E marte, 06.05.2025, 09:12 PM (GMT+1)

Kerko: a

Gani Pllana: Përgojime

E diele, 09.02.2025, 07:49 PM


Gani S. Pllana

PËRGOJIME

Shpesh udhëtuam bashkë,

Eksploruam që të dy,

Por edhe u paraqitëm

Me punime e fjalime

Nëpër meridianë.

Në auditorë e laboratorë

Merrja lëvdata nga Ti...!

Kur vërejte, se nuk shitem,

Nuk merrem me punë të ndyra,

Fillove shpifjet,

Shpërndave të pavërtetat;

Befasisht,

Helmin hodhe mbi mua!

Dobësove veten,

U befasuan miqtë!

Mos harro:

Natyra nuk falë!

Tmerrove ata, që të dëgjonin;

Broçkullat tuaja

I venin në gjumë!

Vonë-shumë vonë,

Të kuptuan të rinjtë e të moshuarit;

Dilje i vogël në mes tyre,

Ikje e fshiheshe si urithi i zi,

Duke u strukur nëpër qoshe e skuta.

Mos harro kurrë:

Nuk arrihet në piedestal,

Asnjëherë,

Me të pavërteta e batuta!...

Nuk më dilje në përballim,

Murmuritjet tuaja,

Përgojimet e të pavërtetat.

Shantazhet në korridore,

I mori vesh njerëzimi,

Në laboratore e auditore.

E, unë miku yt,

Nuk e besova as  dje,

E unë, nuk e besoj edhe sot!

SOT, O KURRË-DRITË E NUR...

Sot kemi përgjegjësi për çdo gjë:

Për kulturë e art,

Për krijimtari artistike,

Për informim e siguri.

Të ruajmë vlerat historike,

Me moral përparon ky vend.

Kosovë, vendi im i dashur

Si kurrë më parë,

Ty s’të kanë munguar kurrë

Trima e dijetarë...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx