E enjte, 15.01.2026, 04:05 AM (GMT)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Çfarë nderi për kombin tonë që mund ta quajë të vetin Gjergj Kastriotin

E marte, 31.12.2024, 06:53 PM


Çfarë nderi për kombin tonë që mund ta quajë të vetin Gjergj Kastriotin

Nga Gjon Keka

Tradita e bënë Gjergj Kastriotin shenjtor, ndërsa poezia hero.

Çfarë nderi është për kombin tonë dardano-arbëror që mund ta quajë të vetin një njeri të tillë sikur është Gjergj Kastrioti dhe sa i detyruar do të duhet të ndihet që ta mbajë gjithmonë me nderim të lartë kujtimin për të dhe të ecën në udhën e tij.

Ashtu si yjet rrethojnë diellin, po ashtu edhe princat, mbretërit europian dhe arbërorët e tij rrethuan kryeheroin tonë të madh, i cili jo vetëm e ndriçoi gjithë Arbërinë, por edhe Europën e kohës së tij.

Natyrisht, jo vetëm shkëlqimi i imazhit të tij të jashtëm i tërhoqi shikimin e atyre që i afroheshin, por edhe figura e tij e gjatë, dinjitoze e fisnike ishte e rrethuar nga një shkëlqim verbues i dritës më të lartë, në të cilën qartësia e shpirtit të tij të madh dukej se rrezatonte. Ato flokët e tij të bardha që ia jepnin simbolikën e një udhëheqësi të urtë e burrështetasi të madh i zbukuruan kokën e tij në pleqëri, ata sytë e mëdhenj, të gjallë e të zjarrtë, ballëvulosur e hundëshqiponjë, figurë bujare e liridashëse, e fuqishme dhe me autoritet që nuk i mungonte hiri.Ishte ky imazh që la mbresa të thella jo vetëm te bashkëkohësit e tij, por kushdo që e njohu atë në oborret e mbretërëve e princave dhe kudo në Europë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Gëzuar vitin e Ri 2025 Dardania ime! Gjon Keka: Historia e përtëritjes së shqiponjës Gjon Keka: I vetmi vend në botë është Kosova që ia renovon objektet fetare pushtuesit otoman Gjon Keka: Epoka e Gjergj Kastriotit duhet ta mbajë emrin e veçantë "Historia e Shpëtimit" Gjon Keka: Unë do të jem deri në frymën e fundit dishepull i Gjergj Kastriotit, Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës Gjon Keka: Libër i rrallë në gjuhën arbërore i botuar në vitin 1898 Gjon Keka: Pjetër Bogdani e mbajti urën që e lidhte Dardaninë me Europën Gjon Keka: Pa këto figura nuk do të kishte komb dardano-arbëror dhe as urë lidhëse me Europën Gjon Keka: Nuk mjafton pse e ke titullin mësues... Gjon Keka: 581 vjet më parë u ngrit flamuri i Beslidhjes dhe Lirisë së kombit tonë dardano-arbëror Gjon Keka: Nuk mund të kenë vlerë 28 nëntorët tjerë më shumë se 28 nëntori i vitit 1443 Gjon Keka: Të mos keqpërdoret festa e 28 nëntorit nga ata që e quajnë shpëtimtar Sulltan Mehmetin II Gjon Keka: Presidenti Ibrahim Rugova dhe Kastriotizmi diplomatik i shekullit të tij Gjon Keka: Epoka e madhe arbërore dhe ndikimi i thellë që pati Gjergj Kastrioti Gjon Keka: Gravurë e vitit 1664 - Pushtuesi otoman e solli me shpatë ideologjinë islamike Gjon Keka: Gjergj Kastrioti është bërë emër astronomik Gjon Keka: Nëntori i lavdisë së Gjergj Kastriotit dhe mungesa e vetëdijes së lartë kombëtare e shtetërore Prend Buzhala: Gjon Keka, një profil në lëmin e letrave Gjon Keka: Më 3 nëntor 1443 nisi epoka e lavdishme e lirisë dhe e rikthimit kah familja europiane Gjon Keka: Harta e rrallë e vitit 1609, dëshmi e lashtësisë së arbërorëve

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx