kushtoi shpreh
vlerësimin për blenin e parë të Lahutës,
Té Ura e Rrzhanicës. Nji vjet
mbrapa (1907) boton blenin e dytë, Vranina, qi kishte protagonist Oso Kuken, tue
krijue pranë tipit të burrnisë dhe t’urtisë, qi paraqitet në Marash Ucin, edhe
tipin e herojit të ri e të pathyeshem, qi ban jetën fli, por s’bjen kurrsesi në
dorë t’anmikut, pra, vetëflijohet. 
7. Pra, i drejtë...: Koha e ardhëshme gjyqtare e
drejtë, nuk ma mohon, nuk e humbë vleren e meritueme me veprat e mija...Pra,
qyshë në fillim Poeti ka besim në vleren e punës së vet. Viti 1907 kjé viti ma
i frutshem i tij. Përveç blenit të dytë të Lahutës, prodhon shumë poezi
satirike me rendësi, qi diftojnë nji shkak të merituem lavdrimi. Prandej fjala
e yte m’ploti: më mbushi plot, nji verb me të vertetë poetik. E përdorë edhe tjera
herë Fishta ketë verb 
8. Kam da me t’i kushtue: Kushtesa kjé kjo:
SHQYPTARIT  TË  VJEFSHEM – ZOTIT  LUIGJ 
GURAKUQIT  –  NDERËS 
SË  DJELMNIS  SË 
SHKODRËS  –  KTO 
VJERRSHA  TË  PERVÛJTA 
- AUKTORI  KUSHTON – Kto ushtrime
poezijet : Kështu e quen me modesti veprën Pika Voeset, botue në Zader,
në 1909. Libri përmbledhë: 12 vjerrsha lirike, dy satira, Ius Gentium,
Dredha e Djallit dhe nji shfaqje të vogel, Odisea. – n’ kurrsend
s’ké per t’i ba...: Nuk ké për me i perbuzë. 
Melbourne, 8 Mars 2025.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










