E hene, 07.10.2024, 09:57 PM (GMT+1)

Mendime

Hysni Bytyci: Kur mungojnë faktet mbretërojnë shpifjet

E enjte, 22.01.2009, 07:56 PM


E mërkurë, 21/01/2009


KUR MUNGOJNË FAKTET MBRETROJNË SHPIFJET

 

I nderuar “anëtar jo i thjeshtë” i CDU-së

 

Më vie keq që në reagimin tim ndaj shkrimit tuaj banal isha aq i matur. Unë jam pakashum i civilizuar dhe nuk mund t’i them njeriut troq që është matrapaz, por më  vie keq  që juve t’u quaj ashtu.

Ju shkruani:” Jam shqiptari i pare qe kame shkruar kunder politikes se Milloshit ju atje thirrshi Milloshi Milloshi. JU ne ate kohe keni qene duke apllauzuar per Millosheviqin dhe Pacifistin Rugova.”

Zotëri nuk jeni duke e thënë të vërtetën dhe nuk jeni objektiv.  Më thuani cili shqiptarë, aq sa jemi, donjëherë i ka apllauduar Millosheviqit. Vetëm ju pasket informatë për  këtë Më tregoni: Mos keni qenë edhe “anëtar jo i thjeshtë” i donjë partie tjetër, e cila mbase, e ka rrespektuar Millosheviqin.

Anëtar, “jo i thjeshtë” i CDU-së, kur kam shkruar unë, Hysni Bytyqi, kundër Millosheviqit në shtypin e Serbisë, Sllovenisë, Kroacisë e gjetkë, ju dhe bashkëmendimtarët e juaj, po shifet nga shkrimi juaj përplot narcisoizëm, as që i keni lexuar shkrimet e mia. Ndoshta pakë a shumë fajtor është edhe shtypi kosovar, i cili në një mënyrë, deri në vitin 1989, për shkrimet e mia paksa ka qenë i mbyllur. Kur janë botuar shkrimet e mia në faqet e shtypit kosovar, si duket ju  keni qenë ne diasporë sepse, mbase, nuk keni patur guxim të përballoheni me atë qka ndodhte në Kosovë.

Ju zoti anëtar “jo i thjeshtë i CDU-së Gjermane, shkruani: “Jam shqiptare i pare qe kame shkruar se egziston UCK”

Ku janë botua ato shkrimet tuaja zotri, sinqerisht kisha patur deshirë ti lexoja.

Ju thoni: Kam qen i larguar nga puna  si irredentiste dhe nacionaliste se po ja prishim Bashkim vellaznimin.”

 Nga puna janë larguar me mija e mija shqiptarë, por nuk kan shkuar të gjithë në ekzil si ju .

Shumë “patriotë” e shfrytezuan rastin, ja mësynë Europes anë e kënd, gjoja se fort ishin te rrezikuar. Fituan çëndrimin e përherëshëm, e materializuan fatkeqësinë kombëtare dhe tani “shesin” mendë si ju, që për fat të keq nuk jeni i vetmi.

Thoni: “Une kam n je pervoje te madhe ne politik ne kosove dhe diaspore jetoi ne nje shtet Demokratik e jo anarkik.”

 Këtu vetëm mund ta përsërisë. Ju jeni një narcisoid, jo analsitë dhe nuk është me rëndësi se ku njeriu jetonë dhe vepronë, në demokraci apo anarki, rëndësia është, qfarë është ai si njeri. Sipas shkrimit tuaj nuk mund te rradhiteni në bashkërenditje me demokratë të vërtetë.

Sa i përket analistit te mirë, gjë që thoni për vetën tuaj, vetëm tregoni mjerësinë tuaj. Zoti antar, “jo i thjesht” i CDU-së, ju nuk i njihni gjerat elementare të analitikës.

Pra zoti anëtar “jo i thjeshte” i CDU-së, pse nuk më njifni dhe pse nuk e njifni veprimtarinë time, unë nuk ju kamë faj. Nuk më njifni, ajo është punë e juaj. Nëse ju intereson për mua, mund t’i  pyetni udhëheqësit e vërtetë të UCK-së, ose vetëm kërkoni emrin tim ne faqet e internetit, dhe së fundi rendi ështe të më kërkoni falje për shprehjet dhe veprimet e juaja ndaj meje.

 

Për veprimtarinë time, duhet ta lexoni librin me titull: PËRGATITU PËR LUFTË NËSE DO PAQË, e botuar në vitin 1991, lexoni librin me titull KOSOVA DHE SHQIPTARËT, botuar në vitin 2006, lexoni gazetat e viteve 1987 - 1998 , në ZERI i KOSOVËS, artikullin: “Me serbët mund të bisedojmë vetëm me automat në krahë” etj.

 

Zotri, “Anëtar, jo i thjeshtë” i CDU-së, njerëzit e urtë nuk mburren me atë që nuk i njohin gjërat, sikurse ju.

 

Po e përfundojë me kaq. Mendojë se për ata që kuptojnë është mjaftë.

 

PS. Pse zoti “anëtar jo thjeshtë i CDU-së, e ndryshuat tekstin në shkrimin tuaj, që ma dërguat mua, para se ta botoni në Gazetakritika dhe atë fjalët origjinale, po ju ceki juve: “ Ish udbashi, Fadil Hoxha kishte udhëhequr...”

ndërsa në artikullin dërguar në Gazetakritika  shkruani : “ Fadil Hoxha kishte udhëhequr...”

 

Tregonju lexuesve të Gazetakritika për shkakun e këtij ndryshimi.

 

Me përshëndetje nga

 

Dr Hysni Bytyci - avokat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nje pergjigjje ketij fare komunistit te Titos! 

Ju pershendes!

Me vjen keq qe qenkeni nje injorant i madhe!

Apo nje komuniste I keq… Une nuk jam adale Profesore siq shkruani ju! Edhe nuk jame anetare I thjeshte I CDU. Une zoteri kam qene organizatore I gjitha takimeve te UCK me Bundestagun Gjerman. JU ne ate kohe keni qene duke apllauzuar per Millosheviqin dhe Pacifistin Rugova. Une kam kontakte me shume POlitikan Gjerman UNMIK dhe EULEX,me LDK PDK AKK. Kam qen i larguar nga puna  si irredentiste dhe nacionaliste se po ja prishim Bashkim vellaznimin. E njof Politiken shume mire ma mire se shume ju atje. Kam autoritet dhe per qdo dite marre mirenjohje nga patriotet shqiptare anembane botes JU jeni i vetmi person qe mundoheni kinse te shkruani diqka dhe injorant. PO per mua nuk vlejne injorantet ata qe nuk kane lidhje ne politik. Une kam n je pervoje te madhe ne politik ne kosove dhe diaspore jetoi ne nje shtet Demokratik e jo anarkik.

Kame qene Kryetare i keshillit Fondi Fendlindja therrete di qka eshte ndoshta!Jam shqiptari i pare qe kame shkruar kunder politikes se Milloshit ju atje thirrshi Milloshi Milloshi. Jam shqiptare i pare qe kame shkruar se egziston UCK.

Jam sekretare i SHAIBK per Gjermani dhe Kordinatore i SHAIBK per Evrop. NUK shkruaj paushall po jame nje analiste shume I mire ato qe kame shkruar une me pare jane dale ashtu gjerat. Analiste eshte ai qe shef dhe parashikon gjerat se si dote vijne e jo ai qe here perkrahe nje parti e here tjeter. Kame shok ne Kosove shume me njofin. Une kam mundur te jem deputet o zoteri po nuk kam pranue as qe dote pranoi ne kemi idealet kombin Bashkimin Lirine e jo kosoven pa komb si ju.

NUK ka nevoje te me tregoshe per histori te Fadil Hogjes apo te juajat Ko0muniste.Une thashe se Fadili kishte suksese se me kushtetuten e 74 kishim me shume te drejta. PO ai kishte tradhtue mbledhjen e Prizrenit e dijne te gjithe.PO une me shume kritikova shoket e luftes shoket e mi qe nuk pajtona me politiken servile te tyre edhe pse kame qene perkrahsi me i madhi i tyre qe ne ditet e para  qe me 1992.

NUK Reagohet me injorim ne menyre me te kulturuar, se ju nuk me njifni se kushe jame se pari .

Shiqoni punet e juaja e kontriboni ne te mire te popullit qe skan buk me ngrene,kritiko politiken qe vjedhin popullin e pasunohen per veti. Ne ose na perkrahni ose na leni te qet te bejme punen tone ju lutem se ne nuk kemi kohe te mirremi me te thashe e themet e juaja Titiste. Kena pune me te medha,po nje dite te shkurte apo te gjate dote pergjigjen secili per punen e vete.

JU pershendes

Prof.Xhavit Dalloshi



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora